Turko-iranianët dolën nëpër rrugë dje në Tabriz të Iranit veri-perëndimor për të mbështetur protestuesit e provincës jug-perëndimore Khuzestan. Protestuesit në Tabriz thërrisnin në turqisht “Azerbaixhan, arabë e persë, bashkohuni, bashkohuni!”, “Azerbaixhani është zgjuar dhe mbështet Khuzestanin”, dhe “Jo Shahut, jo mullahëve, ne jemi për popullin!” në mbështetje të protestave të Khuzestanit. Protestat që nisën më 15 korrik në Khuzestan kundër mungesave serioze të ujit janë përhapur tashmë në mbi 35 qytete.
Tabriz- Demonstratë e madhe kundër represionit të regjimit dhe në solidaritet me kryengritjen e Khuzestanit – 24 korrik 2021
Protestat për ujë në Iran – Njoftim për shtyp Nr. 13
Në Tabriz, protestuesit thërrasin: “As Shah, as Khamenei, jemi patriotë.”
Lutjet e së premtes në Shahrekord: MEK janë ende më këmbë, dhe gjurmët e tyre mund të shihen në Ahvaz dhe Khuzestan
Në ditën e 10-të të kryengritjes së Khuzestanit, populli dhe rinia e Tabrizit dolën nëpër rrugë, duke thirrur me sllogane kundër shtypjes së regjimit klerikal dhe duke shprehur solidaritet me kryengritjen e Khuzestanit.
Demonstruesit thërrisnin: “Azerbaixhani është zgjuar, ai mbështet Khuzestanin,” “As Shah, as Khamenei, jemi patriotë,” “Jemi gati të sakrifikojmë jetën, jemi ushtarët e Babak.” (Bābak Khorramdin ka qenë një nga udhëheqësit e shquar revolucionarë të Iranit, që ka luftuar kundër Kalifatit Abbasid për liri.) Forcat represive të Sigurisë së Shtetit (SSF) dhe njësitë speciale anti-rebelim sulmuan protestuesit, por të rinjtë rezistuan duke thirrur “Nuk do ta pranojmë poshtërimin, turp të keni, turp të keni,” dhe i detyruan forcat të tërhiqeshin.
Ndërkohë, në Zanjan dhe Bojnurd, populli dhe rinia dolën nëpër rrugë në solidaritet me kryengritjen e Khuzestanit. Ata thërrisnin “Iranianët vdesin por nuk e pranojnë poshtërimin.”
Kleriku Mohammad-Ali Nekounam, përfaqësuesi i Khamenei-t në Shahrekord, tha gjatë lutjeve të së premtes së kësaj jave: “E rëndësishme është që Mujahedin-e Khalq (MEK) janë ende më këmbë, madje edhe sot në Ahvaz, në Khuzestan, dhe gjurmët e tyre mund të shihen në Ahvaz dhe Khuzestan në krijimin e kaosit.”
Protestat në Khuzestan të Iranit jug-perëndimor vazhduan të shtunën për të dhjetën ditë rresht. Të dielën, banorët e Tabrizit në Iranin veri-perëndimor zhvilluan protesta në solidaritet me banorët që kanë ngritur krye në Khuzestan. Pavarësisht masave shtypëse të regjimit, protestat vazhdojnë të përhapen dhe intensifikohen në mbarë Iranin.
Njerëzit në Tabriz thërrisnin “[Provinca] Azerbaixhan është zgjuar; Khuzestani po reziston.” Protestat kanë mbërritur edhe në qytetet Saqqez dhe Zanjan. Regjimi ka qenë dëshmitar i faktit që masat e tij represive, si dërgimi i një kontigjenti të madh forcash ushtarake në disa qytete ose ndërprerjet e internetit në Khuzestan e provinca të tjera, nuk e kanë penguar përhapjen dhe intensifikimin e protestave.
Protestuesit në Tabriz mbështesin demonstruesit e provincës Khuzestan, duke u përplasur me forcat shtypëse
Këto protesta të vazhdueshme nënvizuan edhe një herë faktin që populli iranian nuk e do këtë regjim. Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, ka dhënë urdhër për shtetrrethim përmes zyrtarëve të regjimit të tij, nën pretekstin e luftimit të koronavirusit. Regjimi jep urdhër për izolim gjoja për shkak të Covid-19, ndërkohë që, për shkak të mosveprimit të tij, bilanci i vdekjeve nga Covid-19 po arrin në gjysëm milioni.
Megjithatë, pavarësisht shtetrrethimit jo zyrtar, njerëzit janë derdhur nëpër rrugë në provincën Khuzestan, në Tabriz, dhe në qytete të tjera.
Por pse masat shtypëse të regjimit nuk i penguan njerëzit të dilnin nëpër rrugë? Shkaku gjendet tek dobësia në themel e regjimit dhe tek trazimi i shoqërisë.
Këtë mund ta qartësojë një krahasim me periudhën e fundit të sundimit të Shahut.
Disa muaj përpara revolucionit anti-monarkik të Iranit në 1979-ën, Shahu pati instaluar një qeveri ushtarake, por nuk ia doli ta vinte nën kontroll shoqërinë shpërthyese të Iranit. Shahu u rrëzua edhe pse kishte një ekonomi pjesërisht të qëndrueshme dhe nuk ishte i izoluar në arenën ndërkombëtare.
Tani, Khamenei dhe regjimi i tij po vuajnë një një izolim gjithnjë e më i madh ndërkombëtar, dhe për shkak të korrupsionit e politikave luftënxitëse të regjimit, ekonomia e Iranit është në rënie të lirë.
Me fjalë të tjera, krahas intensifikimit të protestave, Khamenei dhe regjimi i tij po përballen edhe me kriza të ndryshme ekonomike dhe politike.
Protestat në provincën Khuzestan gëzojnë mbështetje nga provincat e tjera të Iranit
Deklaratat e ditëve të fundit nga zyrtarët e regjimit, sidomos Khamenei, kanë nënvizuar dobësinë e regjimit.
Në një fjalim të fundit, Khamenei pohoi se “nuk mund të ankohemi për popullin [protestat].”
Megjithatë, zyrtarët e regjimit e paralajmërojnë njëkohësisht njëri-tjetrin për intensifikimin e protestave dhe për lidhjen e tyre të pashmangshme me lëvizjen e organizuar të Rezistencës. Zëvendës Presidenti në ikje i regjimit, Eshagh Jahangiri, tha: “Duhet të jemi vigjilentë që të mos ndodhë asgjë në Khuzestan dhe Sistan e Baluchestan që armiku të festojë.”
Me pak fjalë, dhjetë ditë plot me protesta e sllogane si “poshtë diktatori” tregojnë trazimin e shoqërisë dhe dështimin absolut të regjimit në përpjekjen për ta shtypur popullin. Këto protesta dhe tendenca e përhapjes së tyre parathonë një tjetër kryengritje madhore në Iran.
Kreu i të Drejtave Njerëzore në OKB ka dënuar masat shtypëse të regjimit iranian mbi protestuesit e Khuzestanit dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që, në vend të tyre, të adresojnë problemin e mungesës së ujit. Në një deklaratë të dhënë në Gjenevë, ajo vuri në dukje se: “Kur dëgjon raporte se protestuesit e plagosur po u shmangen spitaleve nga frika e arrestimit, kjo tregon se sa e rëndë është situata.” Zonja Bachelet e përshkroi situatën si “katastrofike.”
Faqja e Kombeve të Bashkuara e publikoi këtë deklaratë nga Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, të premten, më 23 korrik 2021. Fragmente të saj vijojnë më poshtë:
Bachelet nxit Iranin që të fokusohet tek adresimi i krizës së ujit në Khuzestan, e jo tek shtypja e protestave
GJENEVË (23 korrik 2021) – Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, të premten u bëri thirrje autoriteteve iraniane që të përqendrohen tek marrja e masave urgjente për të adresuar mungesën kronike të ujit në provincën Khuzestan, e jo të përdorin forcë të tepruar e arrestime të shumta për t’i shtypur protestat ndaj kësaj situate.
“Fokusi i vëmendjes së qeverisë duhet të jetë tek impakti i krizës shkatërrimtare të ujit mbi jetën, shëndetin dhe prosperitetin e popullit të Khuzestanit, e jo tek protestat e zhvilluara nga banorët e shtyrë në dëshpërim nga vite të tëra mospërfillje nga ana e shtetit,” tha Bachelet. “Jam jashtëzakonisht e shqetësuar për sa i përket vdekjeve dhe plagosjeve të javës së fundit, si dhe arrestimeve e burgosjeve të shumta.”
Provinca Khuzestan – ku një pjesë e madhe e 5 milion banorëve i përkasin minoriteti arab të Iranit – ka qenë dikur burimi kryesor dhe më i besueshëm i ujit në vend.
Unaza e Ahvazit u bllokua nga të rinjtë e rebeluar të qytetit – 23 korrik 2021
Njoftim për Shtyp :Protestat për ujë në Iran – Nr. 12
Protesta nga të rinjtë e rebeluar në Yazd, Robat Karim, Saveh, dhe në autostradën e Qazvin, në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit Khamenei jep urdhër për ndërprerje të elektricitetit dhe internetit në Khuzestan
Nëntë ditë pas fillimit të kryengritjes së banorëve të guximshëm të Khuzestan, pavarësisht masave represive të sigurisë, vazhdojnë ende demonstratat dhe përplasjet me Gardën Revolucionare dhe Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF). Të rinjtë e rebeluar në Ahvaz morën nën kontroll qendrën e qytetit duke djegur goma makinash e duke shkaktuar bllokim trafiku në rrugën Dayereh.
Në Susangerd, regjimi klerikal bllokoi rrugët kryesore të qytetit me mure betoni, si dhe e ndërpreu plotësisht elektricitetin dhe internetin për të parandaluar demonstrata e tubime. Megjithatë, të rinjtë u përplasën me Gardën Revolucionare dhe me SSF deri natën vonë. Zhurma e të shtënave të forcave represive mund të dëgjohej në mbarë qytetin.
Në Izeh, forcat e regjimit vendosën një regjim të padeklaruar ushtarak dhe shtetrrethim për të parandaluar tubimet e njerëzve. Nga frika e shpërthimit të një kryengritjeje, regjimi klerikal i mbushi rrugët me forca represive dhe, duke përdorur altoparlantë, u bëri thirrje pronarëve të dyqaneve që t’i mbyllnin dyqanet përpara se të errësohej, si dhe i paralajmëroi banorët që ta ndalonin lëvizjen. Varrimi i një prej dëshmorëve të kryengritjes, Hadi Bahmani, u kthye në një demonstratë kundër regjimit dje. Njerëzit thërrisnin: “Vdekje Khamenei-t.”
Gjithashtu, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën e Ahvazit që rrethon qytetin. Në distriktin Shoaibiyeh të Shooshtar, të rinjtë e bllokuan autostradën duke ndezur zjarre në rrugë për të mos lejuar hyrjen e përforcimeve. Në Robat Karim (Teheran), një turmë e madhe u mblodh për të shprehur mbështetje për kryengritjen e Khuzestanit. Të rinjtë e guximshëm të Qazvin e shprehën solidaritetin e tyre duke ndezur zjarre në autostradën Qazvin-Teheran. Në Yazd, të rinjtë e Khuzestanit që banojnë në distriktin Meybod u derdhën nëpër rrugë duke thirrur me sllogane anti-regjim. Të rinjtë trima të Saveh bllokuan rrugën e Saveh duke vendosur barriera të mëdha betoni. Në Ilam, njerëzit u mblodhën në kryqëzimin e Mehr.
Natën e së enjtes në Aligudarz, përplasjet mes SSF dhe banorëve vazhduan deri rreth orës 4:00 të mëngjesit. Si përgjigje ndaj të shtënave pa diskriminim të forcave SSf dhe IRGC, të rinjtë e rebeluar morën nën kontroll stacionin e policisë në Hemmatabad (nr. 12) për pak orë. Disa demonstrues u vranë e u plagosën kur SSF dhe Garda Revolucionare hapën zjarr. Garda revolucionare ka arrestuar mbi 100 protestues.
Zonja Maryam Rajavi ka thënë se kjo kryengritje, e cila nisi nga rinia trime e Khuzistanit nëntë ditë më parë, është përhapur tashmë edhe në Lorestan, Teheran, Bushehr, Isfahan, e zona të tjera. Dëshmorët e këtyre kryengritjeve nga Ahvaz, Izeh, Aligudarz, e qytete të tjera reflektojnë vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur fashizmin fetar dhe për të vendosur demokracinë e sundimin e popullit. Sakrifica e tyre është si një pishtar për lirinë e Iranit.
Ahvaz (Kuy-e Dayereh) – Të rinjtë e rebeluar morën nën kontroll qendrën e qytetit duke djegur goma makinash e duke krijuar bllokim trafiku – 23 korrik 2021
Robat Karim – Një turmë e madhe u mblodh për të shprehur mbështetje për kryengritjen e Khuzestanit – 23 korrik 2021
Izeh – Varrimi i njërit prej protestuesve të vrarë nga banditët e IRGC-së, u kthye në një demonstratë me thirrjet “Vdekje Khamenei-t” – 23 korrik 2021
Izeh – Shtetrrethim i padeklaruar nga frika e kryengritjes së njerëzve – 23 korrik 2021
Shadegan – Demonstratë kundër mungesës së ujit – 22 korrik 2021
Autostrada e Qazvin – ndezja e zjarreve në autostradën Qazvin-Teheran – 23 korrik 2021 Ilam – Protestuesit u mblodhën në kryqëzimin e Mehr – 23 korrik 2021
Ilam – Protestuesit u mblodhën në kryqëzimin e Mehr – 23 korrik 2021
Të Premten, protestat në provincën Khuzestan hynë në ditën e tyre të 8-të. Këto protesta filluan fillimisht për shkak të mungesës së ujit që e kanë bërë jetën e iranianëve atje të padurueshme. Regjimi ka krijuar dhe përkeqësuar krizën e ujit në Khuzestan duke miratuar politika të gabuara. Në këtë artikull, ne synojmë të thellohemi në krizën e ujit në Iran nën regjimin e mullahëve.
Kriza e ujit në Iran
Sipas një artikulli nga shteti Aftab News më 14 korrik, “Nga 85 milion banorë të Iranit, rreth 28 milion jetojnë në zona me mungesë uji dhe janë nën presion në këtë drejtim, kryesisht në rajonet qendrore dhe jugore të vendit. ”
Regjimi iranian dhe apologjetët e tij fajësojnë ndryshimin global të klimës dhe thatësirën për krizën e ujit të Iranit. Por thatësira nuk është arsyeja e vërtetë për krizën e ujit të Iranit; regjimi dhe politikat e tij shkatërruese kanë krijuar këtë krizë.
Irani ka reshje që variojnë nga 50 mm në shkretëtirën e Lut deri në 2000 mm në lartësitë Talesh në veri. Kur nuk ka kultivim, duhet të ketë një plan që njerëzit të mund të përdorin ujë. Me një shpikje të zgjuar të quajtur ujësjellës, iranianët ishin në gjendje të krijonin një civilizim të lavdishëm në këtë vend.
Sidoqoftë, arsyet kryesore për krizën e ujit të Iranit janë ndërtimi i digave joshkencore nga Gardat Revolucionare (IRGC) dhe kompanitë para saj. IRGC i përdor këto diga për qëllime ushtarake. Para revolucionit të vitit 1979, kishte vetëm 30 diga në të gjithë Iranin. Por tani, sipas statistikave të zyrtarëve të regjimit, 1330 diga janë në faza të ndryshme të funksionimit, zbatimit dhe studimit
Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit (PMOI / MEK) njoftoi të Shtunën, 24 Korrik 2021, se viktimat e Koronavirusit në 547 qytete kishin tejkaluar 336.800.
Kushtet e COVID-19 në Teheran me më shumë se 8,000 shtrime në spital dhe 20,000 pacientë të jashtëm
Nader Tavakoli, zëdhënësi i Taskforcës Kombëtare të Luftimit të Koronavirusit (NCCT): Ne nuk kemi pasur një përvojë të tillë në Teheran në 16 muajt e fundit. Ne nuk kemi një vlerësim të saktë se sa do të vazhdojë ky model në rritje. 60% e shtretërve spitalorë janë caktuar për pacientët COVID-19, dhe akoma, ne nuk kemi qenë në gjendje ta kapërcejmë situatën. (Agjensia e lajmeve Fars, 24 korrik 2021)
Zëvendës i Spitalit Khomeini: Rezultatet e pesta të shpërthimit COVID-19 po përkeqësohen për minutë. Vizitat ambulatore janë rritur në mënyrë dramatike dhe kemi pasur një rekord të ri në shtrimet në spital gjatë 17 muajve të fundit. (Media e drejtuar nga shteti, Arya, 24 korrik 2021)
Protestuesit në provincën jug-perëndimore të Khuzestanit e në provinca të tjera u derdhën nëpër rrugë për të dytën javë për të kërkuar ujë, ndërkohë që policia anti-rebelim ka përdorur forcë vdekjeprurëse për t’i shtypur protestuesit.
Në një raport të sotshëm, Amnesty International thotë se forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën tetë protestues e kalimtarë, duke përfshirë një adoleshent, që nga nisja e protestave.
Amnesty i ka identifikuar të vrarët si Mostafa Asakereh (Naimavi) në Shadegan, GhassemNaseri (Khozeiri) në Kut-e Abdollah, Isa Baledi dhe MeysamAchrash në Taleghani, Hamzeh (Farzad) Fereisat në Ahvaz, Mehdi Chanani në Shoush, Hamid Mojadam (Jokari) në Chamran, dhe një djalë adoleshent, Hadi Bahmani, në Izeh. Këto vdekje kanë qenë rrjedhojë e incidenteve më 16, 19, 20 dhe 21 korrik.
Protestuesit e vrarë – Amnesty International
Raporti thotë se forcat e sigurisë kanë përdorur municione dhe saçma për të shtypur protestat e Khuzestanit. Sipas kësaj organizate, “filmimet nga java e shkuar, së bashku me raportet nga terreni, tregojnë se forcat e sigurisë kanë përdorur armë automatike vrasëse, pushkë me municione të padiskriminuara, dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.”
Daghagheleh (Ahvaz) – Protesta kundër mungesës së ujit – 22 korrik 2021
Java e dytë e protestave iraniane për ujë- Nr. 11
Demonstrata përpara Zyrës së Guvernatorit të Ahvaz, në Alhaei Ahvaz, Lali, dhe në qytetin Horr
Ndërkohë që kryengritja e Khuzestanit po hyn në javën e saj të dytë, janë ngritur edhe qytete e provinca të tjera në mbështetje të saj. Mbrëmjen e së enjtes, banorët dhe të rinjtë e Aligudarz (provinca Lorestan) u grumbulluan pas një zjarrvënieje në sheshin Shohada të qendrës së qytetit. Forcat represive të regjimit përdorën gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën. Pasi u përballën me rezistencë, ata hapën zjarr mbi turmën, duke vrarë e plagosur disa protestues. Megjithatë, të rinjtë e rebeluar rezistuan ndaj Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) dhe njësive speciale duke gjuajtur me gurë ndërkohë që thërrisnin “Vdekje Khamenei-t.” Përplasjet vazhduan deri natën vonë.
Edhe banorët e Shahinshahr (Isfahan) kanë zhvilluar një protestë në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit të enjten. Ata thërrisnin, “Nuk do ta pranojmë poshtërimin” dhe “Khuzestan, ne ju mbështesim.” Banorët e qytetit Junqan në provincën Chaharmahal dhe Bakhtiari u grumbulluan në mbështetje të popullit të Khuzestanit. Ata thërrisnin: “E sakrifikoj jetën për çdo pjesë të Iranit, e sakrifikoj jetën për popullin e etur të Khuzestanit, i cili nuk ka ujë, dhe e sakrifikoj jetën për të ndjerin Mosadeq.”
Natën e të enjtes, banorët e qytetit Horr në Dezful protestuan duke djegur goma makinash e duke bllokuar rrugën kryesore të qytetit. Edhe të rinjtë e rajonit Alhaei (në veri të Ahvazit) bënë demonstratë në autostradën Ahvaz-Shush. Të rinjtë e rebeluar në zonën Daghagheleh të Ahvazit bënë demonstrata kundër mungesave të ujit pasi e kishin bllokuar autostradën. Një grup grash nga Ahvaz u mblodhën për të protestuar kundër mungesave të ujit përpara zyrës së guvernatorit. Ata thërrisnin, “Donin të na poshtëronin, po ne nuk u poshtëruam” dhe “E sakrifikojmë jetën për Karun-in” (Karun është lumi kryesor në Khuzestan, të cilit i janë marrë shumë zgjatime për industri në pronësi të IRGC-së, duke shkaktuar kështu mungesa serioze të ujit). Në të njëjtën kohë, të rinjtë në Lali (në Khuzestanin verior) iu bashkuan kryengritjes së Khuzestanit, duke thirrur: “Të gjithë njerëzit e Khuzestanit do të ngrihen kundër shtypjes.”
Aligudarz – Protestë në solidaritet me kryengritjen e Khuzestanit – 22 korrik 2021
Ahvaz – Një grup grash të guximshme protestojnë kundër mungesave të ujit përpara zyrave të guvernatorit – 22 korrik 2021
Lali – Tubim në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit – 22 korrik 2021
Shahinshahr (Isfahan) – Protestë në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit – 22 korrik 2021
Ka patur protesta të vazhdueshme për disa ditë në provincën iraniane Khuzestan, si përgjigje ndaj problemeve gjithnjë e më të rënda të mungesës së ujit. Shkaku i vërtetë i krizës së ujit në Iran janë politikat dhe praktikat e regjimit, si dhe dominimi ekonomik i Korpusit terrorist të Gardës Revolucionare Islamike.
Në fund të viteve 1980, IRGC themeloi një firmë ndërtimi me urdhër të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei. Tashmë, Khatam al-Anbiya është bërë lojtari më i rëndësishëm në fushën e saj, dhe merr kontrata të panumërta nga qeveria, shpesh pa zhvillimin e tenderave. Në vitin 1992, nga Khatam al-Anbiya u krijua një degë me emrin Sepasad e cila kishte si qëllim të vetëm zhvillimin e projekteve të ndërtimit të digave. Së bashku me një firmë konsultimi të lidhur me regjimin dhe të njohur si Mahad Ghodss, kjo degë tashmë njihet si pjesë e “mafias së ujit” të Iranit, dhe ushtron kontroll mbi virtualisht të gjitha ujërat e vendit për pasurim personal dhe në kurriz të mirëqenies ekologjike e qytetare.
Kriza e ujit të pijshëm në Khuzestan të Iranit jugor
Projektet e digave të lidhura me IRGC-në rregullisht kërkojnë kosto shtesë, nuk mbikëqyren pothuajse aspak, dhe ndërmerren ose në mungesë të studimeve për impaktin mjedisor, ose në kundërshtim direkt ndaj paralajmërimeve të ekspertëve për efektet e mundshme mbi ligatinat, aksesin në ujin nëntokësor, përqendrimin e kripërave, etj. Përpara revolucionit të vitit 1979 ka patur më pak se dy duzina projektesh të mëdha të digave të përfunduara ose në vazhdim gjatë revolucionit. Që atëherë janë shtuar mbi 150 projekte të tilla, dhe mungesat e ujit janë zgjeruar njëkohësisht duke ndikuar tek më shumë se një çerek i popullsisë 83-milionëshe të Iranit.
Shkalla e këtij problemi reflekton shkallën e mundshme të përgjigjes së publikut ndaj saj. Në natën e parë të protestave në Khuzestan, u përfshinë banorët e të paktën dhjetë qyteteve të ndryshme. Pothuajse menjëherë pas kësaj, nisën raportet për përplasje midis këtyre protestuesve dhe forcave të sigurisë, me të paktën dy fatalitete të konfirmuara më vonë. Megjithatë, pjesëmarrja vazhdoi të rritej gjatë ditëve në vijim duke u përhapur përtej Khuzestanit. Të paktën 31 protesta të pavarura nga njëra-tjetra janë raportuar në zona të ndryshme të Iranit të hënën dhe të martën.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit e ka sjellë në vëmendje përgjigjen e dhunshme të regjimit ndaj protestave legjitime, dhe ka cituar deklaratën e zonjës Maryam Rajavi se kjo situatë “ka demonstruar edhe një herë se, për sa kohë që mullahët plaçkitës të mbeten në pushtet, varfëria, papunësia, dhe sëmundja do të vazhdojnë.”
Shumë pjesëmarrës të këtyre protestave i japin jehonë ndjenjës së shprehur nga MEK dhe NCRI, duke thirrur “vdekje regjimit” për të treguar se këto probleme mund të zgjidhen përfundimisht vetëm pas ndryshimit të regjimit.