
Protestuesit hodhën edhe një hap më tej dhe e shprehën urrejtjen e tyre ndaj të tërë sistemit në pushtet duke thirrur kundër Liderit Suprem Ali Khamenei. Njerëzit e zemëruar thërrisnin me fjalitë “Khamenei, turp të kesh, ik nga shteti” dhe “Vdekje Khamenei-t.”
Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka lavdëruar protestuesit që janë ngritur kundër regjimit pavarësisht masave represive të mullahëve. “Protestuesit e rinj në Teheran shfaqin vendosmërinë e madhe të popullit iranian për të themeluar demokracinë dhe sovranitetin kombëtar,” postoi ajo në Twitter.





