Iran: Fillon Gjyqi në Stokholm ndaj Hamid Noury për Masakrën e 1988-ës

Të martën në kryeqytetin suedez Stokholm nisi gjyqi për Hamid Noury, një nga ekzekutuesit e masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë.
Njëkohësisht me fillimin e këtij procesi gjyqësor, qindra mbështetës të lëvizjes kryesore opozitare, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), protestuan jashtë Gjykatës së Distriktit të Stokholmit.

Masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë

Iran: A Fatwa Which Took the Life of 30,000 Political Prisoners in 1988 Massacre

Në korrik 1988, Lideri Suprem i atëhershëm i regjimit iranian, Ruhollah Khomeini, nxori një dekret ku deklarohej se të gjithë të burgosurit politikë që i qëndrojnë besnikë lëvizjes opozitare iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), duhet të ekzekutohen. Fakte dhe detaje të mëtejshme kanë vërtetuar se regjimi e kishte planifikuar këtë masakër shumë kohë përpara se ajo të ndodhte.

 

Iran: Një Fetva që ua Mori Jetën 30,000 të Burgosurve Politikë në Masakrën e 1988-ës

Sipas fetvas së Khomeini-t, u formuan ‘Komisione të Vdekjes‘ në Teheran, si dhe anë e mbanë Iranit. Të burgosurit silleshin përpara Komisionit (me tre-katër anëtarë), dhe fati i tyre vendosej brenda pak minutash. Të burgosurit politikë që refuzonin t’i braktisnin idetë e tyre ekzekutoheshin.
Brenda pak muajsh, të paktën 30,000 të burgosur politikë u masakruan, 90 përqind e të cilëve ishin pjesëtarë të MEK. Viktimat, shumë prej të cilave i kishin bërë disa vite burg dhe e kishin mbaruar madje dënimin por nuk ishin liruar, varroseshin në varre masive të fshehta.
Pothuajse të gjithë liderët dhe zyrtarët e lartë të regjimit iranian kanë qenë të përfshirë në këtë masakër. Që atëherë, ata kanë gëzuar një pandëshkueshmëri totale.

 

Masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran- Komisionet e Vdekjes-5 gusht 2021

The 1988 massacre of political prisoners in Iran- The Death Commissions-Aug 5, 2021

Kush është Hamid Noury?

Hamid Noury (i njohur gjithashtu si Hamid Abbasi) ishte një nga ithtarët e regjimit i përfshirë në masakër si asistent i Zëvendës Prokurorit në burgun Gohardasht të Karaj (në perëndim të Teheranit). Ai ka qenë ekzekutuesi i një numri të madh të burgosurish. Disa vjet më parë, Rezistenca Iraniane e identifikoi atë si një nga autorët e masakrës së 1988-ës.
Përpara kësaj, ai ka qenë anëtar i Gardës Revolucionare (IRGC) dhe për shumë vite ka marrë në pyetje e torturuar të burgosurit në burgun famëkeq Evin në Teheran. Në 1988-ën, Noury u transferua në burgun Gohardasht të qytetit Karaj, në perëndim të Teheranit, ku luajti një rol aktiv në masakrën ndaj të burgosurve politikë, sipas dekretit të liderit të atëhershëm suprem Rouhollah Khomeini.

Noury kishte veçanërisht për detyrë t’i drejtonte të burgosurit tek “Komisioni i Vdekjes” dhe që atje, drejt vendit të ekzekutimit në burg. Ai i ka ekzekutuar personalisht disa të burgosur. Shumë dëshmi nga të mbijetuarit e masakrës konfirmojnë se ai u thoshte mbështetësve të PMOI-së se të gjithë ata që vazhdonin ta mbështesin PMOI-në do të ekzekutoheshin. Për t’i thyer moralisht të burgosurit, ai nganjëherë shpërndante ëmbëlsira pas ekzekutimit të një grupi të burgosurish.

Arrestimi i Hamid Noury në Suedi

Në nëntor 2019, pas vizitës së tij në Suedi, ai u arrestua nga autoritetet suedeze. Pas 21 muajsh hetime, u ngritën akuzat kundër tij më 27 korrik 2021. Procesi gjyqësor ndaj tij është planifikuar të nisë më 10 gusht.
Gjatë hetimeve, anëtarët dhe mbështetësit e MEK, që kanë qenë dëshmitarë të krimeve të kryera nga Noury, kanë dhënë dëshmitë e tyre përpara autoriteteve suedeze duke ofruar prova e dokumente të shumta. Pjesa më e madhe e palës paditëse të përbërë nga 35 persona në çështjen e Noury janë anëtarë e mbështetës të MEK. Shumë prej tyre kanë qenë dëshmitarë të pranisë së Noury në korridorin e vdekjes të burgut Gohardasht, ku të burgosurit viheshin në radhë për t’u çuar në sallën e ekzekutimit.

Aktakuza

Prokurorët në Gjykatën e Distriktit të Stokholmit kanë paraqitur një aktakuzë kundër Hamid Noury më 27 korrik 2021. Hetimi është mbikëqyrur që në fillim nga Prokurorja e Lartë Publike, Kristina Lindhoff Carleson. Aktakuza i referohet fetvas (urdhrit fetar) të lëshuar nga lideri suprem i atëhershëm i regjimit, Ruhollah Khomeini, që deklaronte se “të gjithë të burgosurit në burgjet iraniane të cilët ishin pjesë apo simpatizantë të Muxhahedinëve dhe që mbeteshin besnikë ndaj ideve të tyre, duhej të ekzekutoheshin.
Pak kohë pas kësaj filluan ekzekutimet masive të mbështetësve/simpatizantëve të Muxhahedinëve që mbaheshin në burgjet iraniane.”
Sipas aktakuzës, “Nga 30 korriku 1988 deri më 16 gusht 1988, Hamid Noury, si asistent prokuror apo me ndonjë rol tjetër të ngjashëm, në bashkëpunim me autorë të tjerë të krimit në burgun Gohardasht në Karaj, Iran, ka ekzekutuar një numër të madh të burgosurish që ishin anëtarë apo simpatizantë të muxhahedinëve.

Aktakuza dhe dosja e çështjes përmbajnë tekste të intervistave dhe dokumente që dhjetëra anëtarë e simpatizantë të MEK kanë paraqitur si dëshmitarë apo paditës në intervistat me Prokurorinë. Intervistat me 16 anëtarë të MEK në Ashraf 3 të Shqipërisë janë kryer përmes video-konferencave, ndërsa intervista të tjera janë kryer ose personalisht në Suedi, ose në vende të tjera përmes video-konferencave. Këta individë janë të mbijetuar të kësaj masakre, të cilët kanë qenë dëshmitarë të krimeve të kryera nga Hamid Noury në korridorin e vdekjes të burgut Gohardasht gjatë masakrës së 1988-ës, ose janë familjarë të të ekzekutuarve.

Thirrje për Hetim Ndërkombëtar

Raisi, Kasapi i Masakrës së 1988-ës në Iran

Më 3 shtator 2020, shtatë Raportues Specialë të Kombeve të Bashkuara u shkruan autoriteteve iraniane një letër ku thuhej se ekzekutimet jashtë-gjyqësore dhe zhdukjet me forcë të 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë “mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.” Në letër shtohet se, nëse regjimi “vazhdon të mos pranojë t’i zbatojë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për t’i hetuar këto çështje, përfshirë me anë të nisjes së një hetimi ndërkombëtar.” Sekretari i Përgjithshëm i
Amnesty International tha në një deklaratë më 19 qershor 2021: “Fakti që Ebrahim Raisi është ngritur në postin e presidentit në vend që të hetohet për krime kundër njerëzimit është një kujtesë e errët se pandëshkueshmëria ka pushtet absolut në Iran.

Javaid Rehman, Raportuesi Special i OKB mbi situatën e të drejtave njerëzore në Republikën Islamike të Iranit, tha më 29 qershor 2021, se gjatë viteve zyra e tij ka mbledhur dëshmi dhe prova për ekzekutimet e urdhëruara nga shteti ndaj mijëra të burgosurve politikë në 1988-ën. Ai tha se zyra e tij është e gatshme t’i ndajë ato nëse Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB apo ndonjë organ tjetër do të fillojë një hetim të paanshëm, duke shtuar: “Është shumë e rëndësishme tani që Z. Raisi është president, që të fillojmë të hetojmë se çfarë ka ndodhur në 1988-ën dhe cili ka qenë roli i individëve.”
Në maj 2021, një grup prej mbi 150 personash të përfshirë në fushata për të drejtat njerëzore, duke përfshirë ish-zyrtarë të lartë të OKB, laureatë të çmimit Nobel, dhe ish-kryetarë shtetesh e qeverish, bënë thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi vrasjet e 1988-ës.

Iran: Shpërthejnë protesta në Junqan pas arrestimit dhe rrahjes së dy banorëve

 

Junqan – Demonstrata kundër arrestimit të dy qytetarëve 2 – 10 gusht 2021

Iran – Protesta

Njerëzit e Junqan (në Provincën Chaharmahal dhe Bakhtiari) dolën në rrugë për të protestuar kundër arrestimit dhe rrahjes së dy banorëve, Habib dhe Behzad Fadaei dhe kërkuan lirimin e tyre. Forca represive e Sigurisë së Shtetit (SSF) sulmoi protestuesit, duke qëlluar dhe duke përdorur gaz lotsjellës kundër tyre, për të parandaluar përhapjen e protestës. Demonstruesit bllokuan rrugën kryesore duke i vënë zjarrin gomave dhe demonstratat vazhduan. Protestuesit rrethuan stacionin policor të qytetit duke kërkuar lirimin e banorëve të ndaluar. Ndër parullat e protestuesve ishin “Habib dhe Behzad Fadaei duhet të lirohen”, “Njerëzit e Junqanit, uniteti, uniteti” dhe “I burgosuri politik duhet të lirohet”. Regjimi klerikal ka dërguar njësi kundër trazirave në rajon.

Junqan – Demonstrata kundër arrestimit të dy qytetarëve – 10 gusht 2021 Junqan-Protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe vunë pengesa në rrugë për të bllokuar forcat shtypëse kundër trazirave-10 gusht 2021

 

Përmbledhje e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran – korrik 2021

 

Eshtë e qartë për vëzhguesit iranianë të të drejtave të njeriut se me Ebrahim Raisi si president të regjimit dhe Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i si kreu i ri i gjyqësorit të regjimit, situata e të drejtave të njeriut në Iran do të përkeqësohet dhe njerëzit do të dëshmojnë më shumë ekzekutime dhe sprova të tjera mesjetare.

Ajo që ka ndodhur gjatë muajit të kaluar në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran është një dëshmi e kësaj. Gati 40 ekzekutime dhe varje janë kryer në burgjet iraniane vetëm korrikun e kaluar.

Policia kufitare në Iranin Perëndimor vret hamallin kurd, baba të dy fëmijëve

Father of two Kurd border porter killed by border police in W Iran

Një hamall kurd i kufirit, apo siç njihet ndryshme “kolbar,” është vrarë dje nga policia kufitare në Baneh të Iranit perëndimor.

Sipas faqes së Organizatës Hengaw, ky kolbar është identifikuar si 47-vjeçari Omid Khezri. Gjatë të shtënave është plagosur edhe një tjetër hamall.

Omid ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Në një tjetër rast më 30 korrik, forcat e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) hapën zjarr mbi një grup hamejsh dhe dy persona u plagosën. Këta dy persona janë identifikuar si Mohammad Chokali dhe Mohammad Hosseinzadeh.

Kolbar-ët paguhen për të mbartur ngarkesa të rënda përtej kufirit për një pagesë tepër të vogël. Për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik, varfërisë në rritje, dhe papunësisë në Iranin perëndimor, gjithnjë e më shumë kurdë iranianë detyrohen të merren me këtë punë të rrezikshme e të rëndë. Regjimi i kategorizon kolbar-ët si “kontrabandistë” dhe i qëllon e i vret rregullisht.

 

treqind e pesëdhjetë mijë Vdekje nga COVID-19, Rezultat i Keqmenaxhimit të Qeverisë

Të premten më 7 gusht, opozita iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) deklaroi se numri i viktimave të koronavirusit ka shkuar mbi 350,000. “Mbi 350,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 547 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit deri mbasditen e të premtes, sipas orës lokale, më 6 gusht,” deklaroi PMOI/MEK.

350,000 Vdekje nga COVID-19, Rezultat i Keqmenaxhimit të Qeverisë

Kjo ndërkohë që qeveria dhe zyrtarët e shëndetësisë e fshehin vazhdimisht numrin e vërtetë të fataliteteve, për të fshehur keqmenaxhimin e tyre të tmerrshëm gjatë pandemisë. Në të njëjtën ditë, Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit Mjekësor shpalli se 93,086 njerëz kanë humbur jetën si rezultat i Covid-19, shifër që është e barasvlefshme me një të katërtën e shifrës së deklaruar nga opozita.

350,000 COVID-19 Death Toll, the Result of Government’s Mismanagement

Por sipas deklaratës së ministrisë, numri i fataliteteve të Covid-19 më 6 gusht ishte shifra më e lartë zyrtare në 101 ditët e fundit. “Rreth 458 pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, dhe numri total i fataliteteve ka arritur në 93,086,” citohet të ketë deklaruar Ministria e Shëndetësisë nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Iran: 10 të Burgosur Varen Brenda Dy Ditësh, 37 Ekzekutime në 18 Ditët e Fundit

Iran-execution-violation-of-the-Human-Rights-23012021Abuzimet e regjimit me të drejtat njerëzore duhet t’i referohen Këshillit të Sigurimit të OKB

Tre ditë pas inaugurimit të Ebrahim Raisi-t, regjimi klerikal ka varur 10 të burgosur në Iran. Nëntë të burgosur u ekzekutuan të dielën, më 8 gusht, dhe një tjetër u ekzekutua të hënën më 9 gusht. Regjimi vari Nabi NotiZehi, Ebrahim Ghanbarzehi, Zabihollah Hormozi, Majid GolehBacheh, Azam Mohammad Hassani (Kiazehi), dhe Seyed Esmail Kurdtamini, si dhe tre të burgosur të tjerë në burgjet e Kerman, Birjand dhe Isfahan, përkatësisht të dielën. Afshar Minaei u ekzekutua dje në burgun Dizel-Abad të Kermanshah.

Regjimi i mullahëve ka ekzekutuar kështu të paktën 37 njerëz që më 23 korrik 2021. Njëri nga të ekzekutuarit, Sajjad Sanjari, ka qenë 15 vjeç në kohën e arrestimit dhe u var në burgun Dizel-Abad të Kermanshah më 4 gusht, pasi kishte kaluar 11 vjet i burgosur.

Ndërkohë, të hënën, Garda Revolucionare qëlloi për vdekje një hamall dhe plagosi rëndë një tjetër në kufirin Baneh (Kurdistan).

Duke intensifikuar represionin dhe shtuar ekzekutimet, regjimi klerikal kërkon të parandalojë përhapjen e kryengritjeve popullore dhe zemërimit publik. Por këto masa represive nuk do ta minojnë vendosmërinë e popullit për ta përmbysur këtë regjim kriminal.

Rezistenca Iraniane nxit sërish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB, Komisioneren e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, dhe vendet europiane që të marrin masa të menjëhershme për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje. Është koha që regjistri tronditës i dhunimeve të të drejtave njerëzore dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga mullahët për katër dekada rresht t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB për marrjen e masave konkrete dhe ndëshkimore.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
10 gusht 2021

Personi i vrarë nga forcat ushtarake në protestën në veriperëndim të Iranit

 

Man killed by military forces in NW Iran protest gatheringNjë burrë u vra në Naqadeh në veriperëndim të Iranit pasi forcat ushtarake hapën zjarr në një tubim dje. Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat e Njeriut, personi i vrarë u identifikua si 27-vjeçari Mohammad Alizadeh. Forcat ushtarake hapën zjarr, qëlluan me armë dhe përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Qytetarët ishin mbledhur jashtë godinës së Komisariatit Policor Numër 11.

Raportet e mediave sociale thanë se vendasit ishin mbledhur për të kërkuar drejtësi pasi agjentët vranë një 31-vjeçar të identifikuar si Fardin Ebrahimi. Fardin ishte babai i një vajze trevjeçare dhe një aktivist politik.

Policia iraniane dhe forcat e sigurisë i kryejnë këto të shtëna pa u ndëshkuar.

Një raport vjetor nga një grup i të drejtave të njeriut tha se të paktën 204 shtetas iranianë ishin shënjestruar drejtpërdrejt ose tërthorazi nga forcat e sigurisë shtetërore të Iranit në vitin 2020, 74 prej të cilëve humbën jetën.

Muxhahedinët po Bëhen Shembuj që Rinia e Iranit Dëshiron t’i Ndjekë

 

Pjesë e fushatës keqinformuese të regjimit iranian, fushatë e cila drejtohet nga ministria e inteligjencës, është narrativa se grupi kryesor opozitar i regjimit, i njohur si Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (MEK/PMOI) nuk mbështetet nga publiku, urrehet nga shumica e njerësve dhe njihet prej tyre si grup terrorist për shkak se ka vrarë mbi 17,500 njerëz ‘të pafajshëm.’

Por si zakonisht, asgjë nuk koordinohet siç duhet në këtë regjim. Fabrika e propagandës nuk prodhon produkte uniforme dhe elementët e përfshirë në në punë të tilla nuk janë të sinkronizuar. Kjo mungesë harmonie bëhet e qartë nga pretendimet e tyre për një mungesë të mbështetjes popullore për MEK.

Para se të vazhdojmë me këtë temë, është mirë të merremi me disa pyetje që ngrihen në këtë kontekst.

A është e mundur të jesh një organizatë pa asnjë mbështetje publike, por njëkohësisht të kesh mundur të vazhdosh një betejë profesionale e të pandërprerë kundër dy diktaturave për 56 vjet rresht?

Si është e mundur të jesh një organizatë aktive dhe të kesh burime njerëzore gjithnjë në rritje, ndërkohë që regjimi i arreston e i vret pa ndalur anëtarët e mbështetësit e tu?

Pa u kërkuar fuqive botërore asnjë mbështetje materiale a financiare, si është e mundur të jesh i pavarur financiarisht duke mos patur mbështetje nga publiku? A mundet një organizatë që nuk mbështetet tek populli i saj të ekzistojë jashtë atdheut për një kohë kaq të gjatë?

Çfarë lloj organizate është kjo, që regjimi pretendon vazhdimisht se ka marrë fund, por detyrohet herë pas here t’i paralajmërojë elementët e ij për rreziqet e saj?

Mjafton të kërkosh në internet fjalën “hipokritë”, të cilën regjimi e përdor për të përshkruar MEK-ët, dhe përballesh me realitetin se sa shumë ia ka frikën ky regjim MEK-ut, një regjim që pretendon se ka një fuqi të pamposhtur.

Organizata e Muxhahedinëve është shpata e Damokleut që varet përmbi kokën e regjimit. Ata nuk ngurrojnë të përdorin emrin Muxhahedin për të heshtur zërin e mospajtimit, madje edhe brenda elementëve të tyre.

“Sapo dikush bën kritika, ata thonë se ka marrë urdhër nga Shqipëria (Muxhahedinët). (Sarpoush, Mahmoud Mirlohi, 5 gusht 2021)

Dhe regjimi nuk mund ta mohojë më frikën e vet, sidomos pas ngjarjeve të fundit në protestat e ujit në Khuzestan.

“Dy mijë (muxhahedinë) në kryeqytetin shqiptar i janë drejtuar luftës së mediave me të gjithë forcën. Plani është ta kthejnë popullin kundër sistemit dhe njerëzit kundër njëri-tjetrit.” (Agjencia e lajmeve Fars, Kleriku Ahmad Shahrokhi, 23 korrik 2021)

“(Muxhahedinët) mbështeten ende nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet arabe, dhe gjurmët e tyre mund të shihen ende sot në Ahvaz e Khuzestan, ku ata përpiqen t’i drejtojnë kërkesat e popullit.” (Agjencia e lajmeve Fars, Kleriku Mohamad Ali Nekounam, 23 korrik 2021)

Duke shprehur frikën e regjimit nga tubimi më i fundit i Rezistencës Iraniane (Samiti Botëror për Iranin e Lirë 2021), një nga elementët e tij tha:

“Kjo mbledhje e organizatës (muxhhedinëve) nuk do të çojë në asgjë tjetër veç shtimit të urrejtjes së popullit iranian ndaj tyre.” (Moj-e-Rasa, Ali Akbar, 21 korrik 2021)

Por pastaj ai detyrohet ta pranojë që, “mund të thuhet pa frikë se ‘Pusitë e (Mersad)’ (Kështu i quan regjimi operacionin e fundit ushtarak të muxhahedinëve në 1988-ën, që njihet si ‘Forough-Javidan’ (Drita e Pavdekshme) janë duke vazhduar, dhe këtë herë jo në fushën e Hassanabad, por në shtëpinë e çdo iraniani ka një Ngushticë Chaharzebar (një ngushticë ku regjimi ia doli të ndalonte lëvizjen e muxhahedinëve pas gati 150 km) që duhet pushtuar.

“Muxhahedinët kanë një mision për të bërë më të mirën, pasojat e të cilit mund të shihen shumë lehtë në protestat e dhjetorit 2017 dhe nëntorit 2019.” (Siasat-e-Rooz, 28 korrik 2021)

Faqja Haraz News, më 5 gusht 2021, në një artikull mbi frikën e regjimit, pa e kuptuar as vetë ka pohuar një fakt të rëndësishëm: “Rinia e Iranit i mban Muxhahedinët si shembuj që duhen ndjekur.”

 

 

A Është Ebrahim Raisi Shpëtimtari i Regjimit Iranian?

Ebrahim Raisi u inaugurua më 5 gusht, ndërkohë që krizat shoqërore, ekonomike dhe ndërkombëtare e kanë gllabëruar të gjithë regjimin.

Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, e ka përzgjedhur Raisi-n si president  të ri të regjimit të tij pavarësisht regjistrit të errët të dhunimeve të të drejtave njerëzore të kryera nga Raisi. Shumë organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore kanë bërë thirrje që ai të ndiqet penalisht për shkak të rolit të tij në masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.

Inaugurimi i Raisi-t u bë disa ditë pas zhvillimit të dhjetëra protestave nëpër Iran. Këto protesta, të cilat nisën fillimisht në Khuzestan për shkak të mungesave të ujit, shpejt u bënë politike, me njerëzit që thërrisnin “vdekje diktatorit.”

Kush është Ebrahim Raisi, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe ekzekutues në masakrën e 1988-ës

Who is Ebrahim Raisi, a candidate in Iran presidential election and an executioner in 1988 massacre

Raisi u bë president i regjimit me anë të një procesi jo-demokratik. Populli iranian e bojkotoi farsën e zgjedhjeve të regjimit, dhe mullahët e pranuan se kishin regjistruar pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje që nga 1979.

Nga frika e reagimit të popullit ndaj inaugurimit të Raisi-t, regjimi e mbylli kryeqytetin, dhe i pozicionoi forcat e sigurisë nëpër rrugë.

Ceremonia e inaugurimit të Raisi-t tregoi gjithashtu rrugën pa krye në të cilën ndodhet regjimi. Mohammad Bagher Qalibaf, Kryetari i Parlamentit, and Gholam-Hossain Mohseni-Ejei, kreu i Gjyqësorit, në fjalën e tyre vetëm sa i përmendën krizat aktuale ekonomike dhe shoqërore, por nuk dhanë asnjë zgjidhje.

Ghalibaf fajësoi “paefektshmëritë” e qeverisë së mëparshme dhe e këshilloi Raisi-n të niste “epokën e re të menaxhimit të efektshëm.” Por Ghalibaf refuzoi të thoshte se si mund të kishte Raisi një “menaxhim të efektshëm” në mesin e korrupsionit të institucionalizuar të regjimit?

Kush është Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i ri i parlamentit të regjimit iranian

Who is Mohammad Bagher Ghalibaf, the new speaker of the Iranian regime's parliament

Edhe Ejei sugjeroi që Raisi duhet “të vërë nën kontroll inflacionin, ta reduktojë papunësinë dhe ta mbështesë popullin.” Si mundet një njeri si Raisi, i cili njeh vetëm “ekzekutim e burgim” sipas ish-presidentit të regjimit Hassan Rouhani, ta mbështesë popullin? Si mundet Raisi ta rrisë ekonominë iraniane ndërkohë që, gjatë ceremonisë së miratimit të tij nga Khamenei, ai e pranoi se qeveria ka një “defiçit buxhetor prej 450 trilion,” dhe se populli po shtypet nën peshën e “inflacionit prej 44% dhe likuiditetit prej 680%.”

Fjalimi i Raisi-t gjatë ceremonisë së inaugurimit tregoi se sa e thellë është kriza e regjimit. Ai tha paturpësisht: “Unë mbështes paqen në botë.” E megjithatë, pas kësaj deklarate, ai përsëriti mbështetjen që ka terrorizmin nëpër botë dhe se “kudo të jenë, në zemër të Europës, në Shtetet e Bashkuara, Afrikë, Jemen, Siri, apo Palestinë,” ai do t’i mbështeste grupet terroriste proksi të regjimit. Ndërkohë që popujt e rajonit vuajnë nga politikat luftënxitëse të regjimit, dhe populli iranian paguan për luftërat proksi të regjimit, Raisi pretendoi se regjimi i mullahëve “krijon siguri në rajon.”

SHBA dhe Bashkimi Europian e kanë sanksionuar Raisi-n për shkelje të të drejtave njerëzore, dhe roli i tij në masakrën e 1988-ës është i pamohueshëm. E megjithatë, ai e quajti paturpësisht veten si një “mbrojtës i të drejtave të njeriut” gjatë inaugurimit.

Fjalët e Raisi-t dhe zyrtarëve të tjerë të regjimit më 5 gusht reflektojnë rrugën pa krye ku ndodhet ai. Regjimi është në një situatë kritike dhe nuk gjen asnjë zgjidhje për kolapsin ekonomik, izolimin ndërkombëtar dhe krizën shoqërore, si dhe për shoqërinë e trazuar me protestat e saj në vazhdim e sipër. Me fjalë të tjera, Raisi nuk është shpëtimtari i regjimit, dhe presidenca e tij është gozhda e fundit në arkivolin e regjimit.

 

Irani arrin një rekord të ri për sa i përket bilancit të vdekjeve në “valën e pestë” të COVID-19

Iran hits new death toll record in COVID-19 fifth peak

Ministri i Shëndetësisë i Iranit e shpalli numrin ditor të vdekjeve si 458, dhe numrin e infektimeve të reja nga COVID-19 si 34,913, ditën e djeshme. Ky është rekordi më i lartë i vdekjeve në ”valën e pestë” në Iran.

Ndërkohë që varianti Delta bën kërdinë në mbarë vendin, spitalet iraniane po vuajnë nga mbipopullimi dhe varrezat nuk kanë vend për të varrosur viktimat e COVID-19.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i Iranit, Iraj Harirchi, tha gjithashtu dje se kjo është një nga situatat më të rënda që nga fillimi i pandemisë.

Në Ilam të Iranit perëndimor, Përfaqësuesi i Shëndetësisë në Universitetin e Shkencave Mjekësore tha se do të vijë një katastrofë në 10 ditët e ardhshme për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta.

Guvernatori i Karaj, që ndodhet në perëndim të Teheranit, tha dje se niveli i riskut i COVID-19 është mbi të kuqen dhe se “kushtet e sëmundjes janë shqetësuese”.

Në Hormozgan të Iranit jugor ka patur raporte të një mungese infermierësh. Zëvendës Terapisti në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Hormozgan tha dje se, ndonëse infermierët po punojnë me turne më të gjata, ata janë të lodhur, dhe ka nevojë për më shumë infermierë.

Sipas një raporti nga Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, Mashhad në Iranin veri-lindor po përballet me një mungesë kapsulash oksigjeni. Gjatë javës së shkuar, ka patur mbi 600 njerëz të shtruar në spitale në këtë provincë veri-lindore.

Kreu i Rrjetit të Shëndetësisë në Mahshahr të Iranit jug-perëndimor, ka thënë se spitalet nuk kanë më vend për pacientë të rinj me COVID-19. Ai tha se e vetmja zgjidhje për këtë krizë është një izolim dy-javor. Mohammad Alavi, kreu i Qendrës Shëndetësore të provincës, tha sot se ka patur një rritje prej 77% në numrin e vdekjeve për shkak të virusit.

Agjencia shtetërore e lajmeve ISNA shkroi më 4 gusht se është krijuar një varrezë e re për viktimat e COVID-19 në Kerman të Iranit jugor.

Varrezat në Iran janë tejmbushur, dhe me rritjen e numrit të vdekjeve nga COVID-19, varrosja e trupave është bërë problem.