Monday, February 6, 2023

Iran: 10 të Burgosur Varen Brenda Dy Ditësh, 37 Ekzekutime në 18 Ditët e Fundit

Iran-execution-violation-of-the-Human-Rights-23012021Abuzimet e regjimit me të drejtat njerëzore duhet t’i referohen Këshillit të Sigurimit të OKB

Tre ditë pas inaugurimit të Ebrahim Raisi-t, regjimi klerikal ka varur 10 të burgosur në Iran. Nëntë të burgosur u ekzekutuan të dielën, më 8 gusht, dhe një tjetër u ekzekutua të hënën më 9 gusht. Regjimi vari Nabi NotiZehi, Ebrahim Ghanbarzehi, Zabihollah Hormozi, Majid GolehBacheh, Azam Mohammad Hassani (Kiazehi), dhe Seyed Esmail Kurdtamini, si dhe tre të burgosur të tjerë në burgjet e Kerman, Birjand dhe Isfahan, përkatësisht të dielën. Afshar Minaei u ekzekutua dje në burgun Dizel-Abad të Kermanshah.

Regjimi i mullahëve ka ekzekutuar kështu të paktën 37 njerëz që më 23 korrik 2021. Njëri nga të ekzekutuarit, Sajjad Sanjari, ka qenë 15 vjeç në kohën e arrestimit dhe u var në burgun Dizel-Abad të Kermanshah më 4 gusht, pasi kishte kaluar 11 vjet i burgosur.

Ndërkohë, të hënën, Garda Revolucionare qëlloi për vdekje një hamall dhe plagosi rëndë një tjetër në kufirin Baneh (Kurdistan).

Duke intensifikuar represionin dhe shtuar ekzekutimet, regjimi klerikal kërkon të parandalojë përhapjen e kryengritjeve popullore dhe zemërimit publik. Por këto masa represive nuk do ta minojnë vendosmërinë e popullit për ta përmbysur këtë regjim kriminal.

Rezistenca Iraniane nxit sërish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB, Komisioneren e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, dhe vendet europiane që të marrin masa të menjëhershme për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje. Është koha që regjistri tronditës i dhunimeve të të drejtave njerëzore dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga mullahët për katër dekada rresht t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB për marrjen e masave konkrete dhe ndëshkimore.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
10 gusht 2021