Me rastin e 57-vjetorit të themelimit të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e MEK brenda vendit vendosën postera e afishe si dhe shkruan graffiti nëpër mure. Këto veprimtari të mbështetësve të MEK dhe Njësive të Rezistencës u zhvilluan në Teheran, Karaj, Tabriz, Mashhad, Isfahan, Shiraz, Ahvaz, Hamadan, Rasht, Ilam, Kashan, Qazvin, Anzali, Sari, Gorgan, Noëshahr, Lahijan, Rudsar, Ramsar, Tonekabon, Sarab, Shahrekord, Kazerun, Babolsar, Saveh, Andimeshk, Gilan Gharb, Eslamshahr, Shahriar, dhe Rabat-Karima.
Disa nga slloganet ishin: “Maryam Rajavi: Mesazhi i fillimit të vitit të 57-të të jetës së MEK është liria, pavarësia dhe drejtësia shoqërore,” “Maryam Rajavi: Lavdi të gjithë luftëtarëve të lirisë të MEK të cilët nuk dorëzohen kurrë në betejën e tyre për liri,” “Massoud Rajavi (lideri i Rezistencës Iraniane): Përkufizimi i Mujahedin-e Khalq: Besnikë ndaj angazhimit, me sakrificën maksimale, në historinë e kombit,” “Massoud Rajavi: Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit ia ka kushtuar krejtësisht veten çlirimit të atdheut të saj,” “Që nga dita e parë, MEK i ka thënë jo sistemit klerikal dhe kushtetutës së Velayat-e Faqih,” “Nderojmë fillimin e vitit të 57-të që nga themelimi i MEK,” “Urime për fillimin e vitit të 57-të që nga themelimi i MEK-ut krenar,” “Themelimi i MEK, një pikë kthese në historinë e Iranit,” “Organizata Mujahedin-e Khalq është e vendosur për ta përmbysur regjimin klerikal anti-iranian.”
Ditët e fundit, mediat shtetërore të Iranit e kanë pranuar ekzistencën e një pjese të krizave të vendit dhe se si këto kriza ndikojnë tek shoqëria e trazuar.
Iranin e ka pllakosur kriza e Covid-19. Për shkak të politikës çnjerëzore të regjimit lidhur me koronavirusin dhe mungesës së vaksinimit të përgjithshëm, vdekshmëria dhe numri i infektimeve vazhdojnë të rriten me shpejtësi në mbarë Iranin.
Kriza e Covid-19 është një nga temat kryesore që diskutohen në mediat shtetërore të Iranit.
Ditët e fundit, zyrtarët e regjimit kanë autorizuar udhëtimin e 40,000 pelegrinëve drejt Irakut me rastin e Arbaʽeen. Arbaʽeen është një ritual fetar që zhvillohet dyzet ditë pas Ditës së Ashura dhe rënies dëshmor të Hossain ibn Ali, Imamit të tretë Shi’ite.
Regjimi i përdor këto ceremoni fetare për të përhapur terrorizmin dhe për të forcuar kontrollin e tij mbi Irakun. Dërgimi i njerëzve në Irak në mesin e krizës së Covid-19 do ta përhapte edhe më tej sëmundjen Covid-19 në Iran e Irak.
Khamenei dismisses Coronavirus as not that big a deal, even calls it a blessing!
“Zyrtarët duhet të japin përgjigje për rritjen e numrit të pacientëve me Covid-19, rritje e cila pa dyshim do të rezultonte nga ky vendim. Pse i shpërfillin ata zyrtarë të lartë këshillat e ekspertëve të shëndetësisë?” shkruante të shtunën, më 5 shtator, shtetërorja Johmhuri-e Eslami.
Regjimi iranian nisi të vidhte sistematikisht nga populli paralelisht me refuzimin për ta vaksinuar popullsinë. E ashtu-quajtura “mafia e barnave dhe ilaçeve” e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC) dhe me Liderin Suprem të regjimit Ali Khamenei vazhdon të vjedhë nga njerëzit që vuajnë nga Covid-19.
“Përtej bilancit të lartë të vdekjeve dhe infektimeve, koronavirusi në Iran zbulon përmasa të reja të vjedhjeve mjekësore, të mafias së barnave, mungesës së strategjive për trajtim, dobësive menaxheriale dhe diplomacisë, etj.,” shkruante më 5 shtator e përditshmja shtetërore Hamdeli.
“Rusët kanë firmosur një kontratë për ta prodhuar vaksinën Sputnik në Iran dhe për ta dërguar atë në Rusi, jo në Iran. Pra, vaksina Sputnik që prodhohet në Iran nuk përdoret për konsumim të brendshëm por eksportohet,” shkruan Hamdeli, duke cituar Mohammed Kariminia, përfaqësuesin e qendrës së bio-mbrojtjes të regjimit.
Një vajzë 4-vjeçare u plagos pasi policia kufitare hapi zjarr mbi makinën e familjes së saj dje në Qalvaz të Iranit perëndimor.Sipas website-it të Organizatës Hengaw, vajza u identifikua si Haya Payam. Ajo ishte në makinë me familjen e saj kur policia kufitare hapi zjarr mbi makinën e tyre nga afër. Haya u transferua në një spital në Paveh dhe aktualisht është në gjendje kritike.Sipas raportit, babai i Haya i tha policisë kufitare se po ktheheshin në shtëpi dhe kishin në familje anëtarë të familjes dhe fëmijë, por ata hapën zjarr sidoqoftë.Policia iraniane dhe forcat e sigurisë i kryejnë këto të shtëna pa u ndëshkuar.Një raport vjetor nga një grup i të drejtave të njeriut tha se të paktën 204 shtetas iranianë ishin shënjestruar drejtpërdrejt ose tërthorazi nga forcat e sigurisë shtetërore të Iranit në vitin 2020, 74 prej të cilëve humbën jetën.
I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë thellësisht i shqetësuar për administratën presidenciale të sapoformuar të Iranit. Ky shqetësim duhet të shtrihet tek mbrojtësit e të drejtave të njeriut, mbështetësit e demokracisë ndërkombëtare dhe politikëbërësit perëndimorë të cilët janë të fokusuar në mbrojtjen e interesave të kombeve dhe të sigurisë jashtë vendit. Nën drejtimin e Ebrahim Raisi, regjimi iranian mund të pritet të intensifikojë aktivitetet e tij në të gjitha fushat, me synimin kolektiv të konsolidimit të pushtetit dhe vulosjen e mëtejshme të mospajtimit brenda dhe jashtë vendit.
Ashpërsimi i regjimit ishte i dukshëm shumë kohë përpara se Ebrahim Raisi të konfirmohej si presidenti i ri i tij. Në shkurt 2020, regjimi mbajti zgjedhjet parlamentare më të kontrolluara deri më sot. Pothuajse të gjithë kandidatët e lidhur me të ashtuquajturin fraksion “reformator” u ndaluan të konkurrojnë, dhe shumë pozicione mbetën të pakontestueshme. Ishte shumë e qartë për ekspertët e çështjeve iraniane se kjo situatë do të pasqyrohej nga zgjedhjet presidenciale në qershor 2021. Arsyeja ishte se Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei deklaroi mbështetjen e tij për Raisi, duke sinjalizuar kështu Këshillin e Kujdestarisë që të përjashtonte çdo kandidat tjetër të mundshëm.
Pjesa më e madhe e publikut iranian bojkotoi të dyja zgjedhjet dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit vlerësoi se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ishte më pak se 10%. Këto dhe akte të tjera të mospajtimit publik u motivuan pjesërisht nga një mungesë e natyrshme e zgjedhjes në zgjedhjet iraniane, si dhe shqetësimet mbi përpjekjen e qëllimshme të Khamenei për të mbushur qeverinë me besnikë të pakualifikuar. Kjo edhe nga fakti se ai është drejt fundit të jetës së tij. Megjithatë, forca kryesore shtytëse për reagimin kundër zgjedhjeve presidenciale ishte ndërgjegjësimi i publikut për detaje specifike në lidhje me zgjedhjen e vetme të Khamenei për postin presidencial.
Në verën e vitit 1988, Ebrahim Raisi u bë një nga katër zyrtarët e Teheranit në një entitet që u bë i njohur si “komisioni i vdekjes”. Formimi i tij u nxit nga një fetva nga paraardhësi i Khamenei, themeluesi i sistemit teokratik, Ruhollah Khomeini. Në Fetvanë e tij, ai deklaroi anëtarët e grupit kryesor opozitar, Organizatën Popullore Muxhahedine të Iranit (PMOI/MEK), si armiq të Zotit që duhet të ekzekutohen pa mëshirë. Mbi këtë bazë, regjimi vazhdoi të zhvillonte rigjykime para komisioneve të vdekjes për dhjetëra mijëra të burgosur politikë, përfshirë shumë që kishin kryer tashmë dënimet e tyre të përcaktuara më parë.
Prezantohen tre Bashkë-Sekretaret e Përgjithshme dhe gjashtë Zëvendës Sekretaret e Përgjithshme
Zahra Merrikhi, Sekretare e Përgjithshme e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK)
Në një seancë që zhvillohet çdo dy vjet, e cila këtë vit u mbajt njëkohësisht në Ashraf-3 (Shqipëri), Paris, Berlin, Stokholm, Londër, Hagë, dhe Zyrih, në vigjilje të përvjetorit të themelimit të saj më 5 shtator 2021, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ri-zgjodhi Znj. Zahra Merrikhi si Sekretare të Përgjithshme edhe për dy vite të tjera.
Seanca u kryesua nga Znj. Zohreh Akhyani, kryetarja e Këshillit Qendror të MEK, e cila paraqiti një raport mbi seancën e 3 shtatorit të Këshillit Qendror. Ky këshill kishte miratuar ri-zgjedhjen e Znj. Merrikhi dhe rinovimin e mandatit të saj si Sekretare e Përgjithshme, dhe propozonte ratifikimin e këtij vendimi nga e gjithë organizata MEK.
Znj. Merrikhi shprehu urimet e saj për fillimin e vitit të 57-të të MEK, duke vënë në dukje se jetëgjatësia e kësaj organizate reflekton pamundësinë e diktaturave të Shahut dhe Sheikh-ut (mullahëve) për ta asgjësuar Mujahedin-e Khalq dhe kumton triumfin e popullit të skllavëruar të Iranit.
Duke lexuar disa pjesë të letrës që ajo i kishte dërguar muajin e kaluar kryetarëve të departamenteve të ndryshme të MEK, Znj. Merrikhi nënvizoi se kishte shumë gra mes të pranishëmve në seancë, si Znj. Narges Azdanlou dhe Badri Pour-Tabbakh, të cilat janë plotësisht të afta dhe të kualifikuara për t’u bërë Sekretare të Përgjithshme të MEK dhe se i kishte paraqitur emrat e tyre si kandidate për këtë pozicion.
Ajo shtoi se pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm dhe marrja përsipër e përgjegjësive të tjera në Organizatë i kanë rrënjët në një gjysëm shekulli plot sakrifica e vuajtje gjatë përballjes me diktaturën monarkike, fashizmin fetar, dhe me një shumëllojshmëri konspiracionesh reaksionare e kolonialiste. Është historia e një lëvizjeje që ka ecur përpara duke bërë vazhdimisht zgjedhje dhe duke paguar çmimin e nevojshëm. Siç ka thënë më parë udhëheqësi i Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi, kjo organizatë është i vetmi shembull që ka mbijetuar dhe ka dalë në krye pavarësisht sulmeve kaq intensive fizike, psikologjike dhe politike kundër saj. Është e vetmja lëvizje, brezat e njëpasnjëshëm të së cilës kanë duruar sprovën më të madhe, më të rrezikshme, më të egër, e më të gjatë në historinë e Iranit.
Pas disa orësh diskutim e shqyrtim lidhur me zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm dhe mbi kandidatët e propozuar, të pranishmit në seancën e MEK votuan për të ri-zgjedhur Znj. Merrikhi si Sekretare të Përgjithshme edhe për dy vite të tjera.
Më pas, Znj. Merrikhi prezantoi Mahnaz Meimanat (62), Narges Azdanlou (40), dhe Rabi’ah Mofidi (39) si Bashkë-Sekretare të Përgjithshme dhe Sepideh Pourtaqi (40), Azar Akbarzadegan (39), Ashraf Abrishamchi (39), Shiva Mamaqani (40), Maryam Rezaei (30) dhe Vahideh Nabavi (34) si Zëvendës Sekretaret e reja të Përgjithshme.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës (NCRI), mori pjesë gjithashtu në këtë seancë të MEK. Duke e uruar Znj. Merrikhi për ri-zgjedhjen si Sekretare e Përgjithshme e MEK, ajo shtoi: Regjimi klerikal është përpjekur ta shkatërrojë këtë lëvizje gjatë katër dekadave të fundit duke përdorur shtypje të pamëshirshme dhe masakra, si dhe një fushatë të vazhdueshme demonizimi. Por ka dështuar, dhe MEK, e palëkundur dhe e përkushtuar ndaj idealeve të veta, më e përgatitur dhe më e fortë se kurrë më parë, ka organizuar një Rezistencë mbarëkombëtare. Tani, të gjitha shenjat tregojnë për pashmangshmërinë e përmbysjes së regjimit.
Znj. Rajavi theksoi: Kombi ynë duhet t’i japë fund tiranisë nën petkun e fesë dhe të themelojë një republikë demokratike të bazuar tek ndarja e fesë nga shteti, ku kombësitë e shtypura të mund t’i fitojnë të drejtat e tyre të shkelura, duke përfshirë autonominë brenda unitetit dhe integritetit territorial të Iranit. Shoqëria jonë duhet të fitojë drejtësinë dhe barazinë dhe të çrrënjosë varfërinë e diskriminimin. Fatmirësisht, këto nevoja e domosdoshmëri e kanë gjetur përgjigjen e duhur: NCRI dhe MEK.
Dhjetëra anëtarë e zyrtarë të MEK folën për kualifikimet dhe kompetencën e Sekretares së Përgjithshme, bashkë-sekretareve, zëvendës sekretareve të përgjithshme, dhe për përparimet e MEK në fusha të ndryshme si dhe gatishmërinë e departamenteve të ndryshme në përpjekjen për ta përmbysur teokracinë në pushtet.
Një numër gjithnjë e më i madh të diplomuarish dhe individësh të arsimuar po largohen nga Irani në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit
Politikat shkatërrimtare të regjimit iranian e kanë bërë fenomenin e tharjes së trurit një rutinë të përditshme. Mjekët, infermierët, inxhinierët, dhe elita të tjera po largohen nga Irani në kërkim të një jete më të mirë në shtete të tjera.
Dilema e tharjes së trurit në Iran nuk është thjesht çështje e të sotshmes apo të djeshmes. Që pas marrjes së pushtetit, regjimi i mullahëve ka ndjekur politika të tilla që nuk u kanë lënë zgjedhje tjetër shumë sektorëve të shoqërisë së Iranit, përfshirë profesionistët, të arsimuarit, etj., veçse të emigronin në shtete të tjera.
Khomeini dhe largimi i kapitalit njerëzor
Pas revolucionit të 1979-ës, opozita iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) vuri në dukje tharjen e trurit në Iran dhe protestoi kundër tiranisë dhe represionit të Liderit Suprem të regjimit Ruhoall Khomeini. Si përgjigje, në nëntor 1979, Khomeini e shpërfilli plotësisht këtë temë dhe bëri komente absurde.
“Monafeghin (PMOI) thonë se elitat po largohen. Në djall të venë! Ata që janë të arsimuar, që flasin për shkencë e qytetërim, le të ikin,” pati thënë ai në atë kohë.
“Universitetet dhe këto profesione kanë qenë rrënja e të gjitha fatkeqësive që i kanë rënë njerëzimit deri më sot…” pati thënë Khomeini më 18 dhjetor 1980.
Të bie në mendje ISIS kur dëgjon fjalë të tillë në kohën e sotme. Por atëherë kur ishte fundi i viteve 1970 dhe fillimi i 1980, askush nuk mund t’i imagjinonte rreziqet dhe dëmet që do të sillte një mendësi e tillë dhe ky lloj ideologjie reaksionare për Iranin.
Kanë kaluar mbi katër dekada që nga ato ditë. Irani vazhdon të vuajë nga largimi i elitave dhe i trurit, dhe një pjesë e konsiderueshme e kapitalit të çmuar njerëzor të vendit janë larguar dhe vazhdojnë të largohen nga atdheu i tyre çdo ditë për shkak të politikave reaksionare të regjimit në pushtet, dhe e ndërtojnë jetën e tyre në shtete të tjera.
Statistikat e tharjes së trurit në Iran
Në një intervistë për të përditshmen shtetërore Shargh më 23 gusht, Mohhammadreza Zafarghandi, kreu i Këshillit Mjekësor të regjimit, tha se gjatë vitit të shkuar, 3,000 aplikacione i ishin dërguar kësaj organizate nga mjekë që dëshironin të emigronin në shtete të tjera.
Zafarghandi ia atribuoi shtimin e aplikacioneve për emigrim orareve të gjata të punës, distancimit nga familja, zgjatjes së periudhës së studimit, pagave të ulëta, dhe problemeve të tjera të ngjashme me këto.
Edhe pse këto çështje janë të pamohueshme, në një pjesë tjetër të komenteve të tij, Zafarghandi nxjerr në pah arsyen kryesore të largimit të mjekëve nga Irani. Liderët e regjimit duhet “ta dinë se individët, të diplomuarit, dhe sidomos të rinjtë e shoqërisë, janë të gatshëm të emigrojnë drejt vendeve të tjera ku i vlerësojnë më shumë.”
Por Ali Tajernia, këshilltar i lartë i kreut të Këshillit Mjekësor të regjimit, pati thënë në janar se mbi 3,000 mjekë ishin larguar nga Irani, duke shtuar se numri i saktë i mjekëve të emigruar mund të jetë shumë më i lartë pasi ka rreth 400 dentistë iranianë që punojnë vetëm në një provincë të Kanadasë!
Mbi 145,000 njerëz emigrojnë nga Irani çdo vit, nga të cilët 105,000 janë me diplomë universitare, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shkencave e Iranit në 2020-ën.
Përfaqësuesi i bazës së bio-mbrojtjes të regjimit: Rusia prodhon 2 milion vaksina sputnik në muaj në Iran, por i merr të gjitha! (Agjencia e lajmeve ISNA, 4 shtator 2021)
Guvernatori i Tuyserkan: Për shkak të kushteve të koronavirusit, varreza aktuale e qytetit do të mbushet plot në më pak se një vit. (Agjencia e lajmeve Mehr, 4 shtator 2021)
Universiteti i Shkencave Mjekësore Ibn Sina në Hamadan: Jemi duke i tranferuar një numër pacientësh me COVID-19 në një vend tjetër pranë Spitalit Beat për shkak të mbipopullimit. (Agjencia e lajmeve ISNA, 4 shtator 2021)
Spitali i Dëshmorëve në Dehloran: Nuk kemi asnjë shtrat boshpër pacientët me COVID-19. Po përballemi aktualisht me një mungesë vaksinash në provincë. (Mehr, 4 shtator 2021)
Taskforca Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit në Semnan: Ditë e Zezë e Koronavirusit; Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 pacientë me COVID-19. Ky është një rekord. (Mehr, 4 shtator 2021)
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të shtunën, më 4 shtator 2021, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 547 qytete ka shkuar mbi 404,900.
Njësitë e Rezistencës MEK festojnë përvjetorin e themelimit të MEK
6 shtatori shënon 56 vjetorin e Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit (PMOI/MEK), një organizatë e përkushtuar për çlirimin e Iranit nga tirania dhe diktatura, një organizatë që ka luftuar dy diktaturat e Shahut dhe mullahëve, një organizatë që nuk është dorëzuar në luftën e saj pavarësisht se kishte humbur më shumë se 120,000 anëtarë dhe simpatizantë të saj ndaj brutalitetit të regjimit.
Vitet e fundit, pavarësisht përpjekjeve të përhapura të regjimit për të demonizuar MEK -un, rrjeti i organizatës brenda Iranit, i njohur si Njësitë e Rezistencës, është zgjeruar dhe ka luajtur një rol të madh në udhëheqjen dhe organizimin e protestave mbarëkombëtare si Dhjetori 2017, Nëntori 2019 dhe Janari 2020.
MEK Resistance Units in Iran celebrate the 57th MEK foundation anniversary
Me afrimin e përvjetorit të themelimit të MEK -ut, Njësitë e Rezistencës e festuan rastin me aktivitetet e tyre. Kjo ndërsa çdo aktivitet për MEK -un në Iran dënohet rëndë. Njësitë e Rezistencës rrezikojnë jetën e tyre për të kryer aktivitete në mbështetje të MEK në Teheran, Isfahan, Shiraz, Tabriz, Mashhad, Ahvaz, Karaj, Saveh, Hamadan, Sari, Gorgan, Anzali, Babolsar, Tonekabon, Ramsar, Rudsar, Sarab, Gilan Perëndimor, Robat Karim, Shahriar, Varamin, Ardakan, Fouladshahr, Yazdanshahr, Sanandaj, Noshahr, Andimeshk, Ilam, Eslamshahr (Teheran), Qazvin dhe Shahrekord.
Njësitë e Rezistencës i bënë jehonë parullës, “Ne festojmë përvjetorin e 57 -të të themelimit të MEK -ut, ne anëtarët e Njësive të Rezistencës jemi gati për kryengritjen për të përmbysur regjimin.” Dhe në shumë vende të tjera, ndërsa mbanin stemën e MEK -ut ata brohorisnin me guxim “Përshëndetje për MEK -un, poshtë Khamenei dhe Raisi”.
Gjithashtu gjatë javës së kaluar, Njësitë e Rezistencës, përkujtuan sulmin e 1 shtatorit 2013 kundër 100 anëtarëve të fundit të MEK -ut në Kampin Ashraf, ku 52 banorë ishin të vrarë me gjakftohtësi dhe shtatë u morën peng.
MEK network in Iran honors martyrs of attacks against Camp Ashraf on September 1, 2013
Në vende të ndryshme të Teheranit, Njësitë e Rezistencës instaluan imazhe të 52 dëshmorëve dhe u zotuan të vazhdojnë rrugën e tyre për të çliruar Iranin dhe përmbysjen e regjimit të mullahëve. Gjithashtu, në qytete të tjera si Karaj, Esfarayen, Mashhahd, Shiraz, Isfahan, Nishabur, Lahijan, Gorgan, Arak, Qom, Hamadan dhe Gorgan, Njësitë e Rezistencës përkujtuan 52 dëshmorët e masakrës së Kampit Ashraf më 1 Shtator.
Ditët e fundit, autoritetet e Libanit kanë shpallur se kanë marrë dërgesën e tretë me karburant nga Irani. Ndërkohë, iranianët vuajnë nga ndërprerje të vazhdueshme të elektricitetit në mesin e përkeqësimit të krizës së Covid-19. Po pse? A nuk do ta shtonte kjo gjë edhe më shumë trazimin e shoqërisë apo izolimin ndërkombëtar të regjimit?
Më 19 gusht, AP raportoi “Lideri i grupit militant Hezbollah të Libanit tha të enjten se një anije-cisternë iraniane do të lundrojë drejt Libanit ‘brenda pak orësh.’” Kjo ishte dërgesa e parë e karburantit nga Irani në Liban.
AP tha se “kjo dërgesë, e organizuar nga Hezbollahu i mbështetur nga Irani, do t’i shkelte sanksionet amerikane.
“Republika Islamike është e gatshme për të ndërtuar një central energjie në Liban,” tha të premten Mohammad Javad Firouznia, ambasadori i regjimit në Liban, sipas shtetërores Barkat News.
“Këto shpenzime po dalin nga xhepat e popullit iranian, ndërkohë që ndërprerjet e shumta të elektricitetit kanë shkaktuar probleme serioze për jetën dhe mirëqenien e tij,” shton Barkat News. Por në vend që ta zgjidhë krizën e ndërprerjeve të energjisë në Iran, Ministria e Energjisë e regjimit vetëm shpall “ndërprerje të planifikuara.”
Regjimi pretendon se nuk ka karburant të mjaftueshëm për centralet e energjisë, prandaj përdor naftë, e cila shkakton ndotje të ajrit, duke ndikuar edhe më negativisht tek problemet e frymëmarrjes të njerëzve, ndërkohë që rastet e infektimeve me Covid-19 po shtohen.
Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë në Iran ndikojnë negativisht tek jeta e përditshme e njerëzve dhe shtojnë numrin e viktimave nga Covid-19 për shkak të mos-funksionimit të pajisjeve të oksigjenit.
“Sipas Dr. Hamid Emadi, kreut të Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Spitalit Khomeini, këto ditë, ndërprerjet e energjisë kanë shkaktuar probleme pulmonare tek pacientët e diagnostikuar me Covid-19. Kjo sepse një nga trajtimet bazë për këta pacientë është përdorimi i pajisjes së oksigjenit,” pohoi e përditshmja shtetërore Jahan-e Sanat më 24 maj.
Krahas krizës së Covid-19, qytetarët kanë përjetuar vështirësi gjatë verës edhe për shkak të vapës së madhe.
Ndërprerjet e vazhdueshme të elektricitetit në Iran shkaktohen nga disa faktorë:
Regjimi konsumon një pjesë të madhe të elektricitetit të Iranit për të nxjerrë kriptomonedha.
Regjimi eksporton elektricitet jashtë vendit për të gjeneruar të ardhura.
Regjimi pretendon se nuk ka karburant të mjaftueshëm për centralet e energjisë, kështu që ose duhet të përdorë naftë, që është një substancë tejet ndotse, ose populli duhet të durojë ndërprerjet e energjisë.
Regjimi iranian i dërgon karburant Libanit me afrimin e vjeshtës dhe dimrit, dhe dimrin e kaluar e ka lënë popullin iranian të vuajë nga i ftohti. Më 12 janar, në tetë provinca pati ndërprerje të gjera dhe të njëpasnjëshme. Këto ndërprerje të energjisë u shtrinë edhe në shtatë provinca të tjera, konkretisht Gilan, Alborz, Khorasan Qendror, Mashhad, Markazi, Semnan, Qom, dhe Ardabil.
Hassan Nasrallah: 'as long as Iran has money, Hezbollah has money'
Gjithashtu, populli iranian është dëshmitar i faktit që regjimi po ia plaçkit pasuritë kombëtare dhe po e lë atë në varfëri e kriza të tjera. Kështu, urrejtja ndaj regjimit shtohet. Gjatë protestave, populli e ka nënvizuar shumë herë që “as për Gazan, as për Libanin, jeta ime vetëm për Iranin,” duke i kundërshtuar politikat luftënxitëse të regjimit.
Dërgimi i karburantit në Liban nuk është zgjidhje afatgjatë për problemet e Hezbollahut. Populli e refuzon gjithashtu propagandën e regjimit se nuk ka burime të mjaftueshme për ta ndihmuar popullin e vet në mesin e krizës së Covid-19.
Si rrjedhojë, mund të thuhet pa frikë se Teherani gjendet në një rrugë pa krye, dhe këto hapa nuk do t’i zgjidhin krizat e tij të brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare, por vetëm sa do t’i përkeqësojnë ato.
Një nuse akoma fëmijë u vra nga një anëtar i familjes më 30 gusht në Lorestan, Irani perëndimor. Sipas ligjeve të regjimit iranian, ata që kryejnë vrasje për nder janë të përjashtuar nga dënimet e gjata.
Agjencia shtetërore e lajmeve Rokna shkroi se vajza 14-vjeçare u identifikua si Mobina Suri.
“14-vjeçarja Mobina ishte martuar kohët e fundit me një klerik të ri. Kishte zëra për të dhe një djalë tjetër, “tha një vendas për Rokna. Vendasit thanë se anëtarët e familjes së burrit të Mobina e vranë atë nga dyshimi dhe fanatizmi.
“Dikush i kishte thënë babait të Mobinës se një person kishte hyrë në shtëpinë e tyre në mes të natës. Burri i Mobina ishte në shtëpi kështu që kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Këto thashetheme bënë që xhaxhallarët, vëllai i saj, dhe babai i burrit të saj të planifikonin vrasjen e saj, “tha një tjetër vendase.
Vendasja shtoi se ata e mbytën atë me shallin e saj për të thënë më vonë se ajo kishte kryer vetëvrasje.
“Ata thonë se një nga anëtarët e familjes së Mobina e vrau atë, dhe kjo është arsyeja pse familja e saj nuk ngriti akuza,” tha vendasja.
Policia arrestoi burrin e Mobinës, i cili ishte gjithashtu kushëriri i saj. Sipas raportit të policisë, ajo ishte 16 vjeç.
“Trupi i 16-vjeçares Mobina u gjet në një kopsht,” tha Mahdavi Kia, një zyrtar i policisë. Kia tha se burri i saj u arrestua me akuzat për vrasje, edhe pse ai e mohon atë dhe thotë se ajo bëri vetëvrasje. Një zyrtar i policisë krahinore njoftoi se vrasja ishte për shkak të mosmarrëveshjeve familjare.
Nuset akoma fëmijë janë viktima të vrasjeve të nderit për shkak të martesave të detyruara, ndërsa ato nuk kanë arritur pjekurinë mendore. Gratë ndëshkohen për “turp” të shkaktuar ndaj familjeve të tyre. Ata që kryejnë vrasje për nder u jepen 10 vite burg ose më pak.