Friday, March 29, 2024

Largimi i kapitalit njerëzor nga Irani

An increasing number of college graduates and educated individuals are fleeing Iran seeking a better life abroadNjë numër gjithnjë e më i madh të diplomuarish dhe individësh të arsimuar po largohen nga Irani në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit

Politikat shkatërrimtare të regjimit iranian e kanë bërë fenomenin e tharjes së trurit një rutinë të përditshme. Mjekët, infermierët, inxhinierët, dhe elita të tjera po largohen nga Irani në kërkim të një jete më të mirë në shtete të tjera.

Dilema e tharjes së trurit në Iran nuk është thjesht çështje e të sotshmes apo të djeshmes. Që pas marrjes së pushtetit, regjimi i mullahëve ka ndjekur politika të tilla që nuk u kanë lënë zgjedhje tjetër shumë sektorëve të shoqërisë së Iranit, përfshirë profesionistët, të arsimuarit, etj., veçse të emigronin në shtete të tjera.

Khomeini dhe largimi i kapitalit njerëzor

Pas revolucionit të 1979-ës, opozita iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) vuri në dukje tharjen e trurit në Iran dhe protestoi kundër tiranisë dhe represionit të Liderit Suprem të regjimit Ruhoall Khomeini. Si përgjigje, në nëntor 1979,  Khomeini e shpërfilli plotësisht këtë temë dhe bëri komente absurde.

“Monafeghin (PMOI) thonë se elitat po largohen. Në djall të venë! Ata që janë të arsimuar, që flasin për shkencë e qytetërim, le të ikin,” pati thënë ai në atë kohë.

“Universitetet dhe këto profesione kanë qenë rrënja e të gjitha fatkeqësive që i kanë rënë njerëzimit deri më sot…” pati thënë Khomeini më 18 dhjetor 1980.

Të bie në mendje ISIS kur dëgjon fjalë të tillë në kohën e sotme. Por atëherë kur ishte fundi i viteve 1970 dhe fillimi i 1980, askush nuk mund t’i imagjinonte rreziqet dhe dëmet që do të sillte një mendësi e tillë dhe ky lloj ideologjie reaksionare për Iranin.

Kanë kaluar mbi katër dekada që nga ato ditë. Irani vazhdon të vuajë nga largimi i elitave dhe i trurit, dhe një pjesë e konsiderueshme e kapitalit të çmuar njerëzor të vendit janë larguar dhe vazhdojnë të largohen nga atdheu i tyre çdo ditë për shkak të politikave reaksionare të regjimit në pushtet, dhe e ndërtojnë jetën e tyre në shtete të tjera.

Statistikat e tharjes së trurit në Iran

Në një intervistë për të përditshmen shtetërore Shargh më 23 gusht, Mohhammadreza Zafarghandi, kreu i Këshillit Mjekësor të regjimit, tha se gjatë vitit të shkuar, 3,000 aplikacione i ishin dërguar kësaj organizate nga mjekë që dëshironin të emigronin në shtete të tjera.

Zafarghandi ia atribuoi shtimin e aplikacioneve për emigrim orareve të gjata të punës, distancimit nga familja, zgjatjes së periudhës së studimit, pagave të ulëta, dhe problemeve të tjera të ngjashme me këto.

Edhe pse këto çështje janë të pamohueshme, në një pjesë tjetër të komenteve të tij, Zafarghandi nxjerr në pah arsyen kryesore të largimit të mjekëve nga Irani. Liderët e regjimit duhet “ta dinë se individët, të diplomuarit, dhe sidomos të rinjtë e shoqërisë, janë të gatshëm të emigrojnë drejt vendeve të tjera ku i vlerësojnë më shumë.”

Por Ali Tajernia, këshilltar i lartë i kreut të Këshillit Mjekësor të regjimit, pati thënë në janar se mbi 3,000 mjekë ishin larguar nga Irani, duke shtuar se numri i saktë i mjekëve të emigruar mund të jetë shumë më i lartë pasi ka rreth 400 dentistë iranianë që punojnë vetëm në një provincë të Kanadasë!

Mbi 145,000 njerëz emigrojnë nga Irani çdo vit, nga të cilët 105,000 janë me diplomë universitare, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shkencave e Iranit në 2020-ën.