Friday, March 29, 2024

Iran: Numri Tronditës i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 404,900

Përfaqësuesi i bazës së bio-mbrojtjes të regjimit: Rusia prodhon 2 milion vaksina sputnik në muaj në Iran, por i merr të gjitha! (Agjencia e lajmeve ISNA, 4 shtator 2021)

  • Guvernatori i Tuyserkan: Për shkak të kushteve të koronavirusit, varreza aktuale e qytetit do të mbushet plot në më pak se një vit. (Agjencia e lajmeve Mehr, 4 shtator 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore Ibn Sina në Hamadan: Jemi duke i tranferuar një numër pacientësh me COVID-19 në një vend tjetër pranë Spitalit Beat për shkak të mbipopullimit. (Agjencia e lajmeve ISNA, 4 shtator 2021)
  • Spitali i Dëshmorëve në Dehloran: Nuk kemi asnjë shtrat boshpër pacientët me COVID-19. Po përballemi aktualisht me një mungesë vaksinash në provincë. (Mehr, 4 shtator 2021)
  • Taskforca Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit në Semnan: Ditë e Zezë e Koronavirusit; Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 pacientë me COVID-19. Ky është një rekord. (Mehr, 4 shtator 2021)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të shtunën, më 4 shtator 2021, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 547 qytete ka shkuar mbi 404,900.