Irani arreston familjarët e protestuesve të rënë në qytetin e trazuar jugperëndimor, në përvjetorin e dytë të protestave të nëntorit

Iran arrests families of fallen protesters in restive SW city on second November protests anniversaryRegjimi iranian ka rritur presionin ndaj familjeve të protestuesve të vrarë, në përvjetorin e dytë të protestave mbarëkombëtare të nëntorit që tronditën vendin.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, forcat e sigurisë kanë arrestuar një numër personash gjatë ditëve të fundit në Iranin jugperëndimor për të mos lejuar që familjarë dhe iranianë të tjerë të mblidheshin te varret e protestuesve të vrarë për të nderuar kujtimin e tyre.

Farzaneh Ansarifar-in, motrën e 28-vjeçarit Farzad Ansarifar, i cili u qëllua dhe u vra në Behbahan të Iranit jugperëndimor gjatë protestave të nëntorit 2019, e kanë arrestuar për pak kohë dhe i kanë bërë presion për ta anuluar ceremoninë përkujtimore për vëllain e saj. Përveç kësaj, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë Behbahan ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se rruga që të çon në varrezat e qytetit është në ndërtim e sipër.

Në deklaratë thuhej se “rruga është e bllokuar” dhe se “deri në një njoftim të dytë,” i gjithë transporti në këtë rrugë, përfshirë shkuarjen në varreza, do të jetë i ndaluar.

Burimet lokale thonë se rruga është shkatërruar një javë para përvjetorit të parë të protestave.

Masakra e 1988-ës në Iran: Dëshmia e Mahmoud Royaei në Gjyqin ndaj Hamid Noury-t në Shqipëri

Të martën u zhvillua seanca e tridhjetë e nëntë e gjyqit ndaj Hamid Noury-t, një funksionar i burgjeve iraniane i cili është akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë. Noury ka qeë në burgun Gohardasht në kohën e kësaj masakre. Në vitin 2019, ai u burgos në Suedi.

Pesë seancat e fundit të gjyqit të Noury-t janë zhvilluar në Shqipëri. Pas 34 seancave në Suedi, vendi i zhvillimit të gjyqit u transferua me kërkesë të prokurorëve në Shqipëri, ku banojnë mijëra anëtarë të Muxhahedin-e Khalq (MEK). Anëtarët e MEK ishin objektivi kryesor i masakrës së vitit 1988 ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë anembanë Iranit.

Në seancën e së martës në Gjykatën e Rrethit Durrës, dëshmoi Mahmoud Royaei, ish i burgosur politik dhe anëtar i MEK-ut. Royaei ka kaluar dhjetë vite në burg. Ai është një nga të mbijetuarit e masakrës së 1988-ës.

Irani dënon me burg gazetarin për publikimin e ngjarjes së vrasjes për nder në qytetin perëndimor

Iran sentences journalist to prison for publishing honor killing case in western cityNjë gazetar iranian është dënuar me 27 muaj burg dhe i është ndaluar të ushtrojë profesionin e gazetarit për faktin se ka publikuar rastin e një vrasjeje për nder në Kuhdasht të Iranit perëndimor.

Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat e Njeriut, gazetari është identifikuar si 36-vjeçari Gholamhossein Ghalandari (Sina). Sina ka qenë i pari që ka publikuar lajmin për Mobina Suri-n në profilin e tij në Telegram. Mobina, një nuse fëmijë, u vra nga bashkëshorti i saj më 30 gusht në Lorestan të Iranit perëndimor. Mobina ishte e martuar me një klerik të ri dhe një banor vendas ka thënë se anëtarët e familjes së burrit të Mobinës e kanë vrarë atë nga dyshimi dhe fanatizmi për shkak të thashethemeve rreth saj dhe një djali tjetër. Burri i saj u arrestua, por u lirua pas 11 ditësh.

Sina u gjykua nga Dega 102 e Gjykatës Penale në Kuhdasht dhe u akuzua për “publikim gënjeshtrash”, si dhe iu ndalua ushtrimi i profesionit të gazetarit, krahas dënimit me 27 muaj burg. Sina ka qenë i arrestuar edhe më parë.

 

Iran: 1000 Ish të Burgosur Politikë Betohen se do ta Vazhdojnë Luftën për Liri 

Iran Protests 1,000 Former Political Prisoners Attend Conference

Znj. Maryam Rajavi:

  • Flakët e kryengritjes së përgjakshme të nëntorit 2019 nuk janë shuar dhe nuk do të shuhen kurrë. Ato do të vazhdojnë derisa organizatorët dhe autorët e të gjitha masakrave të ndiqen penalisht dhe derisa fashizmi fetar në Iran të përmbyset.
  • Mullahët nuk mund t’i fshehin më gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, dhe shtrembërimi i identiteteve të të burgosurve politikë të masakruar, anëtarë të MEK, nga Ministria famëkeqe e Inteligjencës dhe bashkëpunëtorët e saj ka dështuar.

 

Në një event të zhvilluar në Ashraf-3, ku banojnë mijëra anëtarë të lëvizjes kryesore opozitare të Iranit, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), pjesëmarrësit, duke përfshirë 1000 të burgosur politikë nën regjimet e mullahëve dhe të Shahut, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta thyejë heshtjen e tij për sa i përket masakrës së 1988-ës dhe kryengritjes së nëntorit 2019, si dhe bënë thirrje për ndjekjen penale të autorëve të të dy masakrave, duke përfshirë liderin suprem të regjimit iranian, Ali Khamenei, dhe presidentin e tij Ebrahim Raisi.

Pjesëmarrësit bënë homazhe në kujtim të 30,000 të burgosurve politikë të masakruar në vitin 1988 dhe 1,500 protestuesve të vrarë gjatë kryengritjes së nëntorit 2019. Disa ish të burgosur politikë folën në këtë event dhe rrëfyen përvojat e tyre të tmerrshme gjatë kohës që ishin në robëri.

Event u drejtua nga Znj. Masoumeh Malek Mohammadi, një nga zyrtaret e MEK-ut e cila ka kaluar gati pesë vjet në burg.

“Në verën e vitit 1988 u krye masakra më e madhe ndaj të burgosurve politikë në historinë bashkëkohore,” tha Znj. Mohammadi, duke shtuar: “Në programin e sotëm do të hedhim një vështrim të shkurtër mbi faktet dhe përmasat e këtij krimi të tmerrshëm, si dhe të tregojmë një imazh të rezistencës së PMOI-së. Viktimat e këtij krimi ishin fëmijët më të qytetëruar, vetëmohues dhe të nderuar të popullit iranian, të cilët u varën në grupe pas mureve të betonit, në korridoret e vdekjes të burgjeve të ndryshme”.

Ky event u zhvillua njëkohësisht me transferimin në Shqipëri të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Stokholm ndaj një zyrtari të regjimit klerikal për rolin e tij në masakrën e vitit 1988.

E gjithë gjykata e rrethit të Stokholmit është zhvendosur në portin shqiptar të Durrësit, me kërkesë të prokurorisë, në mënyrë që të dëgjojë dëshmitë e dëshmitarëve që do të merren në pyetje deri më 18 nëntor, dëshmitarë të cilët janë të gjithë anëtarë të MEK dhe banojnë në Ashraf 3 pranë Durrësit.

Duke dhënë një shpjegim për këtë vendim të rrallë, kryegjyqtari suedez i çështjes së Noury-t tha më 26 tetor: “Me gjithë vështirësitë dhe sfidat e transferimit, ne e morëm këtë vendim duke marrë parasysh domethënien dhe rëndësinë e dëshmive të paditësve që ndodhen në Shqipëri. Nisur nga rëndësia e këtyre dëshmive për çështjen, të gjashtë gjyqtarët, dy prokurorët, dhe avokatët e paditësve do të vijnë të gjithë në Shqipëri”.

Irani dënon burrin dhe gruan me fshikullim për marrëdhënie jashtëmartesore në Teheran

Iran sentences man and woman to flogging for extramarital relationship in TehranImage from file

Gjykata Penale e Teheranit dënoi dje një burrë dhe një grua me 99 goditje me kamxhik secilin për marrëdhënie jashtëmartesore. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Rokna, gruaja është identifikuar si 37-vjeçarja Mahtab dhe burri si një shofer i quajtur Sasan.

Rasti ishte denoncuar nga bashkëshorti i Mahtabit, i cili punon si portier. Sipas raportit, gruaja ka thënë se burri e kishte shantazhuar duke e fotografuar, por ai e ka mohuar këtë dhe ka thënë se marrëdhënia ishte konsensuale.

Ky nuk është një rast i izoluar. Më 7 nëntor, Gjykata Penale e Teheranit dënoi me vdekje 27-vjeçaren Meisam dhe 33-vjeçaren Sareh për lidhje jashtëmartesore. Ata u akuzuan për “tradhti bashkëshortore” dhe dënimi i tyre u konfirmua nga Gjykata e Lartë e Iranit.

Më 4 nëntor, Gjykata Penale në Tabriz, në veriperëndim të Iranit dënoi një të burgosur politik, Mohammad Mardi, me tre muaj burg dhe 74 goditje me kamxhik. Mohammad u akuzua për “prishje të rendit publik”. Gjyqi i tij u zhvillua në mungesë të tij pasi ai ishte i shtruar në spital.

Më 3 nëntor, Gjykata Revolucionare e Teheranit dënoi aktivistin për të drejtat e punëtorëve, Kamyar Fakour, me burg, rrahje me kamxhik dhe një gjobë për “publikimin e gënjeshtrave për të keqinformuar opinionin publik” dhe “prishje të rendit publik”. Kamyar u dënua me 50 goditje me kamxhik, tetë muaj burg dhe një gjobë prej 15 milionë toman (540 dollarë).

Regjimi iranian është një nga shtetet e pakta që ende përdor dënime poshtëruese, edhe pse të gjitha konventat ndërkombëtare të të drejtave civile dhe politike e kanë ndaluar përdorimin e dënimeve çnjerëzore si ekzekutimi dhe fshikullimi.

Më shumë se 100 “shkelje” dënohen me fshikullim sipas ligjit iranian. Këto vepra penale përfshijnë vjedhjen, sulmin fizik, vandalizmin, shpifjen dhe mashtrimin. Ato përfshijnë gjithashtu akte që nuk duhet të kriminalizohen, si tradhëtia bashkëshortore, marrëdhëniet intime midis burrave dhe grave të pamartuara, “shkelja e moralit publik” dhe marrëdhëniet seksuale konsensuale midis personave të të njëjtit seks.

 

Iran: Gjyqi në Shqipëri i Ish-Zyrtarit të Burgjeve dhe Dëshmitë Tronditëse të Anëtarëve të MEK

Trial-of-Hamid-Noury-the-Executioner-of-the1988-Massacre-at-the-Durres-Court-in-Albania-November-10-2021-minNë Shqipëri u zhvillua të premten seanca e 37-të e gjyqit të ish-funksionarit të burgjeve iraniane, Hamid Noury. Ishte seanca e tretë që mbahet në këtë vend ballkanik, në kuadër të një procesi gjyqësor që po ndiqet nga drejtësia suedeze. Ndryshimi i përkohshëm i vendit të zhvillimit të gjyqit u kërkua nga prokurorët për të dëgjuar dëshmitë e shtatë dëshmitarëve okularë që banojnë në Shqipëri, në Ashraf 3, një qytezë e themeluar nga anëtarë të mërguar të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Procedurat pritet të rikthehen në Stokholm pas javës së ardhshme, dhe gjyqi aktualisht është planifikuar të përfundojë në prill.

Dëshmitë e banorëve të Ashraf 3 konsiderohen të rëndësishme kryesisht sepse MEK ka qenë objektivi kryesor në masakrën ndaj 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën, masakër në të cilën Noury ka marrë pjesë.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka zhvilluar një numër konferencash në muajt e fundit për të sjellë më shumë vëmendje ndaj këtij krimi dhe për të nxitur ndjekjen penale ndërkombëtare të autorëve të njohur të tij. Aktualisht, Noury është i vetmi person që po përballet me ndjekje penale për rolin e tij në këtë masakër, dhe ky rol dyshohet se është shumë më i vogël sesa ai i luajtur nga zyrtarë të  tjerë më të lartë. Më kryesori midis këtyre është presidenti i regjimit iranian, Ebrahim Raisi, i cili u inaugurua në gusht pikërisht në kohën kur filloi gjyqi ndaj Noury-t.

Raisi thuhet se është një nga katër zyrtarët që ishin pjesë e “komisionit të vdekjes” të Teheranit, komision i cili kishte për detyrë të implementonte një fetva në lidhje me MEK, të lëshuar nga themeluesi i regjimit dhe udhëheqësi i parë suprem, Ruhollah Khomeini. Ai dekret fetar i shpallte anëtarët e grupit kryesor opozitar të vendit si fajtorë për “armiqësi kundër Zotit” dhe si të tillë, të dënueshëm me vdekje. Udhëzimet e Khomeinit drejtuar komisionit të vdekjes ishin që të “asgjësonin menjëherë armiqtë e Islamit”.

Kjo gjuhë është cituar nga ekspertë të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar në konferencat e NCRI-së të mbajtura kohët e fundit, si argument për të mbështetur thirrjen që t’i kërkohet llogari Raisi-t për gjenocid. Akuza e gjenocidit është përmendur nga anëtarë dhe mbështetës të MEK-ut këtë javë, në komentet për mediat jashtë gjykatës shqiptare, si dhe në një tubim të veçantë të mbajtur në Ashraf 3 për të përkujtuar viktimat e masakrës së 1988-ës dhe për të ndarë histori mes të mbijetuarve që nuk janë duke marrë pjesë drejtpërdrejt në gjyqin ndaj Noury-t. Ndërkohë, ata që po marrin pjesë kanë ndarë rrëfime po aq të gjera të përvojave të tyre, disa prej të cilave vënë në dukje ndërveprime personale me Raisi-n si dhe me Noury-n.

Të enjten, Majid Saheb Jam rrëfeu se i kujtohej që e kishte parë Noury-n në burgun Gohardasht duke thirrur të burgosurit për ekzekutim në grup. Të premten, Asghar Mehdidzadeh dha një dëshmi të ngjashme, duke vënë në dukje se në një rast ai kishte kaluar pesë ditë radhazi në “korridorin e vdekjes” dhe kishte parë të burgosurit që i nxirrnin jashtë në grupe nga 10 deri në 15, afërsisht 15 herë në ditë. Të dy këta dëshmitarë treguan se shumë të burgosur detyroheshin t’i shihnin shokët e tyre tek vareshin. Saheb Jam madje tregoi se kishte qenë subjekt i një ekzekutimi të rremë, si një nga të paktët të burgosur politikë që nuk kishin marrë dënim me vdekje nga komisioni i vdekjes.

Kjo dëshmi konfirmoi se Noury ishte i përfshirë drejtpërdrejt në atë ekzekutim të rremë, pasi ai kishte urdhëruar disa të burgosur të rreshtoheshin përballë trekëmbëshit para se t’i rikthente papritur në qelitë e tyre. Histori si kjo nënvizojnë faktin se Noury është akuzuar jo vetëm për pjesëmarrje në ekzekutimet masive, por edhe për torturimin e të burgosurve politikë si gjatë masakrës së vitit 1988, ashtu edhe gjatë gjithë karrierës së tij si zyrtar burgu. Shumë nga dëshmitarët në gjyqin e tij kanë theksuar se keqtrajtimi i tyre kishte filluar të intensifikohej muaj të tërë përpara se masakra të fillonte seriozisht.

Asghar Mehdidzadeh raportoi se kishte parë pjesëmarrjen e Noury-t në torturimin e të burgosurve të tjerë, si dhe ishte viktimizuar nga ai personalisht. Në një rast disa muaj para masakrës, ai e kishte parë Noury-n “duke i dërguar një pjesë të të burgosurve më të rinj në oborr” në dimër dhe “i detyronte ata të zvarriteshin në tokë në atë të ftohtë”. Më pas, në kulmin e masakrës në fillim të gushtit, Mehdidzadeh e kishte parë Noury-n në mesin e disa zyrtarëve që sulmuan qelinë ku ai po mbahej në izolim dhe e nxorën jashtë, me sy të lidhur, për ta torturuar pasi e kishin akuzuar se ishte “ende i vendosur në mbështetjen e tij” për MEK-un.


Përvjetori i protestave të mëdha në Iran është një shans që bota të flasë

MEK, NCRI, IRGC, KhameneiIran, protesta në nëntor 2019

Ky muaj shënon përvjetorin e dytë të protestave të mëdha në Iran. Në mesin e nëntorit 2019, banorët e afro 200 qyteteve dhe qytezave iraniane morën pjesë në një kryengritje mbarëkombëtare që përmbante slogane si “vdekje diktatorit” dhe gjeste të tjera mbështetjeje për ndryshimin e regjimit.

Menjëherë, forcat e sigurisë të regjimit u urdhëruan të hapnin zjarr mbi turmat e atyre protestuesve, duke vrarë 1500 në pak ditë dhe duke shkaktuar një goditje më të gjerë që do të shihte aktivistë të panumërt të torturuar gjatë një periudhe disa mujore.

Kreu i gjyqësorit në atë kohë, dhe si rrjedhim mbikëqyrësi përfundimtar i gjithë asaj torture, ishte Ebrahim Raisi, një gjykatës klerik që i kishte shërbyer regjimit duke justifikuar një gamë të gjerë shkeljesh të të drejtave të njeriut menjëherë pas revolucionit të 1979-ës.Në verën e vitit 1988, Raisi u bë një nga katër zyrtarët që u ulën në “komisionin e vdekjes” të Teheranit, i cili u ngarkua me zbatimin e një fetvaje nga Udhëheqësi Suprem i atëhershëm Ruhollah Khomeini.

Raisi dhe kolegët e tij morën në pyetje mijëra të burgosur politikë për pikëpamjet dhe përkatësitë e tyre politike, më pas urdhëruan ekzekutimin e përmbledhur të kujtdo që konsiderohej si jo mjaftueshëm besnik ndaj regjimit dhe kështu, sipas fjalëve të Khomeinit, fajtor për “armiqësi kundër Zotit”.

Diplomati i Iranit akuzohet për një atentat në Norvegji

Iranian-Embassy-Oslo-Norway-min Ambasada iraniane, Oslo, Norvegji

Një shtetas libanez dhe një ish-diplomat i lartë iranian në ambasadën e regjimit në Oslo janë akuzuar për përfshirje në vrasjen e një botuesi norvegjez. Lajmi është një tjetër kujtesë e zymtë e rreziqeve që paraqet rrjeti i spiunazhit dhe terrorizmit të Teheranit në Evropë.

Sipas Korporatës Norvegjeze të Transmetimeve (NRK), Kripos, Shërbimi Kombëtar i Hetimit Kriminal të Norvegjisë ka hetuar rastin e vrasjes së William Nygaard për 12 vjet që nga rifillimi i hetimit në 2009.

Nygaard ishte ish-kreu i kompanisë botuese norvegjeze Aschehoug dhe ish-kryetar i Korporatës Norvegjeze të Transmetimeve që ishte përgjegjëse për botimin e edicionit norvegjez të romanit të Salman Rushdie, Vargjet Satanike.

william-nygaard-norwegian-publisher William Nygaard, botues norvegjez

Bazuar në një fetva nga Ruhollah Khomeini, themeluesi i regjimit iranian dhe Udhëheqësi i parë Suprem, kundër Salman Rushdie, Nygaard u vu në shënjestër në vitin 1993 nga disa fanatikë për botimin e romanit të Rushdie.

 

Të mbijetuarit e masakrës së 1988 dëshmojnë në gjykatën e Durrësit – Pjesa e tretë  

Të premten, më 12 nëntor në Durrës ka vazhduar seanca e 37-të e gjyqit të Hamid Noury-t, zyrtar i burgjeve iraniane. Hamid Noury ​​mbahet përgjegjës për torturimin e të burgosurve dhe ekzekutimet jashtëgjyqësore të vitit 1988.

Autoritetet suedeze e kishin arrestuar tashmë Nourin më 9 nëntor 2019.Gjatë dy viteve të fundit, Hamid Noury ​​mohoi përfshirjen e tij në shkeljet e të drejtave të njeriut, veçanërisht në masakrën e 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe mbështetës të opozitës muxhahedine, MEK.Megjithatë, gjatë dëshmive të tyre në dy seancat e fundit, ish të burgosurit politikë Mohammad Zand dhe Majid Mehdizadeh theksuan rolin e Hamid Noury-t në shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut, veçanërisht në ekzekutimet e vitit 1988.

“Ata më çuan në një dhomë që u përdor më vonë për ‘Komisionin e Vdekjes’. Ai [Noury] ishte atje dhe ndryshoi vendimin tim,” dëshmoi Mohammad Zand në gjykatë më 10 nëntor. “Kam kuptuar Nasserian [emri i njohur si Mohammad Moghisseh] ishte zyrtari gjyqësor i burgut dhe Hamid Noury ​​ishte shefi i stafit të tij.

“Kur na dërguan në burgun e Gohardashtit, gardianët na cuan në një korridor, një repart pothuajse bosh, dhe gardianët qëndruan në radhë për të krijuar një tunel për të burgosurit. Ndërsa të burgosurit kalonin përmes tunelit njerëzor, rojet i rrahën me shkopinj dhe shkop gome”, tha Saheb Jam në dëshminë e tij më 11 nëntor.

“Unë u befasova kur pashë [Hamid Noury] atje,” tha ai. Mehdizadeh e kishte parë më parë Noury-n në burgun Evin, ku ky i fundit shërbente si roje normale burgu, duke i çuar të burgosurit në banjë, dhoma torturash dhe në pushim. “E kisha parë më shumë se dhjetë herë në Evin,” vazhdoi Mehdizadeh.

Dëshmon i mbijetuari i masakrës së 1988 Asghar Mehdizadeh

Gjatë seancës së 37-të të gjyqit të Hamid Noury-t, Asghar Mehdizadeh, një ish i burgosur politik që kaloi 13 vjet në burgje të ndryshme për mbështetjen ndaj MEK-ut, dha dëshminë e tij.

Veçanërisht, z. Mehdizadeh është një nga pak të mbijetuarit e “Sallës së vdekjes”, ku xhelatët i merrnin të burgosurit për t’i varur.Për këtë arsye, z. Mehdizadeh kishte informacione të detajuara për mizoritë e autoriteteve iraniane, duke përfshirë Hamid Noury, gjatë ekzekutimeve masive të vitit 1988.“Pranë qelisë sime në izolim, pashë dritat e disa qelive të tjera të ndezura. E thirra të parën nga dritarja. Ai u prezantua.

Ai ishte Hadi Mohammadnexhad. I thashë edhe emrin tim. Ai tha: ‘Asghar, më çuan në sallën e vdekjes. Ata bëjnë intervist dhe kërkojnë bashkëpunim me inteligjencën; kushdo që refuzon do të ekzekutohet të nesërmen”, tha z. Mehdizadeh në dëshminë e tij.“Të nesërmen në mëngjes, dy roje erdhën për mua dhe më thanë të vishesha.

Kur iu afrova sallës së vdekjes, pashë se kishte një turmë të burgosurish. Në një moment, pyeta një të burgosur se çfarë po ndodhte. Më tha: ‘Është hera e parë që vjen këtu?’ Unë i thashë po. Ai u përgjigj: “Prit, do të të cojnë fillimisht për të të treguar skenën e ekzekutimeve”.

Roja më çoi në sallën e vdekjes, kujton Mehdizadeh

 “Roja që më kishte sjellë më thirri dhe më çoi në sallën e vdekjes. Përmes një fije drite poshtë syve të cilët mi kishin mbuluar, pashë shumë kufoma në një skenë aty në sallë. Më mbajtën disi larg skenës. Kur më hapën sytë më ra të fikët nga ajo që pashë”, shpjegoi z. Mehdizadeh. Ai tregoi se si ajatollahët dhe agjentët e tyre synonin të ‘zhduknin’ MEK-un.

“Unë thashë me vete, Zot, çfarë po ndodh këtu?” kujton Mehdizadeh. “Pashë 12 mbështetës të MEK-ut që qëndronin në një karrige, secili me një litar rreth qafës. Isha dëshmitar se pranë tyre ishin trupat e tjerë të dëshmorëve, këmbët e të cilëve u kapën nga gardianët dhe u nxorrën zvarrë jashtë sallës”.

Masakra e 1988 e të burgosurve politikë në Iran: rrëfimet e dëshmitarëve okularë, Asghar Mehdizadeh 

Ndërsa gjyqi vazhdonte, disa dëshmitarë të masakrës së 1988 dhe familje të viktimave u mblodhën para gjykatës në Durrës dhe folën për median për krimet e regjimit iranian kundër anëtarëve dhe disidentëve të MEK-ut.“Në të njëjtën kohë, anëtarët e MEK-ut në Ashraf 3 mbajtën një protestë në kujtim të viktimave të masakrës së 1988-ës.

The 1988 Massacre of Political Prisoners in Iran: Eyewitness Accounts, Asghar Mehdizadeh

Gjatë kësaj ceremonie, shumë të burgosur politikë folën dhe treguan histori për mizoritë që ndodhën në burgjet e Iranit. Vlen të përmendet se qindra ish të burgosur politikë ndodhen tani në Ashraf 3 dhe shumë prej tyre ishin të përgatitur për të dëshmuar në gjykatën e Stokholmit. Për shkak të kufizimeve në kohë, vetëm disa u pranuan si paditës në këtë çështje,” raportoi website i MEK.

 

Gjykata e formuar në Londër mes shtytjeve për ta vënë Iranin para përgjegjësisë

Të mërkurën, një Gjykatë Popullore filloi në Londër me synimin për të hetuar shtypjen e regjimit iranian ndaj protestave mbarëkombëtare që u zhvilluan dy vjet më parë.

Veprimtaria u organizua bashkërisht nga organizata si “Drejtësi për Iranin”, “Të drejtat e njerëzimit Iran”, dhe “Bashkë kundër dënimeve me vdekje”.

Gjyqi është planifikuar të vazhdojë deri të dielën, në prag të dyvjetorit të shpërthimit të kryengritjes anti-regjim të nëntorit 2019, kohë gjatë së cilës 45 dëshmitarë do të paraqesin prova. Një deklaratë publike e gjetjeve të gjykatës pritet në fillim të vitit 2022 dhe ka të ngjarë të përfshijë rekomandime për ndjekjen ndërkombëtare të përgjegjësisë për 133 zyrtarë iranianë të cilët janë identifikuar në mënyrë eksplicite se kanë një rol në goditjen e protestave.

Disa organizata që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në këto procese kanë lëshuar gjithashtu deklarata ditët e fundit duke tërhequr vëmendjen për përvjetorin e kryengritjes dhe duke dënuar jo vetëm shtypjen fillestare të regjimit, por edhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për të frikësuar dhe mbyllur gojën dëshmitarëve okularë dhe familjet e të vrarëve nga forcat e sigurisë.