Friday, March 29, 2024

Irani arreston familjarët e protestuesve të rënë në qytetin e trazuar jugperëndimor, në përvjetorin e dytë të protestave të nëntorit

Iran arrests families of fallen protesters in restive SW city on second November protests anniversaryRegjimi iranian ka rritur presionin ndaj familjeve të protestuesve të vrarë, në përvjetorin e dytë të protestave mbarëkombëtare të nëntorit që tronditën vendin.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, forcat e sigurisë kanë arrestuar një numër personash gjatë ditëve të fundit në Iranin jugperëndimor për të mos lejuar që familjarë dhe iranianë të tjerë të mblidheshin te varret e protestuesve të vrarë për të nderuar kujtimin e tyre.

Farzaneh Ansarifar-in, motrën e 28-vjeçarit Farzad Ansarifar, i cili u qëllua dhe u vra në Behbahan të Iranit jugperëndimor gjatë protestave të nëntorit 2019, e kanë arrestuar për pak kohë dhe i kanë bërë presion për ta anuluar ceremoninë përkujtimore për vëllain e saj. Përveç kësaj, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë Behbahan ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se rruga që të çon në varrezat e qytetit është në ndërtim e sipër.

Në deklaratë thuhej se “rruga është e bllokuar” dhe se “deri në një njoftim të dytë,” i gjithë transporti në këtë rrugë, përfshirë shkuarjen në varreza, do të jetë i ndaluar.

Burimet lokale thonë se rruga është shkatërruar një javë para përvjetorit të parë të protestave.