Thirrjet “Vdekje Khamenei, vdekje diktatorit, përshëndetje Rajavi”Forcat e Sigurisë Shtetërore vendosin në gatishmëri 20,000 persona vetëm në Teheran
Pavarësisht kërcënimeve nga gjyqësori i regjimit klerikal dhe Forca e Sigurisë Shtetërore (SSF), të rinjtë sfidues në Teheran dhe qytete të tjera anembanë Iranit dogjën postera dhe manekinë të Khomeini, Khamenei dhe Ebrahim Raisi, gjatë festës së zjarrit, të mërkurën e kalendarit persian, e njohur si Charshanbe Suri.
Raportime për hedhjen e granatave zanore, djegien e fotove të Khameneit dhe Khomeinit, si dhe brohoritjet e sloganeve, të tilla si, “Vdekje Khamenei, mallkuar qoftë Khomeini, përshëndetje për Rajavi” janë marrë nga të paktën 75 qytete në 25 provinca.