Friday, September 22, 2023

Pikat kryesore të Raportit të Javaid Rehman.  Shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në Iran.

Sesioni i 49-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut u mbajt në Gjenevë, te enjten e 17 Marsit. Në raportin e tij drejtuar Kombeve të Bashkuara, Javaid Rehman, nje raportues Special i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, renditi një numër të madh te rasteve te shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Iran dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur për masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë dhe goditjen e kryengritjes se nëntorit 2019 si dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë sistematike.

Duke paraqitur raportin e tij të fundit (A/HRC/49/75) në OKB-në për të Drejtat e Njeriut ne seancen vjetore te Këshillit për Iranin, Raportuesi Special Javaid Rehman i bëri thirrje Shtetet Anëtare të OKB-së të kërkojnë llogari për masakrën e vitit 1988, duke deklaruar:

 Raportuesi Special i kërkon komunitetit ndërkombëtar të thërrasë për te dhene llogari në lidhje me ngjarjet emblematike të hershme që janë përballur me pandëshkueshmëri të vazhdueshme, duke përfshirë edhe ato zhdukjet e detyrueshme dhe ekzekutimet e përmbledhura e arbitrare të vitit 1988 dhe të protestave  te nëntorit 2019.

Pas prezantimit të raportit, disa shtete anëtare të OKB-së iu bashkuan thirrjes per mbajtjen e pergjegjesise per masakrën e 1988-ës.

Gjatë fjalëve të tij, Javaid Rehman tha: “Vitin e kaluar, të paktën 280 njerëz, duke përfshirë jo më pak se 10 gra, u ekzekutuan në Iran. Përveç dy të miturve të ekzekutuar të përmendur në raportin tim, një person është ekzekutuar edhe në sekret pa dijeninë e familjes së tij

Vitin e kaluar ne pamë një rritje të numrit të ekzekutimeve, raportuesi Special i OKB-së shtoi. “Shumë nga të ekzekutuarit ishin nga pakicat etnike, duke përfshirë 40 baluçi dhe më shumë se 50 kurdë. Dënimi me vdekje është gjerësisht duke u zbatuar, përfshirë edhe për ata që marrin pjesë në protesta. Procedurave gjyqësore u mungon qasja tek avokati dhe po merren rrëfimet e detyruara nën torture

Javaid Rehman vazhdoi: “Raporti im për Këshillin e të Drejtave të Njeriut përmend përdorimin e forcës vdekjeprurëse kundër tubimeve. Arsyeja e dy protestave ishte mungesa e ujit dhe mungesat elementare të mjeteve të jetesës. Në të dyja rastet, Irani pengoi aksesin dhe ndarjen në kohë të informacionit duke ndërprerë internetin. Në shkurt, parlamenti iranian miratoi një projekt-ligj në lidhje me sherbimin e internetit ,pavarësisht kundërshtimit të fortë nga shoqëria civile. Projektligji është një hap i madh drejt krijimit të një muri dixhital në Iran që në mënyrë efektive e ndërpret vendin nga interneti global.

Në raportin e tij drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Javid Rahman theksoi gjithashtu: “Shembuj të tjerë kanë qenë zhdukjet e dhunshme në shkallë të gjerë dhe ekzekutimet në terren të disidentëve politikë në 1981 dhe 1988, të cilat nuk janë objekt i ndonje hetimi apo auditimi deri më sot. Keto krime  duket se janë politika zyrtare te regjimit për të fshirë këto ngjarje nga kujtimet e njerëzve”.

“Struktura e qeverisjes dhe mungesa e një sistemi llogaridhënieje në Iran kanë krijuar një kulturë mosndëshkimi që përjetëson cikle dhune, si shkeljet e të drejtave të njeriut te cilat nuk kanë asnje pasoje për qeverinë apo autorët”, thuhet më tej në raport. “Duket se ka një politikë shtetërore për të frikësuar, ndjekin penalisht ose mbyllin gojën atye që kërkojnë përgjegjësi, drejtësi dhe të vërtetën. Një shembull i qartë i kësaj është burgosja e një Merjem Akbari Monfared për kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë për të afërmit e saj, të cilët ishin zhdukur me dhunë dhe  ekzekutuar në vitin 1988.”

Javaid Rehman shtoi, “Ka gjithashtu kërcënime dhe ngacmime per njerëzit Te cilet po kërkojne një proces gjyqësor për humbjen e anëtarëve të familjes së tyre pas rrëzimit të avionit ukrainas. Ose sulme dhe arrestime të familjarëve që kërkojnë drejtësinë dhe sqarimin e vendndodhjes së fëmijëve të tyre që u vranë gjatë protestave të nëntorit 2019 ose që më vonë përfunduan në burg.”

Duke përmendur shtypjen e dhunshme të protestave dhe kryengritjeve popullore, raporti i Javed Rehman për Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë gjithashtu: Filluan protestat në provincën Khuzestan dhe më pas u përhap në zona të tjera, duke përfshirë Isfahan, Lorestan, Azerbajxhanin Lindor, Teheranin dhe Karajin dhe quhet si “Kryengritja e të eturve”. Dëshmitë, fotot dhe videot tregojnë se përdorimi i gjerë i forcës kundër protestuesve, shumë prej të cilëve i përkasin popullsise arabe. Forcat e sigurisë, forcat kundër kryengritjes dhe oficerët me rroba civile gjuajten me municione të vërteta

Raportuesi Special i OKB-së i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që regjimi iranian te mbajë përgjegjësi për rastet që përfshijnë mosndëshkimin e përhershëm, duke përfshirë zhdukjet me forcë, ekzekutimet arbitrare në terren në vitin 1988 dhe vrasjet që u zhvillua gjatë dhe pas kryengritjes së nëntorit 2019.

Jashtë selisë së OKB-së në Vjenë, iranianët dhe mbështetësit e Organizates Muxhahedine-e-Khalq kishin organizuar një tubim, duke demonstruar fotografitë dhe raportet e më shumë se katër dekadave të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran.