Sunday, January 29, 2023

Iran: Mediat duhet të thyejnë heshtjen e tyre në lidhje me të burgosurat femra të MEK

Nga e majta në të djathtë: Parastoo Moini, Zahra Safie, Forough Taghipur, Marzieh Farsi

Keqtrajtimi i grave nga regjimi iranian është i njohur. Regjimi mizogjen në Teheran ka dërguar mijëra gra iraniane në trekëmbësh dhe agjentët e saj kanë torturuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe shumë vazhdojnë të ngacmojnë gratë në rrugë.

Në mënyrë të veçantë, shumë media jashtë Iranit kanë qenë mjaft selektive rreth  raporteve te tyre për gjendjen e rëndë të të burgosurve politik femra.

Ky fakt u nënvizua nga Leyla Mirghafari, një aktiviste për të drejtat e grave, në nje intervistë me radion Farda më 11 mars 2022. Në intervistën e saj, Mirghafari ankohet për mungesën e mbulimit mediatik për të burgosurat politike femra, kryesisht ata të lidhur me Muxhahedinet-e Khalq (PMOI/MEK).

Unë mendoj se ne duhet t’i konsiderojmë të burgosurit e MEK-ut më shumë sesa mbështetësit e  monarkisë. E ndava qelinë me Zahra Safaie, Marzieh Farsi, Prastoo Moeini, dhe Forough Taghipur. Ata morën kërcënime me vdekje dhe u ngacmuan brenda burgut. Por duke qenë se janë mbështetës të MEK-ut, nuk kam parë shumë media te mbulojne  situatën e tyre”, tha ajo.

Orientimi politik i dikujt është një faktor kyç që mediat kryesore ti japin të  burgosurit mbulimin e duhur, dhe kjo është shumë e dëmshme,” shtoi ajo.

Për vite me radhë, regjimi iranian ka vendosur të gjitha mjetet në dispozicion të tij qe te demonizojnë opozitën e saj kryesore, MEK-un, dhe te shtrembërojnë opinionin publik.Media e regjimit  shtetërore janë përpjekur të minojnë besueshmërinë e MEK-ut në një përpjekje për të penguar njerëzit të bashkohen në radhët e saj. Mungesa e mbulimit mediatik të burgosurve te  MEK-ut I lejojnë Teheranit të vazhdojë krimet e tij kundër të burgosurve të grupit.