
Mahsa, një vajzë 22-vjeçare nga Saqqez në provincën Kurdistan, u arrestua më 13 shtator në Teheran me pretekstin e “mbulimit jo të duhur” dhe sipas dëshmitarëve okularë, u rrah rëndë nga policia. Ajo hyri në koma dhe fotografia e saj në repartin e kujdesit intensiv të spitalit u bë virale. Vdekja e Mahsa mishëron vuajtjet e grave iraniane nën sundimin e teokracisë në 43 vitet e fundit. Ajo shkaktoi protesta në shoqërinë e paqëndrueshme të Iranit, ku njerëzit vuajnë nga kriza ekonomike e vendit për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë së regjimit, si dhe për shkak të katër dekada shtypje.
Të hënën, më 19 shtator 2022, në ditën e katërt të protestave, tregtarët e pazareve dhe dyqanxhinjtë në Saqqez, Mahabad, Sanandaj, Oshnavieh, Bukan, Marivan, Kamyaran, Paveh, Baneh, Sardasht, Piranshahr, Urmia, Javanrud dhe Divandareh mbyllën dyqanet e tyre. Aksioni u zhvillua pavarësisht paralajmërimeve dhe kërcënimeve të bëra nga forcat shtypëse.
Njëkohësisht, në shumicën e këtyre qyteteve, njerëzit organizuan protesta. IRGC hapi zjarr dhe hodhi gaz lotsjellës në Divandareh, Saqqez dhe Sanandaj dhe sulmoi protestuesit. Nga të dhënat e para, disa persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur. Duke thirrur “Mos kini frikë, ne jemi të gjithë bashkë”, “Saqqezi nuk është vetëm”, ata hodhën gurë dhe u përballën me guxim me forcat shtypëse.
Në Divandareh, njerëzit goditën forcat sulmuese duke i detyruar shumë prej tyre të ikin. Zhurmat e armëve u dëgjuan në qytet për disa orë. Në shumë qytete të provincës Kurdistan, përfshirë Sanandajn, një numër të rinjsh u arrestuan. Regjimi e ka mbyllur ose e ka ngadalësuar internetin.
- Në Mashhad, protestuesit i vunë flakën një makine policie dhe përzunë një autobus që transportonte forca represive. Njerëzit brohorisnin “Udhëheqësi ynë budalla, është turpi ynë”.
- Protestuesit e rinj në qytetin verior Rasht mbyllën rrugët, i vunë flakën motoçikletave të forcave të sigurisë dhe brohorisnin: “Udhëheqësi ynë budalla, është turpi ynë”, “Khamenei është një vrasës, sundimi i tij është i pavlefshëm”. Një autobus që transportonte forca represive u përmbys nga protestuesit.
- Në Kerman, protestuesit u përleshën me njësitë speciale kundër trazirave në sheshin Azadi, të cilat hodhën gaz lotsjellës. Një e re ka mbetur e plagosur rëndë dhe një person po i bënte frymëmarrje artificiale për ta mbajtur në jetë. Demonstruesit brohorisnin “Khamenei është vrasës, sundimi i tij është i pavlefshëm”.
- Në Teheran, u zhvilluan demonstrata në pjesët qendrore të qytetit dhe njerëzit brohorisnin slogane si vdekje Khameneit, vdekje diktatorit, mos ki frikë, mos ki frikë, ne jemi të gjithë bashkë.
- Në qytetin verior Sari, gjatë marshimit, të rinjtë thërrisnin “Khamenei është vrasës, sundimi i tij është i pavlefshëm”.
- Të rinjtë e Kermanshah thërrisnin vdekje diktatorit. Ata u përplasën me policinë dhe bllokuan rrugën duke djegur kosha plehrash dhe objekte të tjera. Në një nga përballjet, ata përmbysën makinën e agjentëve të regjimit të veshur si civilë. Policia hapi zjarr ndaj personave të paarmatosur.
- Në Karaj, populli mori nën kontroll një autobus policie. Ata thërrisnin “Fitorja është e jona.”
- Në Sanandaj të rinjtë bllokuan rrugët dukë djegur sende të ndryshme.
- Në Urmia, demonstruesit u përleshën me forcat kundër kryengritjes. Njerëzit e pakënaqur protestuan para zyrës së guvernatorit. Mercenarët e regjimit qëlluan në ajër me automatik. Populli thërriste “I paturp, i paturp”
- Në Shiraz, forcat e policisë donin të arrestonin një të ri demonstrues, por u sulmuan nga protestues të tjerë të cilët e liruan të riun.







Banorët e Sanandaj dhe Saqqez vazhdojnë për të dytën natë rradhazi ndërkohë që i bashkohen edhe qytete të tjera



Më 15 shtator, Mahsa Amini, një vajzë 22-vjeçare, humbi jetën pasi u dhunua rëndë ndërsa ishte nën arrest nga policia e moralit për shkak se nuk ishte “mbuluar në mënyrë të duhur”. Vdekja tragjike e Mahsa është maja e ajsbergut e kushteve të padurueshme të grave në Iran nën sundimin e mizogjinisë.
Regjimi iranian po kërkon vazhdimisht lëshime nga fuqitë perëndimore, ndërsa ato përpiqen të frenojnë përpjekjet e regjimit klerikal për zotërim të armëve bërthamore. Për fat të mirë, komuniteti ndërkombëtar nuk ka treguar gatishmëri për t’iu dorëzuar ultimatumeve të këtij regjimi, të cilat përfshijnë kërkesat për mbylljen e menjëhershme të dosjes mbi dimensionet e mëparshme ushtarake të programit bërthamor të Iranit, si dhe heqjen e etiketimit terrorist për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.
Protesta e banorëve të Saqezit në funeralin e Mahsa Aminit
Të mërkurën, një grup prej 21 ish-ministrash të qeverisë që përfaqësojnë 16 vende të ndryshme evropiane lëshuan një deklaratë duke kritikuar planin e qeverisë belge për të liruar një terrorist të dënuar iranian si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me regjimin klerikal.
Thirrje “Vdekje Khamenei, do të vras këdo që vrau motrën time”
Maryam Rajavi bën thirrje për zi publike për Mahsa (Zhina) Amini

Parku Parnian në Bulevardin Ferdows (majtas) dhe Boostan Andisheh në rrugën Shariati (djathtas) në Teheran, kryeqyteti i Iranit
Më 16 shtator, në kryeqytetin belg Bruksel, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit mbajti një konferencë shtypi për të prezantuar një libër të ri, “Terrorizmi Diplomatik, Anatomia e Terrorit Shtetëror të Iranit”, duke ofruar një përshkrim të plotë të komplotit terrorist kundër Iranit të Lirë ne Samitin Botëror në qershor 2018 pranë Parisit.