Iran – Raport Ekskluziv Nga Burgu Qarchak: “Gratë as nuk Ekzistojnë Këtu”

634

Më 15 shtator, Mahsa Amini, një vajzë 22-vjeçare, humbi jetën pasi u dhunua rëndë ndërsa ishte nën arrest nga policia e moralit për shkak se nuk ishte “mbuluar në mënyrë të duhur”. Vdekja tragjike e Mahsa është maja e ajsbergut e kushteve të padurueshme të grave në Iran nën sundimin e mizogjinisë.

Një raport i fundit i publikuar nga Shoqëria e të Drejtave të Njeriut e Iranit (IranHRS), zbulon disa informacione dënuese rreth gjendjes së mjerueshme të të burgosurave femra në burgun Qarchak në Varamin, afër Teheranit. Burgu, i cili në vetvete është një vend për ndëshkimin e të burgosurve, ka një nënndarje për ndëshkimin më të ashpër të të burgosurve.

“Nëse gratë e burgosura nuk u binden rregullave të burgjeve, ato transferohen në sanatoriumin Aminabad. Të dënuarat me vdekje ekzekutohen fshehurazi, të burgosurat vuajnë nga uria dhe nga mungesa e higjienës”, thuhet në raport.

Raporti erdhi nga një ish e burgosur e burgut Qarchak, e larguar së fundmi nga Irani, e cila ka treguar përvojën e saj të tmerrshme. Ajo tha: “Pas një apo dy muajsh në Qarchak, harron se dikur ke pasur një jetë të zakonshme! Aty bëhet një jetë primitive”.

E mbijetuara nënvizon se burgu Qarchak është një magazinë e madhe dhe e pabanueshme e kthyer në burg.

Pavarësisht nga shtypja e regjimit, gratë iraniane kanë shfaqur një vendosmëri në rritje jo vetëm për të arritur statusin e barabartë në Iran, por për të luajtur një rol udhëheqës në luftën e popullit për demokraci. Gratë në Rezistencën Iraniane janë pjesë e udhëheqjes së lëvizjes. Gjatë protestave të mëdha në Iran në vitet e fundit, gratë e guximshme iraniane kanë qenë në vijën e parë të frontit, duke udhëhequr bashkatdhetarët e tyre.

Veprimet e guximshme të grave iraniane përmbushin vërtet atë që shkrimtari dhe poeti i famshëm francez Lous Aragorn ka thënë dikur: “Gratë janë e ardhmja e njerëzimit.”