Protestat shpërthyen në Iran më 16 shtator pas vrasjes brutale të Mahsa Amini nga policia e moralit e regjimit. Vrasja e Mahsas ka shkaktuar shumë bujë në regjimin dhe mediat e tij shtetërore.
Mahsa, një vajzë 22-vjeçare nga Saqqez në provincën Kurdistan, u arrestua më 13 shtator në Teheran me pretekstin e “mbulimit jo të duhur” dhe sipas dëshmitarëve okularë, u rrah rëndë nga policia. Ajo hyri në koma dhe fotografia e saj në repartin e kujdesit intensiv të spitalit u bë virale. Vdekja e Mahsa mishëron vuajtjet e grave iraniane nën sundimin e teokracisë në 43 vitet e fundit. Ajo shkaktoi protesta në shoqërinë e paqëndrueshme të Iranit, ku njerëzit vuajnë nga kriza ekonomike e vendit për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë së regjimit, si dhe për shkak të katër dekada shtypje.
Të hënën, më 19 shtator 2022, në ditën e katërt të protestave, tregtarët e pazareve dhe dyqanxhinjtë në Saqqez, Mahabad, Sanandaj, Oshnavieh, Bukan, Marivan, Kamyaran, Paveh, Baneh, Sardasht, Piranshahr, Urmia, Javanrud dhe Divandareh mbyllën dyqanet e tyre. Aksioni u zhvillua pavarësisht paralajmërimeve dhe kërcënimeve të bëra nga forcat shtypëse.
Njëkohësisht, në shumicën e këtyre qyteteve, njerëzit organizuan protesta. IRGC hapi zjarr dhe hodhi gaz lotsjellës në Divandareh, Saqqez dhe Sanandaj dhe sulmoi protestuesit. Nga të dhënat e para, disa persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur. Duke thirrur “Mos kini frikë, ne jemi të gjithë bashkë”, “Saqqezi nuk është vetëm”, ata hodhën gurë dhe u përballën me guxim me forcat shtypëse.
Në Divandareh, njerëzit goditën forcat sulmuese duke i detyruar shumë prej tyre të ikin. Zhurmat e armëve u dëgjuan në qytet për disa orë. Në shumë qytete të provincës Kurdistan, përfshirë Sanandajn, një numër të rinjsh u arrestuan. Regjimi e ka mbyllur ose e ka ngadalësuar internetin.
- Në Mashhad, protestuesit i vunë flakën një makine policie dhe përzunë një autobus që transportonte forca represive. Njerëzit brohorisnin “Udhëheqësi ynë budalla, është turpi ynë”.
- Protestuesit e rinj në qytetin verior Rasht mbyllën rrugët, i vunë flakën motoçikletave të forcave të sigurisë dhe brohorisnin: “Udhëheqësi ynë budalla, është turpi ynë”, “Khamenei është një vrasës, sundimi i tij është i pavlefshëm”. Një autobus që transportonte forca represive u përmbys nga protestuesit.
- Në Kerman, protestuesit u përleshën me njësitë speciale kundër trazirave në sheshin Azadi, të cilat hodhën gaz lotsjellës. Një e re ka mbetur e plagosur rëndë dhe një person po i bënte frymëmarrje artificiale për ta mbajtur në jetë. Demonstruesit brohorisnin “Khamenei është vrasës, sundimi i tij është i pavlefshëm”.
- Në Teheran, u zhvilluan demonstrata në pjesët qendrore të qytetit dhe njerëzit brohorisnin slogane si vdekje Khameneit, vdekje diktatorit, mos ki frikë, mos ki frikë, ne jemi të gjithë bashkë.
- Në qytetin verior Sari, gjatë marshimit, të rinjtë thërrisnin “Khamenei është vrasës, sundimi i tij është i pavlefshëm”.
- Të rinjtë e Kermanshah thërrisnin vdekje diktatorit. Ata u përplasën me policinë dhe bllokuan rrugën duke djegur kosha plehrash dhe objekte të tjera. Në një nga përballjet, ata përmbysën makinën e agjentëve të regjimit të veshur si civilë. Policia hapi zjarr ndaj personave të paarmatosur.
- Në Karaj, populli mori nën kontroll një autobus policie. Ata thërrisnin “Fitorja është e jona.”
- Në Sanandaj të rinjtë bllokuan rrugët dukë djegur sende të ndryshme.
- Në Urmia, demonstruesit u përleshën me forcat kundër kryengritjes. Njerëzit e pakënaqur protestuan para zyrës së guvernatorit. Mercenarët e regjimit qëlluan në ajër me automatik. Populli thërriste “I paturp, i paturp”
- Në Shiraz, forcat e policisë donin të arrestonin një të ri demonstrues, por u sulmuan nga protestues të tjerë të cilët e liruan të riun.