Vrasja e Mahsa Amini nxit protestë në Universitetin e Teheranit

683

Murder of Mahsa Amini incites protest at Tehran UniversityBanorët e Sanandaj dhe Saqqez vazhdojnë për të dytën natë rradhazi ndërkohë që i bashkohen edhe qytete të tjera

Gratë marrin pjesë gjerësisht në protesta në të gjithë qytetet

Studentët në Universitetin e Teheranit marshuan për të protestuar kundër vrasjes mizore të Mahsa Amini nga agjentët shtetërorë të të ashtuquajturës Patrulla e Udhëzimit. Studentet vajza morën pjesë gjerësisht në vijën e parë të protestës në kampusin e Universitetit të Teheranit.

Protesta e studentëve të Universitetit të Teheranit të dielën, 18 shtator 2022, pasoi protestat e zemëruara në Saqqez dhe Sanandaj një natë më parë.

Murder of Mahsa Amini incites protest at Tehran University

Studentët e Universitetit të Teheranit marshuan dhe zunë hapësira publike duke mos pranuar të lëviznin në shenjë proteste kundër vrasjes së Mahsa Amini nga patrulla

Protestat kundër vrasjes së Mahsa Aminit vazhduan për të dytën ditë në Saqqez dhe Sanandaj me thirrjet “Vdekje Khameneit” dhe “Vdekje diktatorit”.

Njerëzit kanë dalë edhe në rrugët e Karaj, Gohardasht dhe Mahabad me thirrjet “vdekje diktatorit” pas vrasjes së Mahsa Amini në Teheran nga forcat e sigurisë shtetërore.

Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj civilëve të paarmatosur në Sanandaj dhe konfrontimet vazhdojnë edhe në kohën e publikimit të këtij raporti.

Murder of Mahsa Amini incites protest at Tehran University

Gratë e guximshme të Sanandaj morën pjesë gjerësisht në protestat për vrasjen e Mahsa Amini

Murder of Mahsa Amini incites protest at Tehran University

Të shtunën, më 17 shtator, banorët e Saqqez, vendlindja e Mahsa Aminit, nisën protestat e tyre që në mëngjes herët dhe vazhduan deri në orët e vona të natës.

Forca e Sigurisë së Shtetit ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit. Forcat me motora kanë sulmuar banorët e Saqqezit. Ata ishin të pajisur edhe me mjete kundër trazirave.