E Diel, 24 Korrik 2016
NCRI – Regjimi iranian shkatërroi 100.000 antena dhe marrës satelitore të dielën, si pjesë e një goditje së gjerë kundër pajisjeve të ndaluara, njoftuan mediat shtetërore.
Ceremonia e shkatërrimit u zhvillua në Teheran në prani të Mohammad Reza Naghdi, kreu i milicisë së Basij së regjimit iranian, i cili paralajmëroi ndikimin e televizioneve satelitore në shoqëri.
“E vërteta është se shumica e kanaleve satelitore … devijojnë moralin dhe kulturën e shoqërisë,” tha ai në këtë ngjarje, sipas Basij News.











