Thursday, March 28, 2024

Regjimi Iranian arreston 11 të krishterë në bastisjen e një shtëpi kishë.

E Premte, 19 Gusht 2016

NCRI – regjimi fundamentalist Irani arrestoi një grup që praktikonte fenë krishtere javën e kaluar në një shtëpi kishë në qytetin Isfahanit, Irani qendrore.
Në total janë arrestuar 11 krishter gjatë bastisjes të premten e kaluar më 12 gusht. bastisja u krye nga agjentët e zbulimit me veshje normale dhe të armatosur, sipas dëshmitarëve okularë.

Dhjetë nga të arrestuarit janë identifikuar si Amin Ahanin, Mohammad Alyasi, Fatemeh Amini, Edmund Haçaturian, Mohammad Malek Khatai, Mohsen Khoobyari, Arash Qodsi, Hamed Sepidkar, Samaneh Shahbazi-Largët dhe Maryam Zonubi. ende nuk është identifikuar personi i njëmbëdhjetë i arrestuar.

Ata u morën në furgona nga agjentët e sigurisë të armatosur me pistoleta dhe mbanin në dorë një radio marrëse.
Libra dhe literaturë e krishterë u konfiskuan nga shtëpia kishë.
Nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen aktuale të burgosurve.
Regjimi mullahët ka shtuar shtypjen ndaj pakicave të popullsisë të krishtere në Iran.
Regjimi arrestoi një numër të krishterëve të Iranian në ditën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar në një shtëpi kishë në qytetin e Shirazit, Irani jugorë.
Grupi i të krishterëve iranianë u mblodhën më 25 dhjetor për të festuar Krishtlindjet, kur agjentët e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit iranian bastisën shtëpinë kishën .
Agjentët e armatosur MOIS kanë bërë bastisjen më të madhe të vendit dhe kanë konfiskuar artikuj dhe satelitet personal, sipas raporteve të dëshmitarëve ocularë, të cilët gjithashtu than se agjentët kishin një sjellje “fyese” ndaj të ndaluarve.
Muajin e kaluar, në konferencen vjetore të rezistencës Iraniane për “Iranin e Lirë” në Paris, rreth 80 krerë të kishave nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një deklaratë duke shprehur shqetësimin e thellë mbi ndalimin e të krishterëve në Iran dhe duke i bërë thirrje qeverive perëndimore që të kushtëzojë cdo përmirësim të marrëdhënieve me regjimin iranian në këmbimm të përmisimit të gjendjes së të drejtave të njeriut duke përfshirë edhe gjendjen e të krishterëve në Iran.
Gjithë Ipeshkvijtë, duke përfshirë John Pritchard, ish-Peshkopi i Oxford; Peshkopi i Stepney, Adrian Newman; Peshkopi i Selby, John Thomson; dhe Rachel Treweek, Peshkopi i Gloucester që është Kisha e peshkopit të parë dioqezan të Anglisë, dhe priftërinjtë kanë përsëritur se shtypja e të krishterëve në Iran është rritur gjatë mandatit të Hassan Rouhani.
Ata shtuan: “teokracia në qeverinë e Iranit është me të drejtë një burim i madh shqetësimi për organizatat dhe institucionet e të drejtave të njeriut me një interes të veçantë në mbrojtjen të drejtave të të krishterëve. .. Raportet nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Raportuesi Special i OKB për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, dhe Departamenti i Shtetit së SHBA gjithashtu tregojnë se shtypja e të krishterëve nuk ka vazhduar por është intensifikuar gjatë presidencës së Hassan Rouhani. “
Këta udhëheqës të krishterë ka përsëritur: “Në rrethana të tilla, ne i bëjmë thirrje të gjitha vendet perëndimore të konsiderojnë gjendjen e mjerueshme të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht gjendjen e dhimbshme të krishterëve dhe rritjen e shtypjes , në marrëdhëniet e tyre me Iranin. I bëjmë thirrje atyre që të vënë si kusht përmirësimin e marrëdhënieve duke kërkuar ndërprerjen e shtypjes së të krishterëve dhe ndalimin e ekzekutimeve”.