Sot është dita e 3 e grevës së urisë në Suedi e mbajtur për të tërhequr vëmendjen mbi masakrën e të burgosurve politikë në Iran

762

E Shtunë,13 Gusht 2016
NCRI – banorët iranianë në Suedi janë sot në ditën e 3 të grevës së uriesë tre-ditore në Stokholm, në solidaritet me viktimat e ekzekutimeve të fundit masive në Iran. Ata j i bëjnë thirrje qeverisë suedeze që respektimi i të drejtave të njeriut në Iran të jetë një prioritet kyç para se të përmisojë lidhjet me regjimin e mullahëve.

Pjesëtarë të komunitetit iraniano – Suedez filluan një grevë tre ditore të enjten në Mynttorget, Stokholm, për të nxjerrë në pah gjendjen alarmante të drejtave të njeriut në Iran dhe për të dënuar ekzekutimet e fundit masive të burgosurve politike Sunit në vend.

Një numër protestueshë janë në një grevë urie tre-ditore në solidaritet me të burgosurit politikë iranianë të cilët janë nën një presion të madh nga ana e regjimit duke iu mohuar trajtimi mjekësor, si një mjet për të ti torturuar ato.
Mbështetësit iraniano- suedez të grupit kryesor opozitar të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI ose MEK), po ashtu përkujtoi 28 vjetorin e masakrës së 30.000 të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran. Të burgosurit politikë ishin kryesisht të lidhur me PMOI (MEK).

Protestuesit në Stokholm i kërkojnë qeverisë suedeze që të njohë këtë masakër të vitit 1988 si një krim kundër njerëzimit dhe të veproi së bashku me Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara për të kërkuar ata që janë përgjegjës për këto krime dhe të sillen para drejtësisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Komuniteti iraniano-suedez i bënë thirrje qeverisë suedeze dhe Ministrit të Jashtëm Margot Wallström për të dënuar ekzekutimin e fundit në masë të burgosurve politikë sunit dhe për të rritur presionin ndaj regjimit të mullahëve për ndalimin e menjëhershëm të ekzekutimeve, torturave dhe arrestimeve arbitrare në Iran.

Më 2 gusht, regjimi ekzekutoi të paktën 25 të burgosur politike sunitë. Më 9 gusht ai vari një tjetrër të burgosur politik Mohammad Abdollahi.
Javën e kaluar, zonja Merjem Rajavi, presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, i përshkroi ekzekutimet në masë të burgosurve politikë sunit në burgun Gohardasht, të kryera në përvjetorin e masakrës së vitit 1988 të burgosurve politikë në Iran,si një krim të tmerrshme kundër njerëzimit. Regjimi është duke u përpjekurtë ndalojë atmosferëne e paqëndrueshme sociale dhe protesta popullore duke terrorizuar publikun, tha ajo.
Ka ardhur koha që Këshillin i të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe Këshillit i Sigurimit të OKB-së t’i jap fund heshtjen së tyre dhe për të sjellë rekordin e krimeve të regjimit iranian përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Ali Khamenei dhe udhëheqës të tjerë të regjimit, si dhe autorët e drejtpërdrejtë të këtyre krimeve duhet të sillen para drejtësisë, tha Maryam Rajavi.

Sweden : Three days hunger strike to commemorate the massacre of political prisoners