E hënë, 22 maj 2017
Maryam Rajavi: Zgjidhja përfundimtare e krizës rajonale qëndron në përmbysjen e regjimit Velayat-e Faqih në Iran
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, përshëndeti qëndrimet e miratuara nga Samiti Arabo-Islamik Amerikan përballë sjelljes së regjimit iranian, i cili ka dëmtuar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Botë. Ajo theksoi në veçanti deklaratën lidhur me nevojën për t’iu kundërvënë eksportit të terrorizmit dhe fundamentalizmit nga ana e regjimit klerikal, programit të tij të raketave balistike, ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera, si dhe rolin e tij shkatërrues rajonal dhe ndërkombëtar. Ajo i përshkroi qëndrimet si të domosdoshme për t’i dhënë fund terrorizmit, luftës dhe gjakderdhjes, dhe për rivendosjen e paqes dhe qetësisë.
Znj. Rajavi përsëriti se kundërshtimi i veprimeve dhe krimeve të regjimit klerikal duhet të ndiqet dhe të realizohet përmes masave praktike, veçanërisht duke shkëputur lidhjet me teokracinë qeverisëse, duke e përjashtuar atë nga organizatat ndërkombëtare, duke emërtuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si dhe Forcat e tjera ushtarake, paraushtarake dhe të sigurisë të lidhur me regjimin si organizata terroriste dhe duke i dëbuar ata nga rajoni.
Duke nënvizuar nevojën për përmendjen e menjëhershme të abuzimeve të tmerrshme të të drejtave të njeriut nga ana e regjimit iranian dhe masakrën e të burgosurve politikë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, zonja Rajavi vuri në dukje se në fjalimin e tij në konferencë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte i saktë kur deklaronte, “Viktimat që më gjatë kanë vuajtur nga regjimi iranian janë populli i tij”. Ajo gjithashtu përmendi vërejtjet e mbretit Salman të Arabisë Saudite, përmes të cilave Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta shprehu “respektin dhe vlerësimin” e tij për popullin iranian, duke shtuar, “Regjimi iranian ka udhëhequr terrorizmin global që nga revolucioni i Khomeinit deri tani”.