E premte, 19 maj 2017
NCRI – Në prag të zgjedhjeve presidenciale të Iranit, diplomati i shquar dhe ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton, në një intervistë ekskluzive me shërbimin Persian të Zërit të Amerikës, tha: Nëse në Iran ishin bërë zgjedhje të lira, Ajatollahët do të ishin humbësit .
John Bolton, ish-Nënsekretar i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare, në një intervistë më 17 maj tha: Mendoj se dallimi midis të moderuarve dhe ekstremistëve është një gënjeshtër, sepse për zgjedhje mund të kandidojnë vetëm ata që kalojnë ekzaminimin e Këshillit të Mbrojtësve dhe arrijnë miratimin e liderit suprem.