Ky është titulli i një deklarate të dorëzuar në Sesionin e 36 të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, që do të mbahet më 11-29 shtator 2017 në selinë evropiane të Kombeve të Bashkuara.
Deklarata e përbashkët me shkrim iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm nga France Libertés: Fondacioni Danielle Mitterrand, Shoqata Ndërkombëtare e Grave për të Drejtat e Njeriut, organizata joqeveritare me status të këshillueses special, Lëvizja kundër racizmit dhe për miqësi mes popujve.
Masakra e të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran: Koha për të vërtetën, drejtësinë, riparimin dhe garancitë e mos-përsëritjes
Shqetësimi i regjimit të Iranit rreth kontrollit të vendeve ushtarake
Nga stafi i NCRI-së
NCRI – Vërejtjet e reja të bëra nga Presidenti i SHBA kanë shkaktuar një valë shqetësimesh në regjimin e Iranit lidhur me Planin e Përbashkët gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA).
Nënkryetari i Iranit dhe Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike në një intervistë me revistën gjermane ” Spiegel”, të botuar më 8 gusht, deklaroi se Republika Islamike e Iranit do të ballafaqohet me çështje ekonomike, nëse do të shkelet marrëveshja bërthamore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara raporton mbi Situatën e të Drejtave të Njeriut në Iran
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i paraqiti Asamblesë së Përgjithshme raportin e Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Zj. Asma Jahangir
Në vijim janë fragmente të këtij raporti dhe artikuj relevantë, që shqyrtojnë shkeljen e të Drejtave të Njeriut veçanërisht masakrën e vitit 1988 të të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe simpatizantë të PMOI / MEK. Titujt për secilin artikull janë përzgjedhur nga ne, për të sqaruar përmbajtjen e secilit paragraf dhe nuk janë pjesë e raportit kryesor.
Autori i krimit:
Iran: Protestat përhapen në qytete të ndryshme të vendit
Njëkohësisht me demonstratën e banorëve të tërbuar të Banehit (në provincën e Kurdistanit), pati protesta në Teheran dhe qytete të tjera të vendit nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Në Teheran, qindra aktivistë të punës, shoferë të kompanisë së autobusëve dhe grupeve të tjera të punëtorëve, arsimtarëve dhe studentëve u mblodhën përpara parlamentit të regjimit duke bërë thirrje për lirimin e Reza Shahabit dhe të burgosurve të tjerë politikë. Reza Shahabi, një anëtar i bordit drejtues të Sindikatës së Transportit Urban, u fut në grevë urie më 18 gusht për të protestuar ndaj trillimit të akuzave të reja të gjyqësorit kundër tij dhe ri-arrestimit të tij. Tani po vuan një gjendje të tmerrshme pas grevës së urisë për afro një muaj.
Në një tubim të madh në Londër i bëhet thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të thyer heshtjen e saj për masakrën e vitit 1988 në Iran
Anëtarë të partive të ndryshme të parlamentit britanik dhe personalitetet politike u bashkuan me komunitetet anglo-iraniane nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar dhe i bënë thirrje qeverisë britanike të drejtojë krijimin e një komisioni të pavarur, për të hetuar ekzekutimet masive të 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988 dhe për ti nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Ata theksuan, se ka ardhur koha për t’i dhënë fund mosndëshkimit për zyrtarët iranianë, të cilët janë përgjegjës për abuzimet serioze të të drejtave të njeriut në vend.
IRAN: Shpërthejnë protesta dhe përleshje në qytetin perëndimor për vrasjen e hamenjve nga IRGC-ja
Në qytetin e Banehit (Iranin perëndimor) shpërthyen protesta për vrasjen dhe plagosjen e disa hamenjve nga anëtarët e Forcave të Sigurisë Shtetërore (policisë) dhe Gardës Revolucionare (IRGC -së) të regjimit iranian, gjatë disa muajve të fundit.
Një grup i madh banorësh të qytetit u mblodhën jashtë zyrës së guvernatorit të martën (5 shtator) dhe kërkuan fundin e sulmeve kundër këtyre punëtorëve të varfër, që përpiqen të jetojnë duke transportuar ngarkesa të rënda mbi shpatullat e tyre duke kaluar kufirin me Irakun dhe Turqinë. Një numër i dyqaneve dhe tregjeve u mbyllën në mbështetje të protestës.
Ekspertët e OKB-së të shqetësuar për gjendjen e të burgosurve politikë në grevë urie në Iran
Gjenevë (31 gusht 2017) – Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Asma Jahangir, shprehu sot shqetësimin e saj të thellë për gjendjen e një numri të burgosurish, që kanë qenë në grevën e zgjatur të urisë për të protestuar kundër transferimit të tyre në një seksion të sigurisë së lartë në burgun Rajai-Shahr në Karaj, në perëndim të Teheranit, dhe për trajtimin e tyre gjatë qëndrimit në paraburgim.
Iran: Vazhdojnë ekzekutimet masive dhe dënimet me vdekje
E hënë, 28 gusht 2017 20:23
Thirrje për të dënuar Teheranin, kushtëzim i marrëdhënieve me ndalimin e ekzekutimeve
Diktatura fetare që sundon në Iran vazhdon të japë dënime me vdekje dhe të kryejë ekzekutime. Numri i të burgosurve të ekzekutuar vetëm në muajin gusht ka arritur mbi 50.
Komiteti italian: Shpëtoni jetën e të burgosurve politikë në grevë urie në Iran
E hënë, 28 gusht 2017 17:20
Nga stafi i NCRI
NCRI – Komiteti i Parlamentit dhe Qytetarëve Italianë për një Iran të Lirë shpreh shqetësimin e thellë për kushtet e rëndë të 21 të burgosurve iranianë në grevë urie –
Grupi italian i të Drejtave të Njeriut. Fushatë në mbështetje të kërkesave të të burgosurve politikë të Iranit
E hënë, 28 gusht 2017
Komunikatë për shtyp nga Hands Off Kain, 27 gusht 2017
IRAN: Hands Off Kaini i bën thirrje qeverisë italiane të dëgjojë kërkesat e të burgosurve politikë në grevë urie në burgun e Karajit që protestojnë kundër kushteve çnjerëzore.
ROME – 27 gusht: Hands off Kain bashkohet me fushatën ndërkombëtare që mbështet kërkesat e të burgosurve politikë në burgun Raja’iShahr në Karaj. Të burgosurit filluan një grevë urie 27 ditë më parë dhe i bënë thirrje qeverisë italiane të veprojë në mënyrë që të respektohen të drejtat e njeriut.










