Friday, March 29, 2024

Kompanitë evropiane mund të sanksionohen nga SHBA-ja, pasi IRGC-ja drejton pjesën më të madhe të ekonomisë së Iranit

NCRI – E martë, 17 tetor 2017. Në një takim të organizuar nga Komiteti Belg i Parlamentarëve dhe Kryetarëve të Komunave për një Iran Demokrat në Parlamentin Belg, Alejo Vidal-Quadras, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar i Kërkimit të Drejtësisë (ISJ) dha një fjalim informativ rreth Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit të Iranit. Në një pjesë të fjalimit të tij ai tha:

Organizata jonë, Komiteti Ndërkombëtar i Kërkimit të Drejtësisë (ISJ), botoi një studim të gjerë mbi IRGC në fillim të këtij viti. E botuam në mars, ju mund t’i gjeni këto raporte në faqen tonë të internetit.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara e vendosën IRGC në listën e terroristëve. Ky ishte një lajm shumë i mirë dhe një hap shumë i rëndësishëm përpara. Populli i Iranit ose të paktën një pjesë e madhe e tij e pranon këtë me kënaqësi të madhe, pasi shumica e iranianëve me të vërtetë e urrejnë IRGC.

Në Evropë për shkak të interesave të mëdha tregtare të disa vendeve të mëdha dhe marrëdhënieve të ngushta të BE me Teheranin, qeveritë evropiane dëshirojnë të mos i zemërojnë mullahët dhe praktikisht kanë mbyllur sytë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. Kjo është moralisht e gabuar dhe strategjikisht e dëmshme dhe e rrezikshme.

Meqënëse IRGC tani është etiketuar si një organizatë terroriste e caktuar posaçërisht nga Thesari amerikan, kompanitë evropiane që tregtojnë me Iranin do të rrezikojnë seriozisht të sanksionohen nga SHBA, pasi IRGC-ja drejton pjesën më të madhe të ekonomisë së Iranit.

Unë besoj se duhet t’i paralajmërojmë qeveritë tona në Evropë për pasojat e lidhjeve të tyre tregtare me regjimin në Iran. Në vend që të merremi me këtë regjim të vjetër despotik, duhet të investojmë në Iranin e ardhshëm të lirë, duke ndihmuar popullin iranian të arrijë demokracinë.