Komiteti britanik për lirinë e Iranit përshëndet përfshirjen e IRGC-së në listën e terroristëve

346

Komiteti Parlamentar Britanik për një Iran të Lirë (BCFIF) në një deklaratë përshëndeti politikën e re të SH.BA-së ndaj regjimit iranian dhe përfshirjen e Gardës Revolucionare (IRGC) në listën e terroristëve.

Komiteti kërkoi mbështetje për luftën e popullit dhe Rezistencës iraniane për të vendosur lirinë dhe demokracinë në Iran.

Komiteti parlamentar britanik për Iranin e Lirë, në deklaratën e tij të nënshkruar nga bashkëkryetari i komitetit Lord Carlile dhe 30 përfaqësues të tjerë të shquar të të dy dhomave të Mbretërisë së Bashkuar nga të gjitha partitë, lidhur me futjen e Gardës Revolucionare në listën e terroristëve, njoftoi :

“Mbretëria e Bashkuar, dhe BE, tani duhet të bashkohen me këtë përpjekje dhe etiketojnë  IRGC në mbështetje të një strategjie koherente perëndimore për të sprapsur aktivitetet keqëdashëse të regjimit iranian në Lindjen e Mesme dhe represionin e brendshëm. Kjo është veçanërisht e justifikuar në dritën e një sulmi kibernetik nga Irani në parlamentin e Britanisë së Madhe që goditi shumë deputetë këtë verë “.