Friday, March 29, 2024

Zonja Rajavi përshëndet protestuesit në Teheran dhe në qytete të tjera, dhe i bën thirrje popullit dhe të rinjve për t’i mbështetur

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane, përshëndeti demonstruesit dhe manifestuesit që zunë sheshet në qytete të ndryshme, veçanërisht mijëra demonstrues të së dielës në Teheran, pasuritë e të cilëve janë vjedhur nga institucionet dhe fondacionet e lidhur me Gardën Revolucionare , gjyqësorin, policinë dhe agjencitë e tjera qeveritare.

Ajo tha se këto protesta të vazhdueshme dhe të palodhura janë një tregues i qartë i vullnetit të popullit iranian për të përmbysur regjimin e mullahëve që nuk ka bërë asgjë për popullin iranian përveç ekzekutimeve, torturës, brutalitetit dhe plaçkitjes.

Prania e grave të guximshme në ballë të protestave është tregues i zemërimit dhe dëshpërimit të madh të grave të atdheut tonë të prangosur ndaj të fashizmit fetar që sundon Iranin. Ajo gjithashtu tregon rolin e tyre udhëheqës për të çliruar Iranin dhe popullin iranian nga sistemi anti-islamik i Velayat-e Faqih.