Mijëra iraniano-amerikanë do të marrin pjesë në një tubim në mbështetje të ndryshimit demokratik në Iran, jashtë Kombeve të Bashkuara në New York të martën më 24 shtator 2019, në kohën e zhvillimit të seancës së përvitshme të Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Grupet e të Drejtave Njerëzore Nxisin OKB-në që t’i Kërkojë Llogari Regjimit Iranian për Masakrën e 1988-ës
Shkruar nga Hamideh Taati më 17 shtator 2019.
Grupe të shumta të të drejtave njerëzore me Status Konsultativ në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut i kanë bërë thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, që të mbështesë nisjen e një misioni të pavarur të gjetjes së fakteve lidhur me masakrën e mijëra të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran.
Senatori Cruz Nxit SHBA-në ta Rrisë Presionin mbi Regjimin Iranian pas Sulmit mbi Naftën Saudite
Senatori amerikan Ted Cruz, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit, në një deklaratë më 16 shtator 2019, ka nxitur administratën amerikane që ta rrisë presionin mbi regjimin iranian, pas sulmit me raketë të regjimit këtë fundjavë mbi objektet e naftës të Arabisë Saudite.
Grupet e të Drejtave Njerëzore Nxisin OKB-në që t’i Kërkojë Llogari Regjimit Iranian për Masakrën e 1988-ës
Shkruar nga Hamideh Taati më 17 shtator 2019.
Grupe të shumta të të drejtave njerëzore me Status Konsultativ në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut i kanë bërë thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, që të mbështesë nisjen e një misioni të pavarur të gjetjes së fakteve lidhur me masakrën e mijëra të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran.
Parlamentarët Britanikë e Nxisin Mbretërinë e Bashkuar që t’i Etiketojë IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës të Regjimit Iranian si Organizata Terroriste
Një Mocion i Hershëm mbi Iranin në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar nga deputetë të të dyja partive ka tërhequr vëmendjen në Parlament dhe mes ministrave britanikë e qarqeve politike e mediatike.
Iran: Zjarrvënie ndaj fotografive të AIi Khamenei-t dhe bazave të IRGC-së dhe Bassij në 75 qytete
Në orët e para të së hënës më 16 shtator 2019, të rinj të rebeluar u vunë flakën billboard-eve gjigande të Liderit Suprem të regjimit iranian, Ali Khamenei, dhe bazave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe të Bassij në qytetet Karaj (në perëndim të kryeqytetit), Orumiyeh, Khoy e Makoo (në veri-perëndim), dhe Roudsar e Rezvanshahr (në veri).
Regjimi Iranian Sulmon Objektet e Naftës në Arabinë Saudite
Regjimi i Iranit është përgjegjës për një sulm mbi objektet e naftës të Arabisë Saudite gjatë fundjavës, sulm i cili ndërpreu ofertën globale të energjisë dhe përgjysmoi prodhimin e naftës në mbretëri.
Ekspozita Jashtë Kongresit Amerikan Përkujton Viktimat e Masakrës së 1988-ës në Iran
Iraniano-amerikanët morën pjesë në një tubim, përgjim, dhe ekspozitë fotografike brenda territorit të Kapitolit të SHBA-së të enjten, për të përkujtuar 30,000 viktimat e masakrës së të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran.
Samantha Power: Mbështetësit e Paktit me Iranin Janë Treguar të Butë Lidhur me Abuzimet Ndaj të Drejtave Njerëzore
Samantha Power, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB gjatë mandatit të dytë të Presidentit Barack Obama, ka thënë se mbështetësit e paktit bërthamor të 2015-ës me Iranin janë treguar të butë ndaj abuzimeve të regjimit me të drejtat njerëzore.
Iran: 3.5 Milion Punëtorë në Punishtet e Tregut të Zi Lihen në Harresë
Në një rrëfim tronditës më 11 shtator 2019, Ali Khoda’i, një anëtar i Këshillit Suprem të regjimit për Punën tha për agjencinë e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Forcën terroriste Qods të Gardës Revolucionare, “3.5 milion punëtorë punojnë nëpër punishte të tregut të zi. Statistikat e tyre nuk regjistrohen askund. Këto punishte janë jo-zyrtare dhe të pashënuara.



















