Shkruar nga Hamideh Taati më 17 shtator 2019.
Grupe të shumta të të drejtave njerëzore me Status Konsultativ në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut i kanë bërë thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, që të mbështesë nisjen e një misioni të pavarur të gjetjes së fakteve lidhur me masakrën e mijëra të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran.
Në një deklaratë të përbashkët me shkrim drejtuar seancës së 42-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, shtatë OJQ thanë se autorët e masakrës së 1988-ës e kanë në dorë aktualisht Drejtësinë e Iranit me pandëshkueshmëri të plotë.
OJQ-të kërkuan marrjen e përgjegjësisë për këtë krim kundër njerëzimit.
Deklarata e përbashkët me shkrim (A/HRC/42/NGO/128) qarkulloi mes Shteteve Anëtare të OKB-së më 30 gusht 2019.