Thursday, March 28, 2024

Iran: 3.5 Milion Punëtorë në Punishtet e Tregut të Zi Lihen në Harresë

Në një rrëfim tronditës më 11 shtator 2019, Ali Khoda’i, një anëtar i Këshillit Suprem të regjimit për Punën tha për  agjencinë e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Forcën terroriste Qods të Gardës Revolucionare, “3.5 milion punëtorë punojnë nëpër punishte të tregut të zi. Statistikat e tyre nuk regjistrohen askund. Këto punishte janë jo-zyrtare dhe të pashënuara.

Rrobaqepësit në Rrugën Jomhouri nuk kanë karta të identifikimit të punëtorit… Punëtorët në punishtet e paregjistruara lihen në harresë. Ka plot kontrara të përkohshme në këto punishte… Punëtorët që bëjnë marrëveshje me shumë kontraktues të lidhur me qeverinë si dhe me entitetet publike e jo-qeveritare përfshihen tek ata që firmosin kontrata të përkohshme me kontraktuesit. Nëse protestojnë, i heqin menjëherë nga puna.” Ai tha gjithashtu se rroga minimale për punëtorët “mbulon vetëm 35 përqind të shpenzimeve të tyre.”

Ky rrëfim shërben për të kuptuar kushtet katastrofike të jetesës së miliona punëtorëve iranianë që jetojnë në kushtet më të tmerrshme ekonomike. Arsyeja kryesore për këtë situatë janë politikat e regjimit klerikal, i cili nuk ka sjellë gjë tjetër përveç korrupsionit, varfërisë, dhe papunësisë për popullin iranian, sidomos për punëtorët.

Protestat dhe grevat e punëtorëve kundër politikave anti-punëtor të regjimit, mos-marrjes së rrogave, dhe mungesës së sigurisë minimale në punë vazhdojnë.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, veçanërisht Organizatës Ndërkombëtare të Punëtorëve, si dhe sindikatave e unioneve të punëtorëve që t’i dënojnë politikat  e mullahëve kundër punëtorëve dhe të shprehin mbështetje për të drejtat e punëtorëve të mjeruar iranianë.