Regjimi iranian ka dënuar shtatë aktivistë të punës me goditje me kamxhik dhe burgime të gjata, lidhur me protestat e bëra nga punëtorët e Fabrikës së Sheqerit Haft Tappeh nëntorin e shkuar, pas proceseve të tyre gjyqësore muajin e shkuar në Gjykatën Revolucionare të Teheranit.
IAEA: Shkelja më e Fundit e Paktit Bërthamor nga Regjimi Iranian Është Instalimi i Mbi 30 Centrifugave të Reja
Regjimi Iranian ka instaluar dhjetëra centrifuga të avancuara për ta përshpejtuar pasurimin e uraniumit, zbuloi të hënën agjencia atomike e Kombeve të Bashkuara, një zbulim që përfaqëson vetëm më të fundit në një seri shkeljesh provokative të paktit bërthamor të 2015-ës nga regjimi i mullahëve.
Iran: Arrestime arbitrare, dënime mesjetare nga frika e shpërthimit të një kryengritjeje mbarëkombëtare
Nga frika e përhapjes së protestave popullore dhe shpërthimit të një kryengritjeje mbarëkombëtare, diktatura fetare që sundon Iranin vazhdon të përdorë arrestimet arbitrare e të shumta në numër, proceset gjyqësore mesjetare, dhe dhënien e dënimeve të gjata me burg për të burgosurit politikë.
SHBA do të Sanksionojë Këdo që Blen Naftë nga Regjimi Iranian: Sipas një Zyrtareje Amerikane
Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari më 08 shtator 2019.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vënë sanksione mbi këdo që blen naftën e regjimit iranian apo që bën biznes me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe nuk do të ketë më lehtësime lidhur me naftën, tha të dielën për Reuters një zyrtare amerikane.
Regjimi Iranian Thotë se Ka Kapacitetin ta Rritë Pasurimin e Uraniumit Përtej 20%
Shkruar nga Amir Taghati më 08 shtator 2019.
Regjimi iranian tha të shtunën se tashmë e ka kapacitetin për ta rritur pasurimin e uraniumit përtej nivelit 20%, në shkelje të paktit bërthamor ndërkombëtar të 2015-ës me fuqitë botërore.
Regjimi Iranian Dorëzohet Nën Presion. Rreptësia Është Përgjigjja e Vetme
Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari më 06 shtator 2019.
Perëndimi vazhdon të përsërisë vazhdimisht të njëjtat gabime për sa i përket trajtimit të terrorizmit shtetëror iranian, bazuar në iluzione, argumenton Claude Moniquet i Qendrës Strategjike Europiane të Inteligjencës dhe Sigurisë (ESISC), me bazë në Bruksel.
Mbështetësit e Opozitës Iraniane MEK Protestojnë Praninë e Kryebashkiakut të Teheranit në Berlin
Shkruar nga Hamideh Taati më 09 shtator 2019.
Berlin: Anëtarë të komunitetit iranian që banon në Gjermani, mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), të premten më 7 shtator 2019, zhvilluan një protestë ku dënuan praninë e Kryebashkiakut të Teheranit Pirouz Hanachi në Berlin.
Mujahedin-e Khalq (MEK) Feston 55-Vjetorin e Themelimit
Maryam Rajavi: Liria dhe drejtësia janë reciprokisht të domosdoshme. Është e mundur të themelohet liria, drejtësia dhe barazia, dhe MEK është ngritur për ta realizuar këtë qëllim.
Të premten më 6 shtator 2019, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), e njohur gjithashtu si Mujahedin-e Khalq (MEK), festoi 55-vjetorin e themelimit të saj në shtëpinë e re, Ashraf 3, në Shqipëri. MEK zhvilloi një event më herët këtë javë me rastin e këtij përvjetori.
Pesë Goditje Fatale ndaj Regjimit Iranian nga MEK
Këto janë pesë goditje fatale ndaj regjimit iranian nga grupi opozitar më i madh dhe më i organizuar, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), ose Mujahedin-e Khalq (MEK):
Iran: Vrasja nën torturë e një 30-vjeçari provokon protesta popullore në Khorrambid të provincës Fars
Publikuar më 05 shtator 2019.
Komuniteti ndërkombëtar nxitet që ta dënojë këtë krim të tmerrshëm
Të martën më 3 shtator 2019, qindra njerëz në Khorrambid (Qader-Abad), në provincën jugore Fars të Iranit, zhvilluan një demonstratë jashtë sektorit të Policisë së qytetit për të protestuar kundër vrasjes së urryer nën torturë të një 30-vjeçari, Javad Khosravanian.




















