Maryam Rajavi Nxit Studentët të Ngrihen e ta Çlirojnë Iranin nga Pushtimi i Mullahëve

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi u ka dërguar një mesazh studentëve iranianë me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Iran, që nis të hënën.

SHBA Sanksionon Bankën Qendrore të Regjimit Iranian

Të premten, Shtetet e Bashkuara vunë sanksione mbi Bankën Qendrore dhe Fondin Kombëtar të Zhvillimit të regjimit iranian duke dhënë si shkak financimin e terrorizmit nga ana e këtyre të fundit, pas sulmit me raketa nga regjimi mbi objektet e naftës të Arabisë Saudite javën e shkuar.

Khamenei Ka Miratuar Sulmin mbi Naftën Saudite, Thotë Zyrtari Amerikan për CBS News

Sulmi madhor i fundjavës së shkuar mbi objektet saudite të naftës është miratuar nga Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei, por vetëm me kusht që të realizohej në një mënyrë të tillë që ta bënte të mundur mohimin e përfshirjes së iranianëve, ka thënë për CBS News një zyrtar amerikan.

Pompeo Thotë se Sulmi i Regjimit Iranian mbi Naftën Ishte ‘Akt Lufte,’ Trump Jep Urdhër për Sanksione të Reja

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të mërkurën se i kishte dhënë urdhër Sekretarit të tij të Thesarit t’i “rriste në mënyrë të konsiderueshme sanksionet” e vëna mbi regjimin iranian, pas sulmit të tij mbi objektet saudite të naftës.

EDITORIAL: Khamenei në një Rrugë Qorre

Regjimi Iranian është ngatërruar keq në një krizë madhore të shkaktuar nga fushata e ‘presionit maksimal’ e Shteteve të Bashkuara, që përfshin sanksionet e reja, pozicioni i vendeve arabe kundër luftënxitjes së regjimit iranian në rajon, dhe situata shpërthyese e shoqërisë iraniane. Kjo krizë reflektohet tek shtimi i konflikteve mes grupimeve të regjimit.

Ekskluzive – Shitja e Pjesëve të Trupit në Iran: Një Tragjedi e Patreguar

 

Komiteti i punëve të jashtme i këshillit kombëtar të rezistencës së Iranit

Ndërsa ekonomia shkatërrohet, në Iran po rritet një biznes fitimprurës: shitja e organeve të trupit. Mund të jetë tregtia më e veçantë në botë.

Lideri Suprem i Regjimit Iranian i Përjashton Bisedimet me SHBA-në në Çfarëdo Niveli

Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian shpalli të martën se “nuk do të ketë asnjë bisedim me SHBA-në në asnjë nivel” — komente që me sa duket kanë për qëllim t’i japin fund çdo spekulimi lidhur me një takim të mundshëm SHBA-Iran midis Presidentit të regjimit Hassan Rouhani dhe Presidentit amerikan Donald Trump në Kombet e Bashkuara nga fundi i këtij muaji.

Ish-Ministri: Britania Duhet ta Pranojë që Pakti Bërthamor me Iranin Është ‘i Vdekur’

Britania duhet ta pranojë që pakti bërthamor me Iranin është “i vdekur” dhe t’i bashkohet Amerikës në përpjekjen për ta detyruar Teheranin t’i rikthehet tryezës së negociatave, do të thotë ish Sekretari britanik i Mbrojtjes Liam Fox të mërkurën.

Maryam Rajavi: Sulmi mbi Instalacionet e Naftës të Vendit Fqinj Është një Hap Madhor dhe Agresiv

 

Mosveprimi vetëm sa e trimëron diktaturën fetare të Iranit

Sulmi i koordinuar i regjimit iranian me raketa dhe dronë mbi instalacionet e naftës të Arabisë Saudite është një akt flagrant lufte.

Mijëra Njerëz do të Marrin Pjesë në një Tubim në New York në Mbështetje të Ndryshimit të Regjimit nga Iranianët

Mijëra iraniano-amerikanë do të marrin pjesë në një tubim në mbështetje të ndryshimit demokratik në Iran, jashtë Kombeve të Bashkuara në New York të martën më 24 shtator 2019, në kohën e zhvillimit të seancës së përvitshme të Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së.