Fletë Faktesh nga NCRI: Prani e Gjerë e Forcave Quds të IRGC-së së Regjimit Iranian në Irak nën Mbulim Diplomatik

508

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – 8 tetor 2019

Gjatë javës së shkuar, Iraku është djegur në flakët e protestave të një popullsie të pakënaqur me gjendjen e keqe të jetesës së popullit. Një nga slloganet kryesore në kryengritjen popullore mbarëkombëtare që nisi më 1 tetor ka qenë thirrja për dëbimin e regjimit të Iranit dhe agjentëve të tij nga Iraku dhe për t’i dhënë fund ndërhyrjes së mullahëve në punët e këtij vendi.

Ndërsa kryengritja vazhdon dhe rinia e vendit këmbëngul në ankesat e saj legjitime, shtypja po merr përmasa edhe më brutale e fatale. Sipas raporteve të mediave, numri i vdekjeve është shkaktuar kryesisht nga të shtënat direkte ndaj protestuesve, veçanërisht nga snajperat e militantëve Hashd Al-Shaabi (Forcat e Mobilizimit Popullor), të cilët janë nën kontrollin e regjimit iranian. Reuters raportoi më 4 tetor se reporterët e tij kanë parë se si demonstruesit janë gjuajtur me snajpera. Njëkohësisht, kanë dalë në sipërfaqe raporte rreth rolit të regjimit iranian dhe mercenarëve të tij në shtypjen e protestave në Irak. Ligjvënësi iraken Ahmad Al-Jaburi ka thënë se shtypja ndaj kryengritjes popullore po udhëhiqet nga mercenarët e regjimit të Iranit.

Kryengritja e popullit iraken ka sjellë edhe një herë në vëmendje nivelin e ndikimit të regjimit iranian mbi regjimin që ka aktualisht pushtetin në Irak.

Sipas informacioneve specifike të marra nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) nga brenda regjimit iranian, ambasada dhe konsullatat e regjimit në Bagdad, Basra, Karbala dhe Najaf janë nën kontrollin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe të Forcave të saj Quds. Në këto qendra janë të pozicionuar një numër i madh komandantësh të IRGC-së, dhe prej atje, ata kontrollojnë departamentet dhe grupet e lidhura me regjimin, duke përfshirë Hashd Al-Shaabi.

Përveç numrit jashtëzakonisht të madh të anëtarëve të forcave të armatosura të regjimit, shumë zyrtarë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) së regjimit iranian operojnë gjithashtu në ambasadën dhe konsullatat e regjimit. Ata bashkëpunojnë ngusht me komandantët e IRGC-së.

Ambasada në BAGDAD

Ambasadori – Gjenerali i Brigadës Iraj Masjedi udhëheq komandantët e IRGC-së në Irak. Për vite të tëra, ai ka qenë një nga zëvendësit kryesorë të komandantit të Forcave Quds, Qassem Soleimani, dhe ka udhëhequr operacione të shumta terroriste.

 

Zëvendës Ambasadori – I dyti në komandë pas Masjedi dhe përfaqësuesi diplomatik është një tjetër Gjeneral Brigade i IRGC-së me emrin Seyyed Mousa Alizadeh Tabatabai.

Mousa Alizadeh Tabatabai

Janë aktualisht nëntë atashe ushtarakë në ambasadën e regjimit në Irak, të gjithë anëtarë të Forcave Quds. Gjenerali i Brigadës i IRGC-së Mostafa Moradian udhëheq atashetë ushtarakë në ambasadë. I dyti në komandë pas tij është Gjenerali i Brigadës i IRGC-së, Ali-Mohammad Rezai. Dy prej atasheve ushtarakë janë Kolonelët e IRGC-së Ruhollah Bakhshizadeh dhe Hassan Ashireh. Njëri prej nëntë atasheve ushtarakë është shefi i byrosë së agjensisë së lajmeve të regjimit në Irak.

Përveç atasheve ushtarakë, në ambasadë vepron edhe Seyyed Mohammad-Reza Tabai, i cili është i lidhur me policinë e regjimit.

Mehdi Qassemi, shefi i stacionit të MOIS në ambasadë; Ali Qaemi, zëvendës shefi i stacionit të MOIS; agjenti i MOIS Behrouz Noëruzpour dhe dy a tre oficerë të tjerë të MOIS veprojnë gjithashtu në ambasadë.

Konsullata në Karbala

Oficerë të shumtë të Forcave Quds janë me bazë në konsullatën në Karbala. Komandanti kryesor i Forcave Quds në këtë konsullatë është oficeri i IRGC-së Omid Azadi. Ai është 35 vjeç dhe me origjinë nga Kermanshah. Ai u transferua në Irak rreth dy vite më parë. Omid Azadi udhëton në të gjitha qytetet irakene, nga Kirkuk në Bagdad e Karbala. Ai është shumë aktiv dhe mban kontakte të ngushta me grupet irakene. Ai ka ndikim të fortë tek Hashd Al-Shaabi dhe grupe të tjera terroriste irakene të lidhura me IRGC.

Shefi i stacionit të MOIS në këtë konsullatë është një agjent i quajtur Izadbakhsh.

Konsullata në Basra

Kreu i konsullatës së regjimit në Basra është Gjenerali i Brigadës i IRGC-së Ahmad Sepahpush, i cili më përpara ka vepruar në bazën e IRGC-së në Khuzestan (në jug-perëndim të Iranit). Më parë ai ka qenë komandant i forcave të IRGC-së në Shadegan të Khuzestanit, dhe komandonte gjithashtu Garrizonin Fajr të IRGC-së në Ahvaz.

 

Konsullata në Najaf

Gjenerali i Brigadës i IRGC-së Kazem Mirzai vepron në konsullatën e regjimit në Najaf.

Vrojtime

Ky raport tregon qartë se Forca Quds ka një prani të efektshme në Irak në një mënyrë të gjerë e zyrtare nën mbulimin e titujve më të lartë diplomatikë të regjimit në Irak. Të gjitha burimet e regjimit, duke përfshirë burimet diplomatike, janë nën kontrollin e Forcës Quds dhe në veçanti të Qassem Soleimani-t teksa ndërhyjnë në punët e Irakut.

Më 20 shtator 2019, përfaqësuesi i Liderit Suprem Ali Khamenei në Mashhad tha: “Sot Irani nuk limitohet nga kufijtë e tij. Sot, Hashd Al-Shaabi i Irakut është Iran. Hezbollahu libanez është Iran. Ansarollah (militantët Houthi) i Jemenit është Iran. Fronti Vatani në Siri është Iran. Xhihadi Islamik i Palestinës është Iran. Hamas i Palestinës është Iran.”

Komentet e bëra nga tre komandantë të lartë të IRGC-së në televizionin shtetëror të regjimit iranian më 7 tetor 2019 janë shumë domethënëse:

Gjeneral Majori Qassem Soleimani, komandant i Forcës Quds të IRGC-së: “IRGC i ka çuar përpara forcat e rezistencës si nga ana e numrit ashtu edhe nga ana e cilësisë. E ka transformuar zonën gjeografike të influencës së rezistencës nga 2,000 km katror në Libanin jugor në gjysmë milioni km katrorë. … IRGC erdhi dhe krijoi një lidhje tokësore midis forcave të rezistencës. Lidhi Iranin me Irakun, dhe Irakun me Sirinë, dhe Sirinë me Libanin.”

Gjeneral Majori i IRGC-së Mohammad Bagheri, Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura: “Sigurisht që situata që po shohim sot në Irak, Siri, Liban, Jemen, dhe Afganistan është e pakrahasueshme me atë që diskutonim tre vite më parë në të njëjtin rajon.”

Gjeneral Majori i IRGC-së Gholam-Ali Rashid, komandant i Zyrave Qendrore Khatam-al Anbiya: “Forcat që Republika Islamike e Iranit ka në dispozicion janë të jashtëzakonshme, si forcat Bassij të viteve 1980. Zoti na i ka dhuruar ato. Çfarë çmimi është detyruar të paguajë armiku? … Ata kanë shpenzuar $7 trilion krahasuar me $17 bilion që kemi shpenzuar ne, e megjithatë ua kemi tejkaluar me forcën tonë.”

Mbulimi diplomatik për veprimtaritë e oficerëve të Forcës Quds dhe agjentëve të MOIS i ka dhënë regjimit aftësinë për ta përdorur Irakun si një bazë serioze për ndërhyrjen në shtetet e rajonit, si në Siri, Liban, Arabi Saudite, Jordani, dhe Turqi.

Shtypja e popullit dhe eksporti i terrorizmit e ekstremizmit islamik në rajon janë dy nga shtyllat e strategjisë së regjimit për mbijetesë. Regjimi shfrytëzon çdo mjet të mundshëm për të eksportuar terrorizëm e ekstremizëm.

Stabiliteti dhe qetësia në rajon kërkojnë para së gjithash dëbimin e mullahëve të regjimit, anëtarëve të Gardës Revolucionare dhe forcave proksi paraushtarake në veçanti nga Iraku, por edhe nga Siria, Jemeni, Libani, dhe Afganistani. Iraku specifikisht shërben si pedanë kërcimi për regjimin. Prandaj, dëbimi i regjimit nga Iraku dhe prerja e krahëve të tij në këtë vend do të kishte një efekt të pazëvendësueshëm në reduktimin e forcës së regjimit.