IRAN: POPULLI I LORDEGAN PROTESTON KUNDËR DIKTATORËVE QË SUNDOJNË IRANIN

572

ZNJ. RAJAVI PËRSHËNDET PROTESTUESIT DHE I NXIT TË RINJTË QË T’I MBËSHTESIN ATA

Këtë mëngjes, të shtunën më 5 tetor 2019, mijëra banorë në Lordegan bënë demonstratë kundër regjimit të mullahëve në mbështetje të banorëve të fshatit Chenar Mahmoudi në provincën Chaharmahal-Bakhtiari. Të rinjtë e zemëruar i vunë zjarrin zyrës së përfaqësuesit të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei dhe Zyrës së Guvernatorit të Lordegan, si dhe disa qendrave të tjera të regjimit.

Demonstrata filloi jashtë Zyrës së Guvernatorit dhe u përhap deri tek zyra vendore e Departamentit të Shëndetit. Forcat e sigurisë i sulmuan protestuesit në të dy këto vende. Protestuesit u mbrojtën duke hedhur gurë. Forcat shtypëse e goditën turmën me plumba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit, duke plagosur një numër demonstruesish.

Protestuesit thërrisnin, “Poshtë diktatori,” “mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë,” “as për Gazan, as për Libanin, e jap jetën për Iranin,” dhe “zyrtar i paaftë, jep dorëheqjen.”    

Më 2 tetor, Khamenei u tha komandantëve të Gardës Revolucionare, “Vazhdimësia e thellësisë strategjike është ndonjëherë më e domosdoshme se problemet më të rëndësishme të vendit. Disa njerëz nuk e kuptojnë këtë. Disa i kushtojnë vëmendje armikut dhe thërrasin as Gaza as Libani për të mirën e armikut.”

Gratë po luajnë një rol të rëndësishëm në protestat që nisën më 2 tetor. Protestuesit thyen dritaret e departamentit vendor të shëndetit dhe bllokuan rrugën për në fshat më 3 tetor.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur popullin dhe të rinjtë e ngritur në protestë në Lordegan. “Me thirrjet vdekje diktatorit dhe me sulmin ndaj zyrës së përfaqësuesit të Liderit Suprem të regjimit iranian Ali Khamenei, ata morën në shënjestër sistemin klerikal si shkakun kryesor të të gjitha mizorive të kryera kundër popullit iranian,” tha znj. Rajavi, duke shtuar, “Ky regjim i korruptuar dhe kriminal e ka çuar dëm pasurinë kombëtare të Iranit duke ndjekur projekte bërthamore e raketore dhe duke nxitur konflikte jashtë vendit, gjë që i ka shkatërruar të gjitha aspektet e jetës për popullin e Iranit, duke përfshirë shëndetin dhe mirëqenien.” Znj. Rajavi i nxiti gjithë të rinjtë, sidomos në provincën Chaharmahal-Bakhtiari e në zonat përreth që t’i mbështesin protesetuesit dhe viktimat e politikave çnjerëzore të regjimit të mullahëve.