IRAN: Protesta e Punëtorëve të Azarab për të Tretën Ditë Rresht Pavarësisht Sulmeve Brutale nga Forcat Shtypëse.

538

 Znj. Rajavi: Represioni i Mullahëve Shkërmoqet Nën Vendosmërinë e Punëtorëve

Më 8 tetor 2019, për të tretën ditë rresht, vazhdoi protesta e punëtorëve të Azarab. Të dielën, më 6 tetor 2019, punëtorët e Kompanisë Azarab kishin organizuar një grumbullim në autostradën Teheran-Arak për të protestuar kundër shitjes së kompanisë dhe për të kërkuar rrogat e tyre të papaguara. Ata bllokuan sheshin kryesor në hyrje të qytetit.

Një ditë më parë, më 7 tetor, punëtorët ishin grumbulluar dhe kishin marshuar jashtë kompanisë. Njësitë anti-rebelim të Gardës Revolucionare e sulmuan turmën me gaz lotsjellës. Ata i bllokuan demonstruesit që të mos hynin në qytet nga frika se të rinjtë mund t’u bashkoheshin punëtorëve që po protestonin.

 

 

 

Pavarësisht sulmeve brutale të ditës së djeshme, punëtorët u mblodhën përsëri jashtë ndërtesës së kompanisë. Forcat shtypëse nuk i lejuan demonstruesit të arrinin tek Sheshi San’at e të hynin në qytet.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka përshëndetur punëtorët e guximshëm të Azarab që nuk i kanë braktisur protestat pavarësisht masave shtypëse dhe kërcënimeve nga regjimi kriminal i mullahëve. Ajo tha se fashizmi fetar që sundon Iranin u përgjigjet qytetarëve të zemëruar vetëm me gaz lotsjellës, rrahje, arrestime, gjyqe mesjetare, dhe burgime të gjata. Por shtypja dhe padrejtësia do të shkërmoqen përballë vendosmërisë së punëtorëve heroikë.