Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK në Teheran dhe Qytete të Tjera Iraniane
Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) më 05 shkurt 2020.
“Vota ime: përmbysje, vdekje KHAMENEI-t, lavdi RAJAVI-t”
Të martën, më 4 shkurt 2020, ndërkohë që po afrohen zgjedhjet e rreme parlamentare, Njësitë e Rezistencës vendosën foto e mesazhe të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, në pjesë të ndryshme të Teheranit, dhe në Shiraz, Arak, Behbahan, Tabriz, Abadan, Ardakan, Babolsar, e Dezful.


















