Saturday, July 27, 2024

Iran: Në Grevë Punëtorët e një Kompleksi Petrokimik

Në grevë punëtorët e kompleksit petrokimik Apadana në Asaluyeh të Iranit jugor

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 2 shkurt 2020—Punëtorët e kompleksit petrokimik Apadana në Asaluyeh të Iranit jugor dolën në grevë të shtunën më 1 shkurt. Një numër i madh i këtyre punëtorëve janë djem të rinj nga qyteti Izeh në Provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor. Këta punëtorë po bëjnë grevë dhe po protestojnë për mos marrjen e rrogave për pesë muajt e fundit.

“Kur punojmë mbi 12 orë në ditë dhe detyrohemi të jetojmë për disa muaj larg shtëpive e familjeve tona në kushte të tmerrshme, sidomos me ndotjen që vjen nga substancat kimike që mbushin ajrin në Asaluyeh, nuk duhet të durojmë edhe këtë mizori shtesë. Pse duhet të privohemi nga rrogat për disa muaj? Si mund të jetojnë familjet e këtyre punëtorëve kur ata nuk marrin rrogat? E vetmja metodë për t’iu përgjigjur një mizorie të tillë që na bëhet nga punëdhënësit dhe investitorët është të dalim në grevë e ta ndalim punën,” thonë punëtorët.

Të dielën, më 26 janar, shpërthyen protesta në Industrinë e Naftës të Parsit Jugor në jug të Iranit. 350 punëtorë të fazës së 14-të të Pars 2 të regjimit në qytetin Kangan bllokuan portën hyrëse të objektit. Ata protestuan kundër vonesës prej katër muajsh në dhënien e rrogave.