Iran: Protesta të Reja nga Punëtorët dhe Pensionistët

1676

Raportet nga Irani të marra nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) tregojnë se ka patur protesta të shumta nga punëtorët e pensionistët në qytete të ndryshme iraniane brenda dy ditëve të fundit.

Protestuesit kërkojnë rrogat tepër të vonuara dhe protestojnë ndaj keqmenaxhimit dhe vjedhjeve të kryera nga autoritetet e regjimit.  

Punëtorët e bashkisë së qytetit port Bandar-e Lengeh në Iranin jug-perëndimor, vazhduan me protestën e tyre të dielën, për faktin që u janë vonuar për shumë kohë rrogat dhe sigurimet. Këta punëtorë bashkie kanë zhvilluar protesta të ndryshme brenda muajve të fundit, e megjithatë zyrtarët e regjimit nuk i kanë përmbushur premtimet e veta për t’ua dhënë rrogat punëtorëve. 

Pensionistët e “Komunikimit në Distancë të Shiraz” në provincën qendrore Fars bënë një protestë përpara zyrës së guvernatorit në Shiraz. Ata thanë se kërkojnë pensionet e vonuara plus dëmshpërblim për vonesën.  

Punëtorët e fabrikës Khosh-Nush në qytetin Hamadan zhvilluan një protestë të dielën përpara zyrës qendrore të Punës në provincën Hamadan. Ata protestuan ndaj mos-implementimit të daljes së hershme në pension.  

Regjimi iranian i privon punëtorët nga marrja e rrogave dhe sigurimeve për muaj të tërë, dhe ndonjëherë vite, ndërkohë që këtyre punëtorëve u mungon siguria minimale në kushtet e punës.  

Sipas një lajmi tjetër, të shtunën dhe të dielën, për shkak të mungesës së sigurisë në vendin e punës, 10 punëtorë kanë humbur jetën ose janë lënduar në pesë incidente të ndryshme në qytetet Mehriz, Shabestar, Tabriz, Malkan dhe Kohbanan. Katër punëtorë janë lënduar dhe gjashtë të tjerë, duke përfshirë një punëtor miniere, kanë humbur jetën në aksident pune. Irani renditet nr.102 në botë për sa i përket sigurisë së punës, e cila është shumë e ulët. Shumë punëtorë bien viktimë e kushteve të pasigurta të punës, dhe askush nuk e merr përgjegjësinë.  

Korrupsioni i institucionalizuar i regjimit iranian dhe plaçkitja e pasurisë kombëtare, që bëhet për të vazhduar politikat e tij luftënxitëse jashtë vendit dhe shtypjen e popullit, nuk e lejojnë regjimin të marrë masa për të zgjidhur problemet e popullit.