Rruga Qorre e Regjimit Iranian Lidhur me Zgjedhjet dhe FATF

1019

Iran: Rruga Qorre e Regjimit të Mullahëve Lidhur me Zgjedhjet dhe FATF

Shkruar nga Shamsi Saadati më 30 janar 2020.

Ndërkohë që rrënimi i regjimit iranian po bëhet gjithnjë e më i sigurtë dhe i prekshëm, po intensifikohen edhe mosmarrëveshjet e brendshme mes grupimeve rivale të regjimit për sa i përket zgjatjes së jetës së tij. Secili grupim e përshkruan mënyrën e vet si një zgjidhje për krizat e vazhdueshme të regjimit, duke e akuzuar grupimin tjetër se e ka çuar sistemin drejt rrënimit.

Regjimi po pwërballet edhe me dy kriza të tjera shkatërrimtare. Njëra vjen nga zgjedhjet parlamentare, si dhe miratimi i legjislacionit të Luftës Kundër Financimit të Terrorizmit (CFT), që lidhet me punën e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), legjislacion që regjimit i nevojitet për të aksesuar sistemin bankar botëror.