Raketa balisitke me rreze të gjatë veprimi e IRGC-së
Në mesin e përkeqësimit të krizës së koronavirusit në Iran dhe teksa njerëzit po përballen me varfërinë, Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit ka shpalosur një sistem të ri raketash balistike.
Shtetërorja Mashreq neës të mërkurën raportoi: “Në praninë e Brigadier Gjeneralit Hossein Salami, Kryekomandantit të IRGC, sot u shpalos sistemi automatik dhe inteligjent aerohapësinor i IRGC-së për lëshimet e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi.”
Zbulimi i raketave të reja, veçanërisht në mesin e krizës së koronavirusit dhe në vigjilje të përvjetorit të kryengritjes së nëntorit 2019, hedh dritë mbi dy fakte:
Së pari, pavarësisht përpjekjeve të regjimit për t’ua vënë fajin sanksioneve ndërkombëtare për faktin që nuk ka mundur ta vërë nën kontroll koronavirusin dhe krizën e ekonomisë, prodhimi i raketave të reja balistike tregon se regjimi i ka aftësitë dhe burimet për t’i ndihmuar njerëzit por refuzon ta bëjë këtë.
Në Iran, infermierët dhe profesionistët e shëndetit të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, ndryshe nga vendet e tjera, trajtohen me ashpërsi. Vetë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit e kanë pranuar se shumë infermierë nuk i kanë marrë rrogat për disa muaj. Rrogat e infermierëve në Iran janë më pak se $150 në muaj.
IRGC e shpalosi raketën e re të mërkurën, ndërkohë që sipas Said Namaki, Ministrit të Shëndetësisë të regjimit, ministria e tij ka marrë vetëm 27 përqind të shumës prej 1 bilion dollarë që janë caktuar supozimisht për luftimin e Covid-19.
Së dyti, kjo shfaqje e re force tregon gjithashtu frikën që regjimi ka nga shoqëria e trazuar, në mesin e izolimit ndërkombëtar gjithnjë në rritje.
Të martën, Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, foli për sigurinë e regjimit dhe për nevojën për ta ruajtur atë. E megjithatë, si autoriteti më i lartë i vendit, ai refuzoi ta përmendte pandeminë e COVID-19.
“Për të garantuar sigurinë e jashtme dhe që të mos i lakmojmë armiqtë, mjetet e mbrojtjes si raketat, dronet, dhe avionët luftarakë duhet të bëhen më të fuqishme. Për të garantuar sigurinë e brendshme, organizatat përkatëse [si IRGC] duhet të jenë vigjilente për sa i përket infiltrimit,” tha Khamenei të martën.
Me infiltrim të armikut, Khamenei nënkuptonte ndikimin në rritje të Rezistencës Iraniane tek populli. Më vonë gjatë fjalimit të tij, Khamenei u ankua për faktin që Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka luajtur një rol udhëheqës në betejën për liri.
Ndërkohë, ta lejosh shtetin numër një për sponsorizimin e terrorizmit të prodhojë raketa balistike vë në rrezik gjithashtu paqen dhe sigurinë në rajon. Kështu që, komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprim të rreptë kundër aventurizmit dhe veprimtarive malinje të regjimit si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.