Tuesday, January 31, 2023

Khamenei Shpreh Frikë nga Protestat Iraniane dhe Opozita MEK

Shkruar nga Shahriar Kia

khameneiLideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei ka paralajmëruar sërish të martën për “kërcënime sigurie” të mundshme për sa i përket regjimit të tij. Ai u ankua gjithashtu për rolin e opozitës në shoqëri.

Ndërkohë që populli iranian vuan nga COVID-19 dhe numri i vdekjeve nga kjo sëmundje vazhdon të rritet, Khamenei, si autoriteti më i lartë i vendit, as nuk e përmendi fare këtë krizë apo vuajtjet e popullit.

Khamenei refuzoi ta përmendte krizën e koronavirusit sepse ishte i shqetësuar për “sigurinë” e regjimit të tij. Më përpara, Khamenei e ka quajtur pandeminë e COVID-19 “një bekim,” për ta vënë nën kontroll shoqërinë e trazuar iraniane. Me fjalë të tjera, Khamenei dhe regjimi i tij, nëpërmjet mosveprimit dhe fshehjes së fakteve, kishin për qëllim ta përdornin krizën e koronavirusit dhe numrin e lartë të vdekjeve për të formuar një barrierë kundër kryengritjeve popullore.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të mërkurën se numri i vdekjeve nga COVID-19 e ka kaluar shifrën 142,800 njerëz në mbarë Iranin. Edhe vetë statistikat e fabrikuara të regjimit, të cilat janë shpallur si 36,160, tregojnë se situata është jashtë kontrollit të mullahëve.

Më 24 tetor, Khamenei u takua me Taskforcën Kombëtare të regjimit për COVID-19, pas tetë muajsh mungese dhe karantinimi. Ky takim, ku morën pjesë zyrtarët më të lartë të ushtrisë dhe sigurisë të regjimit, mund të përshkruhet më mirë si takimi i taskforcës “anti-kryengritje” të Khamenei-t.

Komandanti i Gardës Revolucionare (IRGC), Hossein Salami, më 31 tetor shpalli planin e tyre për të “kërkuar të gjitha shtëpitë,” nën pretekstin e “luftimit të COVID-19.” Por si mundet forca kryesore shtypëse e regjimit t’i ndihmojë ata që janë diagnostikuar me COVID-19?

Komentet e Khamenei-t të martën, takimi i tij i mëparshëm me zyrtarët e sigurisë, dhe plani i IRGC-së për të kërkuar në të gjitha shtëpitë e vendit demonstrojnë se sa jashtë kontrollit të regjimit ka dalë kriza e COVID-19. Në fakt, rritja e numrit të vdekjeve e ka shtuar trazimin e shoqërisë, duke përgatitur kështu terrenin për një tjetër kryengritje mbarëkombëtare.

Khamenei shpreh frikë nga roli i MEK

Të martën, Khamenei shprehu gjatë një fjalimi frikën e tij për sa i përket rolit të MEK si brenda, ashtu edhe jashtë Iranit. Lideri i shtetit numër një që sponsorizon terrorizmin, i cili ka në duart e veta gjakun e miliona njerëzve të pafajshëm në Iran e jashtë vendit, u ankua për faktin se Franca “strehon” Rezistencën Iraniane.

Komentet e Khamenei-t treguan edhe një herë frikën e tij të madhe nga MEK. Që me protestat mbarëkombëtare të Iranit në 2018-ën, sidomos pas kryengritjes së nëntorit 2019 gjatë të cilës MEK luajti një rol udhëheqës, Khamenei nuk ka mbajtur asnjë fjalim serioz ku të mos i jetë referuar sigurisë së regjimit dhe ndikimit të MEK në shoqëri.

Kjo kryesisht për faktin se kryengritjet dhe shkalla e gjerë e tyre kanë treguar dobësinë e organeve shtypëse të regjimit, të cilat dështuan në ruajtjen e sigurisë së tij.

Pas protestave mbarëkombëtare të Iranit në 2018, Khamenei e pranoi se MEK kishte “planifikuar për muaj të tërë” dhe ishte organizuar për atë kryengritje. Khamenei kërcënoi duke thënë se regjimi do të jepte përgjigjen e tij. Pak muaj më vonë në 2018-ën, diplomati terrorist i regjimit, Assadollah Assadi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij u arrestuan ndërkohë që tentonin të shpërthenin një bombë në tubimin e opozitës iraniane në qershor 2018 në Francë.