Iran: BE Nuk Duhet ta Nënvlerësojë Rrezikun e Komploteve dhe Rrjeteve Terroriste Iraniane

terrorism

Kur lideri i Al-Qaeda, Osama bin Laden, u vra nga forcat amerikane në 2011-ën, në kompleksin e tij u gjet një turrë dokumentash të cilat zbulonin, mes të tjerash, detaje të bashkëpunimeve në disa raste midis kësaj organizate terroriste dhe regjimit iranian në vitet e mëparshme. Kjo binte në kundërshtim me idenë e krijuar mes politikë-bërësve perëndimorë, se këto dy entitete nuk do të bashkëpunonin kurrë për arsye se i përkisnin dy sekteve të ndryshme të Islamit.

Megjithatë, këto gjetje u shpërfillën gjerësisht, dhe ndërkohë që punonte për t’u shëruar nga vdekja e Bin Laden, Al-Qaeda ndiqte një marrëdhënie më të ngushtë e më të qëndrueshme me regjimin iranian. Katër vite më vonë, kjo marrëdhënie arriti në një pikë kthese ku Irani u bë baza kryesore e operacioneve për terrorizmin e Al Qaeda-s. Kjo situatë u nënvizua të martën nga Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, në një fjalim.

Ky zbulim demonstron edhe një herë se Perëndimi ka patur për një kohë tepër të gjatë një përqasje të butë në politikën ndaj Iranit duke mbyllur njërin sy ndaj veprimtarive malinje të regjimit. Në mënyrë që ta kuptojmë këtë, na duhet thjesht t’i kthejmë sytë drejt Europës ku zyrtarë të lartë të politikës së jashtme vazhdojnë ta nënvlerësojnë kërcënimin që përbën  regjimi iranian, madje edhe pas ngjarjes ku një grup operativësh nën komandën e një diplomati të rangut të lartë tentuan të shpërthenin një bombë fare pranë Parisit.

Shënjestra e këtij komploti ishte koalicioni i opozitës iraniane, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, por në tubimin ndërkombëtar të NCRI në qershor 2018 merrnin pjesë edhe një larmi personalitetesh politike nga Europa, Shtetet e Bashkuara, dhe nga e gjithë bota. Fatmirësisht, dy personat që do ta shpërthenin bombën u arrestuan para se të kalonin kufirin nga Belgjiika në Francë, dhe diplomati në krye të këtij komploti, Assadollah Assadi, u arrestua një ditë më vonë.

Kjo treshe, plus një bashkëpunëtor i katërt, u hodhën në gjyq në nëntor, dhe verdikti për çështjen e tyre do të jepet nga gjykata federale belge më 4  shkurt 2021. Por kjo çështje ka marrë një vëmendje publike relativisht të vogël, të paktën po ta krahasosh me seriozitetin e krimit të mbetur në tentativë. Nuk është shumë dramatike të thuash se Bashkimi Europian është i vendosur ta hedhë pas krahëve domethënien më të gjerë të këtij komploti. Në fakt, kjo do të ishte në vazhdimësi me zakonet e vjetra tashmë të Perëndimit për ta nënvlerësuar kërcënimin që vjen nga “konservatorët” iranianë, nga frika se mos i armiqësojnë “reformistët” të cilët përfaqësojnë Iranin në negociatat ndërkombëtare si ato që çuan në paktin bërthamor të  2015-ës me Iranin.

Çmenduria e një përqasjeje të tillë ka qenë gjithmonë e qartë për ata që janë të familjarizuar me historinë e gjatë të sponsorizimit të terrorizmit nga Irani në mbarë botën teksa në të njëjtën kohë shtiret për perspektivën e bashkëpunimeve paqësore me kundërshtarët e vet. Politikë-bërësit perëndimorë nuk duhet të kishin rënë pre e kësaj hileje në ditët e para të regjimit iranian. Sigurisht që ata duhet ta kuptojnë këtë gjë tani që Irani ka bërë një tentativë të hapur për të shpërthyer një bombë në zemër të Europës, ndërkohë që zgjeron bashkëpunimin me të vetmin grup terrorist me organizim të lartë që ka kryer një sulm të një shkalle të gjerë në Shtetet e Bashkuara.

As SHBA-së dhe as BE-së nuk u leverdis që ta nënvlerësojnë rrezikun që vjen nga këto tendenca të kohëve të fundit dhe që vazhdojnë ende. Pa dyshim që atyre nuk u leverdis as ta rifillojnë, as ta vazhdojnë promovimin e nocionit të rremë se gjoja ekziston një rrymë e moderuar në politikën iraniane, e cila i kundërshton këto lloj aktesh e marrëdhëniesh terroriste. Kjo nuk ka qenë kurrë veçse një fantazi që justifikon vendimet e politikë-bërësve perëndimorë për të mos u konfrontuar dhe për të zhvilluar negociata të rëndomta me zyrtarët iranianë, si dhe për të mbyllur njërin sy ndaj kërcënimeve të vazhdueshme duke shpresuar se asnjë prej këtyre kërcënimeve nuk do të shndërrohet në gjakderdhje të vërtetë.

Europa ishte me fat që arriti ta parandalonte komplotin për hedhjen në erë të tubimit të të mërguarve në Francë. Por ky fat me siguri nuk do të zgjasë përgjithmonë, nëse bota perëndimore nuk vepron me unitet qëllimi për t’i sanksionuar në mënyrë gjithëpërfshirëse rrjetet terroriste të lidhura me Iranin, për ta izoluar të gjithë regjimin që ndodhet në zemër të këtyre rrjeteve, dhe për ta bërë të qartë që terrorizmi i mbështetur nga Irani do të përballet me pasoja serioze, jo vetëm për individët apo grupet që marrin pjesë në këtë terrorizëm, por edhe për udhëheqjen politike të regjimit e cila u jep urdhra atyre. Mbyllja e ambasadave të regjimit iranian, të cilat i lehtësojnë këto akte terroriste, do të ishte një fillim i mirë për përcjelljen e këtij mesazhi.

Dyzet ditë pas arrestimit të saj arbitrar, Nazanin Mohammad Nejad mbetet në harresë

 

40 ditë pas arrestimit arbitrar të Nazanin Mohammad Nejad, kjo studente aktiviste vazhdon të mbetet në izolim në Lagjen 209 të Burgut Evin. Nazanin Mohammad Nejad është privuar nga takimi me një avokat dhe nga telefonatat e vizitat me familjen e saj. Motra e Nazanin kishte njoftuar më herët se Inteligjenca e IRGC është përgjegjëse për jetën dhe sigurinë e motrës së saj. Nazanin Mohammad Nejad ishte një studente aktiviste në universitetet Teheran dhe Allameh Tabatabaii. Ajo është nga Mahshahr, në Provincën Jugperëndimore të Khuzestan.

Ekzekutimi i të paktën gjashtë të burgosurve në Yazd, Qazvin, Zabol, Tabriz dhe Urmia

 Bëjmë thirrje për veprim urgjent për të shpëtuar jetën e të burgosurve me vdekje dhe për një delegacion ndërkombëtar që të vizitojë burgjet e Iranit.Të mërkurën dhe të enjten, 13 dhe 14 janar 2021, regjimi klerik vari gjashtë të burgosur në Yazd, Qazvin, Zabol, Tabriz dhe Urmia. Këto ekzekutime u kryen për të frikësuar publikun dhe për të parandaluar përshkallëzimin e protestave. Rezistenca Iraniane përsëri i bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të të drejtave të njeriut të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar jetën e të dënuarve me vdekje dhe për të dërguar një ekip ndërkombëtar hetimi për të vizituar burgjet e Iranit dhe për t’u takuar me të burgosurit.

E burgosura politike Raheleh Ahmadi në gjendje të rëndë shëndetësore, mund të jetë e paralizuar

 

Political prisoner Raheleh Ahmadi in dire health, might be paralyzedE burgosura politike Raheleh Ahmadi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në paralizë.

“Pavarësisht shqetësimit në rritje të mjekëve për mundësinë e paralizimit të saj, asnjë vendim nuk është marrë për fillimin e trajtimit mjekësor të kësaj të burgosure,” tha avokati Mostafa Nili në lidhje me situatën e të burgosurës politike Raheleh Ahmadi. Ajo duhet të marrë urgjentisht ndihmë mjekësore, por kjo nuk ka ndodhur ende. ”

Raheleh Ahmadi pësoi një shok nervor pasi vajza e saj, Saba Kord Afshari, u zhvendos papritur në burgun famëkeq Qarchak. Ajo kishte probleme me lëvizjen dhe u dërgua në spital dy herë, përfshirë më 5 janar 2021, kur u dërgua në spitalin Tajrish. Mjekët specialistë thonë se ajo mund të paralizohet. Asnjë vendim nuk është marrë për trajtimin e saj ndërsa vendimi është emergjent.

Agjentët e inteligjencës arrestuan zonjën Raheleh Ahmadi në shtëpinë e saj në 10 korrik 2019 dhe e dërguan në Burgun Qarchak. Ajo u la e lirë përkohësisht 4 ditë më vonë me një kusht prej 700 milion rials iranian, derisa të përfundonte vendimi për të. Më pas, ajo mori një dënim me burg prej 2 vjet e 7 muaj. Më 1 shkurt 2020, ajo u thirr dhe u dërgua në repartin e grave në Evin për të vuajtur dënimin e saj.

Irani Ka Mobilizuar Forcat për të Shpëtuar Diplomatin Terrorist Assadollah Assadi

Assadollah Assadi, diplomati terrorist iranian

Një gjykatë në Anversa të Belgjikës do ta shpallë më 4 shkurt 2021 verdiktin e saj për diplomatin terrorist të Iranit Assadollah Assadi dhe për tre bashkëpunëtorët e tij.
Sipas prokurorëve belgë dhe bazuar në prova, regjimi iranian i kishte dhënë për detyrë Assadi-t dhe tre terroristëve të tjerë që të sulmonin tubimin e opozitës iraniane në Francë më 30 qershor 2018. Sipas prokurorëve, shënjestra kryesore ishte Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e opozitës. Assadi i kishte udhëzuar operativët e tij që ta vendosnin bombën sa më afër saj të ishte e mundur.

Në një artikull më 13 janar, e përditshmja franceze Le Monde zbuloi se si regjimi në Iran i ka mobilizuar forcat e tij për të shpëtuar Assadi-n.

Le Monde zbuloi se një provë e re në hetimet belge, e cila është publikuar së fundmi, “konfirmon se sa shumë vëmendje po i kushton Teherani” çështjes së Assadi-t.

“Një shënim i përpiluar nga zyrtarët e sigurisë dhe që i është dërguar prokurorisë federale, që merret me çështjet e terrorizmit, ka dhënë detaje në gusht 2019 lidhur me vizitat e shumta të zyrtarëve iranianë tek Z. Assadi, i cili në atë kohë ndodhej  i burgosur në Limburg-un belg,” shton Le Monde.

Le Monde thekson se të paktën “katërmbëdhjetë personalitete” të regjimit të Teheranit kanë vizituar Assadi-n. Krahas ambasadorit të regjimit në Francë dhe disa mjekëve e avokatëve iranianë banues në Francë e Belgjikë, Assadi-n e kanë takuar edhe “pesë vizitorë të tjerë, të lidhur me qeverinë iraniane,” sipas shënimit të parë nga Le Monde.

“Ata kishin ardhur nga Teherani si delegacion dhe i kishin thënë Belgjikës se ishin anëtarë të ministrisë së jashtme. Por autoritetet belge kanë mundur të identifikojnë vetëm tre prej tyre.”

“Ata kishin ardhur nga Teherani si delegacion dhe i kishin thënë Belgjikës se ishin anëtarë të ministrisë së jashtme. Por autoritetet belge kanë mundur të identifikojnë vetëm tre prej tyre.”

Le Monde më pas i referohet dëshmisë së Znj. Rajavi, gjatë së cilës ajo “u dha hetuesve një shënim ku jepeshin detaje për rolin e disa prej këtyre zyrtarëve. Njëri prej tyre ishte, në fakt, një nga liderët kryesorë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, që kishte për detyrë të mbikëqyrte agjentët e stacionuar në vende të huaja dhe që veprojnë në fshehtësi.”

“Në Teheran është krijuar gjithashtu një komitet i veçantë që bën bashkë shërbime të ndryshme me qëllimin për të punuar në lidhje me çështjen e Assadi-t,” shkruan Le Monde, duke shtuar: “Assadi e ka kërcënuar Belgjikën me mundësinë e një hakmarrjeje nëse e dënon atë.”

Diplomati iranian përballet me gjyqin e terrorizmit në gjykatën e parë në Evropë

Krahas presionit diplomatik, regjimi është përpjekur të përdorë mjetin e peng-marrjes dhe fushatën e shantazheve për t’i detyruar autoritetet belge që ta lirojnë Assadi-n.

Njëkohësisht me zhvillimin e gjyqit të Assadi-t, regjimi shpalli se do të ekzekutonte Ahmadreza Djalali, një akademik iraniano-suedez që jepte mësim në Belgjikë. Si reagim ndaj shantazheve të regjimit, Parlamenti belg miratoi një rezolutë, ku kërcënonte se do t’i ndërpriste të gjitha lidhjet me regjimin e Teheranit nëse Z. Djalali do të ekzekutohej. Kështu, regjimi u detyrua ta pezullonte momentalisht ekzekutimin e tij.

Pasi kishte dështuar në përpjekjen për t’i bërë shantazh Belgjikës, regjimi u përpoq të minonte legjitimitetin e gjykimit të Assadi-t nga gjykata belge.

Pavarësisht se diplomati terrorist i tij është kapur në flagrancë, regjimi i Teheranit është përpjekur ta portretizojë atë si një “diplomat” të pafajshëm në detyrë.

Një regjim që ka masakruar mbi 30,000 të burgosur politikë në 1988-ën dhe ka emëruar njërin prej autorëve kryesorë të kësaj masakre, Ebrahim Raisi, si Kryegjyqtar – i cili vazhdon me ndëshkimet jashtë-gjyqësore – e quan gjykatën belge “jolegjitime.”

Gjyqi i Assadi-t është ngjarje historike pasi është hera e parë që një diplomat karriere i Iranit gjykohet për terrorizëm në Europë, dhe mund të shënojë një precedent. Për këtë arsye, gjyqi i Assadi-t e ka xhindosur regjimin.

Që kur Assadi u arrestua, politika zyrtare e regjimit ka këmbëngulur në të ashtu-quajturin “imunitet diplomatik” të Assadi-t dhe në faktin se autoritetet belge nuk mund ta ndjekin penalisht Assadi-n. Edhe pse është kapur në flagrancë, edhe vetë Assadi e ka përsëritur këtë pretendim të rremë dhe ka refuzuar të paraqitet në gjyq.

Megjithatë, gjatë gjykimit të Assadi-t, prokurori ka thënë se, sipas legjislacionit belg të vitit 2002, edhe nëse Assadi do të kishte patur imunitet diplomatik, autoritetet belge do të kishin mundur ta arrestonin. Prokurori shtoi se, edhe sipas ligjit austriak, autoritetet belge kanë të drejtën ta arrestojnë Assadi-n për arsye se ai kishte në plan të kryente vrasje masive. Ligji ndërkombëtar ua lejon autoriteteve t’ia heqin imunitetin diplomatik Assadi-t dhe ta arrestojnë atë.

Gjykimi i Assadi-t është gjykim për regjimin në tërësi. “Sipas hetimeve të gjata nga drejtësia belge, siguria e shtetit, dhe shërbimi i  inteligjencës, i gjithë ky operacion është projektuar në nivelet më të larta në Teheran, dhe ka qenë i lidhur me të pandehurit të cilët kishin punuar për një kohë të gjatë për Mininstrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë [të regjimit],” shkruan Le Monde lidhur me këtë.

Sipas Le Monde, “Jaak Raas, kreu i sigurisë belge, ka thënë se ky veprim është inicuar ‘në emër të Iranit, nën udhëheqjen e tij.’”

Një fjalë e fundit

Komploti me bombë i 2018-ës ishte një akt terrorizmi me sponsorizim shtetëror nga regjimi iranian dhe Assadi ishte ngarkuar me detyrën për ta realizuar këtë komplot në emër të Ministrisë iraniane të Inteligjencës në koordinim me Ministrinë e Jashtme.

Assadi vazhdon të mbështetet tek i ashtu-quajturi imunitet diplomatik i tij. Ai do të vazhdojë ta bëjë këtë duke patur parasysh se edhe eprori i tij, Ministri i Jashtëm i regjimit Mohamad Javad Zarif, i cili ka luajtur një rol thelbësor në lehtësimin e komplotit me bombë, vazhdon të gëzojë “imunitet diplomatik” dhe përshëndetet nga liderët europianë.

Gjyqi i Assadi-t është një moment që BE duhet ta shfrytëzojë për t’i dhënë fund terrorizmit dhe fushatës së shantazheve të regjimit duke i dhënë fund politikës së paqësimit.

BE duhet t’i mbyllë të gjitha ambasadat e regjimit iranian dhe t’i dëbojë të ashtu-quajturit “diplomatë” të tij. Pa dyshim që kjo do t’i përcillte Teheranit mesazhin e duhur se terrorizmi i tij në tokën europiane nuk do të tolerohet.

SHBA Sanksionon Dy Institucione Financiare nën Kontrollin e Khamenei-t të Përfshira në Terrorizëm dhe në Cënimin e Iranianëve

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi Astan Quds Razavi (AQR) dhe Ekzekutimin e Urdhrit të Imam Khomeini-t (EIKO), plus degët e tyre dhe katër individë të tjerë, përfshirë Ahmad Marvi, kujdestarin aktual të AQR. Këto dy institucione të stërmëdha financiare që kontrollohen nga Lideri Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, janë burimet që regjimi përdor për plaçkitjen e pasurisë kombëtare dhe financimin e terrorizmit.

“Këto institucione ia mundësojnë elitës së Iranit që të ruajë një sistem të korruptuar pronësie mbi një pjesë të madhe të ekonomisë iraniane,” tha Sekretari amerikan i Thesarit Steven T. Mnuchin. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të marrin në shënjestër ata që pasurojnë veten ndërkohë që shtiren sikur ndihmojnë popullin iranian,” tha Sekretari Pompeo.

 

.

Si i Bën Lëshime Bota Iranit për Veprimtaritë e Tij Malinje

Javën e shkuar, grupi paraushtarak konservator i Iranit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, kapi një anije me flamur koreano-jugor në Ngushticën e Hormuzit, me sa duket në përpjekje për ta detyruar qeverinë koreano-jugore që ta lehtësojë çlirimin e aseteve iraniane me vlerë shtatë bilion dollarë të cilat mbeten të ngrira në përputhje me sanksionet amerikane. Në zhvillimet e mëvonshme, zyrtarët iranianë kanë promovuar një narrativë të njohur e cila thotë se strategjitë e IRGC-së nuk e përfaqësojnë regjimin në tërësi. Fatkeqësisht, shumë politikë-bërës perëndimorë ende gënjehen nga kjo narrativë e rreme.

Në fakt nuk ka asnjë justifikim për këtë verbëri. Ndërkohë që po përdor cisternën e kapur për të bërë pazar, Teherani po përdor gjithashtu një strategji të njohur që mund të krahasohet lehtësisht me taktikat e marrjes në pyetje “polici i mirë, polici i keq.” Zyrtarët iranianë të cilët aktualisht po negociojnë me koreano-jugorët e portretizojnë në mënyrë aktive veten si kalimtarë të pafajshëm në këtë situatë, ndërsa IRGC dhe konservatorë të tjerë i kërcënojnë në mënyrë të nënkuptuar marinarët e anijes si dhe sigurinë e ardhshme të transportit detar ndërkombëtar në qoftë se nuk paqësohen.

Kjo ndarje të moderuar/konservatorë është një dyzim i rremë, por ajo ua lejon disa zyrtarëve iranianë të luajnë policin e mirë duke argumentuar se lëshimet janë të nevojshme në mënyrë që të vënë nën kontroll konservatorët. Në këtë moment, kjo strategji po aplikohet për asetet e ngrira në kontekstin e një anijeje të kapur, por në të shkuarën është përdorur gjithashtu për të përfituar lëshime nga Perëndimi për sa i përket çdo gjëje, duke nisur nga shkëmbimet individuale të të burgosurve e deri te pakti bërthamor i 2015-ës.

Duhet të vijë një kohë kur komuniteti ndërkombëtar ta kuptojë mirë se çfarë është në të vërtetë kjo strategji, dhe të mos e pranojë më që “të moderuarit” dhe “konservatorët” e Iranit janë vërtet kundër njëri-tjetrit. Fatmirësisht, ka shenja që tregojnë se një numër në rritje politikë-bërësish perëndimorë po ndërmarrin pikëpamje skeptike për sa i përket regjimit iranian.

Megjithatë, duhet ende punë për të arritur deri në pikën që qëndrimet perëndimore të jenë uniformisht në favor të trajtimit të njëllojtë të të dy këtyre grupimeve. Ndërkohë, mbetet ende shumë e mundshme që Bashkimi Europian do të vazhdojë të promovojë diskutime miqësore me zyrtarët e qeverisë iraniane si Presidenti Hassan Rouhani dhe Ministri i Jashtëm Javad Zarif, duke refuzuar t’u kërkojë llogari atyre për veprimet e entiteteve konservatore si IRGC.

Infermierja e arrestuar Bahareh Soleimani u transferua në repartin e grave në Evin

 

Detained nurse Bahareh Soleimani transferred to women’s ward of EvinInfermierja e arrestuar Bahareh Soleimani është transferuar në pavijonin e grave të Burgut Evin pas përfundimit të marrjeve në pyetje. Forcat e Ministrisë së Inteligjencës arrestuan Bahareh Soleimani në 16 Tetor 2020 dhe e mbajtën atë në izolim në Lagjen e Inteligjencës IRGC 2A në Burgun e Evin.

Zonja Soleimani vuan nga ndërlikimet e mushkërive për shkak të infeksionit me COVID-19 pasi ajo kishte ndjekur pacientë me COVID që nga fillimi. Ajo ka nevojë për trajtim urgjent mjekësor.

Familja e kësaj infermiereje të ndaluar janë të shqetësuar për akuzat e trilluara kundër saj. Ajo është privuar nga takimet me avokatin e saj që kur u kap.

Dy ekzekutime, dy prerje në burgun e Qom, Irani Qendror

 

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, autoritetet iraniane ekzekutuan dy të burgosur dhe prenë gishtat e dy të tjerëve në Burgun Langaroud të Qomit në Iranin qendror.

Shoqata e të drejtave të njeriut Jo burgut – Jo ekzekutimit raportoi se regjimi iranian zbatoi në heshtje dënimet me vdekje për dy të burgosur në burgun Langaroud ditët e fundit. Për më tepër, regjimi i preu katër gishtat e dy të burgosurve për grabitje.

“Burgu Langaroud është një nga burgjet më famëkeqe të Iranit ku autoritetet kryejnë krime të mëdha fshehurazi”, – Jo për burgun – Jo për ekzekutimin deklaroi, duke shtuar, “Autoritetet parandalojnë çdo lajm ose informacion në lidhje me gjendjen e burgut të rrjedhë. Ky burg njihet si burgu i Guantanamos midis të burgosurve. ”

Për më tepër, ka raporte të shumta në lidhje me keqtrajtimin dhe abuzimin seksual ndaj të burgosurve të rinj. Denoncuesit zbuluan se dikush i quajtur Garaei drejton repartin e të rinjve në burg. Ai personalisht mbikëqyr dhe merr pjesë në torturat dhe keqtrajtimet ndaj të burgosurve.

I burgosuri politik iranian: Heshtja është një krim

 

Evin, confession, Iran, mek, afkari, navid, younesiNë një letër tronditëse nga burgu, Sohail Arabi, një i burgosur politik iranian i arrestuar në vitin 2013, zbuloi se si zyrtarët e regjimit zgjasin në mënyrë të padrejtë dënimet me burg të atyre të burgosurve që ekspozojnë keqtrajtimin në burg.

“A nuk është për t’u habitur që ata [zyrtarët] plaçkitin gjërat e njerëzve, shkatërrojnë vendin tonë dhe janë të pamëshirshëm, por fitojnë më shumë pasuri dhe siguri çdo ditë? Në vend të kësaj, ata i quajnë ata që protestojnë për tiraninë dhe korrupsionin “të dënuar të sigurisë” ’dhe kryejnë të gjitha llojet e torturave ndaj tyre dhe i vrasin në burgje, si ata vranë Satarin [Beheshti], Alireza [Shir Mohammad-Ali] dhe Vahid. Megjithatë, asgjë nuk ndodh, ”shkroi z. Arabi në letrën e tij.

I burgosuri politik Soheil Arabi

 

Gardat Revolucionare arrestuan Sohail Arabi në 2013. Gjatë shtatë viteve të fundit, autoritetet kanë refuzuar ta lirojnë pavarësisht se dënimi i tij po përfundon. Gjyqësori i regjimit ka rritur në mënyrë arbitrare dënimin me burg të Arabi nën akuzën e rreme të “prishjes së sigurisë kombëtare”.

“Heshtja nuk është vetëm e gabuar tani. Eshtë një krim ”, theksoi Arabi, duke theksuar vendosmërinë e tij për të ngritur zërin dhe për të zbuluar të vërtetën.

Ndërsa regjimi ka vazhduar shkeljet e të drejtave të njeriut, populli iranian, madje edhe të burgosur politikë, siç përmendi Sohail Arabi, kanë zgjedhur të mos heshtin.