Thursday, February 9, 2023

Si i Bën Lëshime Bota Iranit për Veprimtaritë e Tij Malinje

Javën e shkuar, grupi paraushtarak konservator i Iranit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, kapi një anije me flamur koreano-jugor në Ngushticën e Hormuzit, me sa duket në përpjekje për ta detyruar qeverinë koreano-jugore që ta lehtësojë çlirimin e aseteve iraniane me vlerë shtatë bilion dollarë të cilat mbeten të ngrira në përputhje me sanksionet amerikane. Në zhvillimet e mëvonshme, zyrtarët iranianë kanë promovuar një narrativë të njohur e cila thotë se strategjitë e IRGC-së nuk e përfaqësojnë regjimin në tërësi. Fatkeqësisht, shumë politikë-bërës perëndimorë ende gënjehen nga kjo narrativë e rreme.

Në fakt nuk ka asnjë justifikim për këtë verbëri. Ndërkohë që po përdor cisternën e kapur për të bërë pazar, Teherani po përdor gjithashtu një strategji të njohur që mund të krahasohet lehtësisht me taktikat e marrjes në pyetje “polici i mirë, polici i keq.” Zyrtarët iranianë të cilët aktualisht po negociojnë me koreano-jugorët e portretizojnë në mënyrë aktive veten si kalimtarë të pafajshëm në këtë situatë, ndërsa IRGC dhe konservatorë të tjerë i kërcënojnë në mënyrë të nënkuptuar marinarët e anijes si dhe sigurinë e ardhshme të transportit detar ndërkombëtar në qoftë se nuk paqësohen.

Kjo ndarje të moderuar/konservatorë është një dyzim i rremë, por ajo ua lejon disa zyrtarëve iranianë të luajnë policin e mirë duke argumentuar se lëshimet janë të nevojshme në mënyrë që të vënë nën kontroll konservatorët. Në këtë moment, kjo strategji po aplikohet për asetet e ngrira në kontekstin e një anijeje të kapur, por në të shkuarën është përdorur gjithashtu për të përfituar lëshime nga Perëndimi për sa i përket çdo gjëje, duke nisur nga shkëmbimet individuale të të burgosurve e deri te pakti bërthamor i 2015-ës.

Duhet të vijë një kohë kur komuniteti ndërkombëtar ta kuptojë mirë se çfarë është në të vërtetë kjo strategji, dhe të mos e pranojë më që “të moderuarit” dhe “konservatorët” e Iranit janë vërtet kundër njëri-tjetrit. Fatmirësisht, ka shenja që tregojnë se një numër në rritje politikë-bërësish perëndimorë po ndërmarrin pikëpamje skeptike për sa i përket regjimit iranian.

Megjithatë, duhet ende punë për të arritur deri në pikën që qëndrimet perëndimore të jenë uniformisht në favor të trajtimit të njëllojtë të të dy këtyre grupimeve. Ndërkohë, mbetet ende shumë e mundshme që Bashkimi Europian do të vazhdojë të promovojë diskutime miqësore me zyrtarët e qeverisë iraniane si Presidenti Hassan Rouhani dhe Ministri i Jashtëm Javad Zarif, duke refuzuar t’u kërkojë llogari atyre për veprimet e entiteteve konservatore si IRGC.