I Burgosuri i Ndërgjegjes, Saeid Sangar, Ridënohet Pas 20 Vitesh Burg, Torturohet për Mbështetjen ndaj MEK

 

Thirrje për veprim të menjëhershëm nga OKB, BE dhe mbrojtësit e të drejtave njerëzore për të siguruar lirimin e tij

Saeid Sangar, 47 vjeç nga Piranshahr dhe një nga aktivistët politikë të burgosur më gjatë në Iran, është dënuar përsëri me 11 muaj burg në Urmia pasi ka kaluar tashmë mbi 20 vite në burg për mbështetjen e tij ndaj Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Sanger, i burgosur që kur u arrestua në gusht 2000, është marrë në pyetje dhe torturuar në burgim të izoluar në burg Evin deri në vitin 2003, dhe është dënuar me 18 vite burg për akuzën e “moharebeh” dhe “kontakte me MEK.” Nga fundi i burgimit të tij, drejtësia e regjimit i shtoi këtij dënimi edhe dy vite të tjera pa asnjë justifikim dhe në shkelje të vetë ligjeve të saj mesjetare. Tani, pas 20 vitesh burg, Drejtësia e regjimit i ka shtuar edhe 11 muaj të tjerë burgimit të Saeid, të cilit nuk i është dhënë lirim i përkohshëm as edhe për një ditë të vetme.

Trajtimi i ashpër i Sangar nga regjimi është hakmarrje për qëndresën e tij dhe mospranimin që të pendohej e të merrte pjesë në intervista për ta demonizuar MEK-un, Rezistencën Iraniane, dhe udhëheqjen e saj.

Propaganda Iraniane Operon Lirshëm në Perëndim, si me Burime të Hapura, Ashtu edhe me Burime të Fshehta

Meet some Iranian lobbies in West: (from left) Seyed Hossein Mousavian, Trita Parsi, Mohammad Javad zarif with Kaveh Afrasiabi

Njihuni me disa nga lobuesit iranianë në Perëndim: (nga e majta) Seyed Hossein Mousavian, Trita Parsi, Mohammad Javadzarif dhe Kaveh Afrasiabi

Të martën, një i ashtu-quajtur ekspert i shkencave politike me emrin Kaveh Lotfolah Afrasiabi u shfaq për herë të parë përpara një gjykate federale amerikane pasi ishte zbuluar si një agjent i vjetër i regjimit iranian. Që në vitin 2007, Afrasiabi kishte marrë fshehurazi pagesa nga Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj. Dokumentet e akuzave ndaj tij tregojnë se ai ka marrë gjithsej të paktën 265,000 dollarë në këmbim të veprimtarive që ua përcillnin narrativat e regjimit iranian mediave, anëtarëve të Kongresit, dhe publikut të përgjithshëm.

Historia e tij nuk është unike, dhe shumë kritikues seriozë të regjimit e kanë kapur tashmë këtë çështje si një studim rasti në fenomenin e përgjithshëm të ndikimit të fshehur iranian. Në këtë mënyrë, ata kanë vënë në dukje se ndërkohë që Afrasiabi, një rezident prej 35 vitesh në Shtetet e Bashkuara, mund të mos ketë qenë një objekt i dukshëm shqyrtimi nga zbatimi i ligjit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për anëtarë të tjerë të rrjetit të ndikimit iranian. Për shumë prej atyre që janë marrë në shënjestër nga ky rrjet, duke përfshirë mërgimtarë iranianë që bëjnë thirrje për përmbysjen nga populli të diktaturës teokratike iraniane, arrestimi i Afrasiabi përfaqëson një mundësi  për t’i ekspozuar këta individë të tjerë dhe për ta çrrënjosur propagandën shkatërrimtare që ata kanë mbjellë brenda diskursit politik perëndimor.

Rrënjët e përmbajtjes së akuzimeve kundër MEK dhe rezistencës iraniane  mund të gjenden tek Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë. Dhe shumë shpesh, kjo propagandë është përcjellë përmes një grupi të njohur lobuesish e të ashtu-quajturish akademikë pro-Iran, puna e të cilëve është plotësisht e njëjtë me atë të Afrasiabi-t.

Arrestimi i Afrasiabi-t në SHBA Tregon se si Regjimi i Iranit Përdor Mbulime të Ndryshme për të Ndjekur Qëllimet e Tij

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë arrestuar Kaveh Lotfolah Afrasiabi, një nga agjentët e regjimit iranian që shtirej si ekspert i pavarur i shkencave politike, të hënën në shtëpinë e tij në Massachusetts.

Arrestimi i Afrasiabi-t tregoi edhe një herë se si agjentët e regjimit klerikal operojnë nën maska të ndryshme për të ndjekur dhe justifikuar qëllimet malinje të regjimit.

“Për më shumë se një dekadë, Kaveh Afrasiabi e ka prezantuar veten para Kongresit, gazetarëve, dhe publikut amerikan si një ekspert neutral dhe objektiv mbi Iranin. Por gjatë gjithë kësaj kohe, Afrasiabi ishte në fakt një punonjës i fshehtë i qeverisë iraniane dhe i Misionit të Përhershëm të Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara (IMUN) i cili paguhej për të përhapur propagandën e tyre,” tha John C. Demers, Ndihmës Prokuror i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare.

Afrasiabi e përdorte mbulimin e tij gjoja shkencor për të përsëritur fjalët e regjimit. Ndërkohë që populli iranian në protestat e veta e identifikonte regjimin si burimin e vërtetë të të gjitha krizave, Afrasiabi dhe të tjerë të sojit të tij përpiqeshin të fajësonin sanksionet ndërkombëtare. Ai e ka lavdëruar Qassem Soleimani, kryemjeshtrin e eliminuar terrorist të regjimit, dhe ashtu si Teherani, e ka quajtur atë një “hero kombëtar.”

Por detyra kryesore e Afrasiabi-t ishte implementimi i fushatës demonizuese të regjijmit kundër lëvizjes së Rezistencës Iraniane, kryesisht të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Iran: Një Poster i Madh i Liderit të Rezistencës Iraniane Varet nga Mbikalimi i Autostradës Saveh

Gorgan - Activities of the Resistance Units and MEK supporters, - posting banners with pictures of the Iranian Resistance Leadership in various parts of the city – January 19, 2021

Veprimtaritë e mbështetësve të Muxhahedinëve dhe Njësive të Rezistencës gjatë javës së shkuar

Javën e shkuar, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës kanë vendosur postera dhe mesazhe të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, në Teheran e në qytete të ndryshme të Iranit, duke nënvizuar disfatën e pashmangshme të diktaturës fetare që sundon Iranin. Këto veprimtari përfshijnë varjen e një posteri të madh të Z. Rajavi në një mbikalim në autostradën Teheran-Saveh. Këto veprimtari janë zhvilluar në kulmin e masave represive e të sigurisë të regjimit, dhe janë mirëpritur nga banorët.

Njësitë e Rezistencës i kanë kryer këto veprimtari në Teheran, Isfahan, Sari, Kashan, Karaj, Shiraz, Esfarayen, Urmia, Kerman, Ahvaz, Astara, Mashhad, Shahriar, Sanandaj, Kermanshah, Sarpolzahab, Rasht, Tabriz, Neyshabur, Gorgan, Meshkinshahr, Fariman, Fuman, Zanjan, Semnan, Shahrekord, Arak, Hamedan, Iranshahr dhe Khormoj (Bushehr).

Disa nga slloganet janë: “Maryam Rajavi: Ngrihuni, liria dhe e ardhmja janë tuajat,” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi-t,” “Poshtë Khamenei, Rouhani, përgjegjës për vdekjet nga Koronavirusi dhe për shkatërrimin në Iran,” “Khamenei është vrasës dhe nuk ka legjitimitet për të qenë lider”, “Për ta vënë nën kontroll koronavirusin, mullahët duhet të ikin,” “Massoud Rajavi: Ushtria e të uriturve është gati për revoltë e kryengritje,” “Njerëzit në botë duhet ta dinë që Massoud Rajavi është lideri ynë.”

 

Informacionet Konfirmojnë se Diplomati Terrorist i Iranit, Assadollah Assadi, Drejtonte një Rrjet të Madh Spiunazhi dhe Terrorizmi në BE

Iranian diplomat-terrorist Assadollah Assadi

Diplomati terrorist iranian, Assadollah Assadi

Informacionet e reja që janë zbardhur lidhur me çështjen e Assadollah Assadi, diplomatit terrorist të burgosur të Iranit, tregojnë se rrjeti i spiunazhit dhe terrorizmit të mullahëve në Europë është shumë më i madh sesa duket. Për këtë arsye, zyrtarët europianë duhet të veprojnë menjëherë.

Assadi u arrestua në korrik 2018 pasi i kishte dorëzuar një bombë një çifti terrorist, Nasimeh Na’ami dhe Amir Saadouni, në Luksemburg dhe i kishte ngarkuar me detyrën për ta vendosur bombën në tubimin “Free Iran” të opozitës iraniane në Villepinte, në veri të Parisit, Francë.

Policia e Gjermanisë e arrestoi Assadi-n më 1 korrik para se ai të mund të hynte në Austri, ku shërbente si sekretar i tretë i ambasadës së Iranit. Autoritetet gjermane gjetën në makinën e Assadi-t një bllok me informacione të rëndësishme mbi komplotin me bombë të 2018-ës, veprimet dhe udhëtimet e Assadi-t, dhe shumat e parave që ai u kishte dhënë iranianëve të ndryshëm.

Sipas Deutsche Welle Farsi, Gjykata Kriminale Federale e Gjermanisë (BKA) po heton veprimtaritë e Assadi-t në një mision nga Prokurori i Përgjithshëm gjerman.

Pyetja është: A ka komanduar Assadi një rrjet të madh njerëzish të ngarkuar me misione të ndryshme, përfshirë mbledhjen e informatave dhe spiunazhin, në disa vende Europiane? Për shembull, një nga shënimet i referohet Qendrës Islamike të Hamburgut si një vend turistik. BKA e njeh këtë qendër si një nga qendrat e regjimit që merret me spiunazh dhe me eksportin e fondamentalizmit.

Informacionet në bllokun e tij tregojnë se Assadi ka bërë 144 vizita në Gjermani. Tani autoritetet gjermane pyesin veten pse ka udhëtuar kaq shpesh për në Gjermani Asadollah Assadi. A mund ta ketë bërë këtë për t’u takuar me anëtarë të rrjetit të tij?

Një tjetër çështje që ia ka tërhequr vëmendjen policisë është se Assadi kishte me vete disa fatura, që tregojnë për pagesa kesh që ai ua ka bërë disa njerëzve. Nuk janë përcaktuar ende identitetet e marrësve të këtyre pagesave, pasi ata kanë përdorur emra të rëndomtë iranianë.

Arrestohen dhe thirren anëtaret e një grupi muzikor të përbërë vetëm nga gra në Kermanshah

Members of an all-women musical band in Kermanshah arrested, summoned

Gjatë ditëve të fundit janë arrestuar dhe thirrur anëtaret e një grupi muzikor të përbërë vetëm nga gra në Kermanshah.

Të shtunën, më 16 janar 2021, dy anëtare të grupit muzikor Glaris janë thirrur në Policinë e Inteligjencës të Forcave të Sigurisë së Shtetit në Kermanshah. Nazanin Atabaki dhe Nasrin Yazdanipour, këngëtare soliste të këtij grupi, janë marrë në pyetje nga policia. Më pas, ato janë liruar përkohësisht me kusht derisa të finalizohet ndjekja penale.

Mediat shtetërore e publikuan këtë lajm të dielën, më 17 janar, pa përmendur emrin e grupit muzikor dhe të anëtareve të arrestuara. Por thanë se dy gratë ishin arrestuar për sjellje “jo normale.”

Në shpalljen e lajmit, Hassan Heydari, kreu i Policisë së Inteligjencës të Kermanshah, tha: “Policia do t’i ndëshkojë në mënyrë decizive të gjitha format e sjelljeve jo normale dhe jo konvencionale.”

 

Vazhdojnë Protestat në Mbarë Iranin, duke Treguar Trazimin e Shoqërisë

Raportet e mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) tregojnë se ka patur protesta të shumta në mbarë vendin ditët e fundit. Këto protesta tregojnë se shoqëria iraniane është e trazuar pavarësisht shpërthimit të koronavirusit dhe politikave shtypëse të regjimit.

Indeksi kryesor i Kursit të Këmbimit të Teheranit (Tehran Stock Exchange – TSE), TEDPIX, ka rënë me mbi 36,000 pikë të hënën. Të martën, ky indeks ra edhe më poshtë me 18,000 pikë në orët e para, duke sinjalizuar kështu fundin e rritjes së TSE.

Mijëra aksionerë që kanë dalë të humbur tashmë janë derdhur nëpër rrugë të hënën dhe të martën, duke thirrur me sllogane kundër autoriteteve dhe politikave të tyre mashtruese, e duke zhvilluar protesta përpara ndërtesës së Organizatës së Sigurisë dhe Këmbimit (SEO) në Teheran.

تجمع مالباختگان بورس با شعار مرگ بر روحانی در تهران

Pas rënies dy-ditore së tregut të aksioneve, Hassan Ghalibaf, kreu i TSE dhe  SEO, dha dorëheqjen, duke treguar kështu paaftësinë e regjimit për ta zgjidhur krizën.

Aksionerët e plaçkitur thërrisnin me zemërim të martën sllogane kundër masave mashtruese të regjimit. Disa nga këto sllogane ishin: “Vdekje [presidentit të regjimit Hassan] Rouhani,” “Rouhani po vjedh, dhe policia e mbështet,” dhe “Mos u merr me paktin bërthamor Hassan [Rouhani], mos vidh nga ne.”

Arrestimi i Lobuesit Iranian Duhet të Çojë në Përpjekje më të Gjera për t’iu Kundërvënë Ndikimit të Fshehur të Iranit

Të martën, një iraniano-amerikan me emrin Kaveh Lotfolah Afrasiabi doli për herë të parë në një gjykatë federale të SHBA, rreth 13 vite pasi kishte nisur të paguhej nga regjimi iranian ndërkohë që u prezantohej politikë-bërësve dhe gazetarëve si një ekspert i pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkencat politike. Dokumentet e gjykatës zbulojnë se ai është paguar të paktën 265,000 dollarë për shërbimin e tij ndaj diktaturës teokratike të Iranit, para se të akuzohej më në fund për shkelje të mëdha të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj.

Afrasiabi, i cili ka një doktoraturë, nuk është aspak i vetmi aset i arsimuar në Perëndim që ka lobuar me sukses për vite të tëra në shërbim të regjimit iranian. Ndonëse është e pamundur të thuhet nëse shkrimet e tij apo thirrjet e tij drejtuar politikë-bërësve kanë ndikuar direkt në politikën amerikane, nuk mund të mohohet se atij i është kushtuar shpesh vëmendje dhe i është dhënë legjitimitet ndërkohë që ai i shërbente inteligjencës iraniane. Në 2009-ën, ai madje ndihmoi një anëtar të Kongresit amerikan që të përpilonte një letër drejtuar Presidentit të atëhershëm Barack Obama, ku shprehte mbështetje për një marrëveshje shkëmbimi lëndësh djegëse të cilën e kishte propozuar vetë Teherani.

Sikur vetëm ky fakt të merret parasysh, ai duhet të njihet si një shenjë që tregon se sa thellë kanë arritur të depërtojnë asetet iraniane në rrethet politike dhe mediatike perëndimore. Dhe kjo duhet të ngrejë alarmin tek politikanët dhe mediat amerikane e europiane, duke i nxitur ata që të ekzaminojnë më thellësisht këdo që promovon politika apo narrativa të cilat duket se përkojnë gjerësisht me ato që i shërbejnë regjimit iranian.

Ky ekzaminim nuk mund të jetë thjesht sipërfaqësor. Nëse një aset iranian i dyshuar ka bërë deklarata të ndryshme të cilat kritikojnë shkeljet e të drejtave njerëzore apo veprimtari të tjera malinje të Iranit, kjo nuk është provë se ky person nuk është i përkushtuar ndaj misionit të promovimit të politikave perëndimore që janë më të favorshme për Teheranin. Kjo mbrojtje është tentuar të përdoret nga Trita Parsi, themeluesi i Këshillit Kombëtar Iraniano-Amerikan (NIAC), në një padi shpifjeje kundër atyre që e kanë akuzuar këtë organizatë për besnikëri ndaj regjimit iranian, por është refuzuar nga gjykatësi i distriktit, John Bates.

Trita Parsi speaks with Iran’s senior officials. Parsi has close ties to themTrita Parsi flet me zyrtarët e lartë të Iranit. Parsi ka lidhje të ngushta me ta

Gazetarja Moloud Hajizadeh dënohet me një vit burgim

 

Journalist Moloud Hajizadeh sentenced to one-year imprisonmentGazetarja Moloud Hajizadeh e dënuar me një vit burgim.

Gjykata Revolucionare e Teheranit lëshoi ​​një vendim në 19 Janar 2021, duke dënuar aktivisten e medias dhe gazetaren Moloud Hajizadeh me një vit burgim.

Moloud Hajizadeh e cila jeton në Teheran, kishte postuar artikuj për shtypjen e përgjakshme të protestave në Iran në nëntor 2019. Ajo gjithashtu shkroi kundër rrëzimit të avionit të pasagjerëve ukrainas nga Trupat e Gardës Revolucionare të Regjimit klerikal (IRGC) më 8 janar 2020

Agjenti i Regjimit të Iranit Arrestohet në SHBA për lobim të fshehtë për regjimin Iranian

Kaveh Afrasiabi (Djathtas) me Javad Zarif (Majtas), Ministrin e Jashtëm të regjimit të Iranit.

Një agjent i regjimit iranian, Kaveh Lotfolah Afrasiabi, duke u paraqitur si një shkencëtar i pavarur politik, u arrestua të hënën në shtëpinë e tij në Massachusetts SHBA me akuzat e lobimit të fshehtë për regjimin iranian për një dekadë.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA lëshoi ​​një deklaratë për shtyp dje lidhur me këtë.

“Një ankesë penale u mbyll sot në gjykatën federale në Brooklyn duke akuzuar Kaveh Lotfolah Afrasiabi, i njohur gjithashtu si Lotfolah Kaveh Afrasiabi, për komplotin për të vepruar si një agjent i paregjistruar i qeverisë së Republikës Islamike të Iranit, në shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA). Afrasiabi u arrestua dje në shtëpinë e tij në Watertown, Massachusetts dhe do të paraqitet këtë mëngjes në gjykatën federale në Boston, Massachusetts, para gjyqtares së Magjistratit të SHBA Jennifer C. Boal. ” Lexon njoftimin për shtyp të Departamentit të Drejtësisë duke shtuar:

“Për më shumë se një dekadë, Kaveh Afrasiabi u paraqit në kongrese, me gazetarë dhe me publikun amerikan si një ekspert neutral dhe objektiv për Iranin,” tha John C. Demers, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare. “Sidoqoftë, gjatë gjithë kohës, Afrasiabi ishte në të vërtetë një punonjës sekret i qeverisë së Iranit dhe Misionit të Përhershëm të Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara (IMUN) i cili po paguhej për të përhapur propagandën e tyre. Duke vepruar kështu, ai qëllimisht shmangu regjistrimin në Departamentin e Drejtësisë siç kërkonte Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj. Ai gjithashtu shmangu detyrimin e tij për të treguar se kush ishte duke sponsorizuar pikëpamjet e tij. Tani ne do ta konsiderojmë atë përgjegjës për këto vepra. ”

“Afrasiabi mendohet se kërkoi të ndikojë në publikun amerikan dhe politikëbërësit amerikanë për të mirën e punëdhënësit të tij, qeverisë iraniane, duke maskuar propagandën si analizë dhe ekspertizë e politikës objektive,” tha Prokurori i SHBA, DuCharme. “Kjo zyrë është e angazhuar për zbatimin e fuqishëm të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, i cili i siguron popullit Amerikan mjetet e nevojshme për të vlerësuar mendimet dhe argumentet në tregun e ideve duke kërkuar që agjentët e huaj të deklarojnë përgjegjësit e tyre të pagës. Ata, si i pandehuri, që fshehin punën e tyre për një qeveri të huaj do të përballen me pasoja për veprimet e tyre. ”

Në shkrimet dhe intervistat e tij, një nga temat kryesore ku Kaveh Afrasiabi u përqendrua ishte grupi kryesor i opozitës së Iranit, Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI-MEK)

Afrasiabi dhe lobistët e tjerë të regjimit iranian në Shtetet e Bashkuara, si Këshilli Kombëtar Iranian Amerikan, NIAC kishte për detyrë të portretizonte MEK në perëndim si një grup që nuk ka asnjë bazë në Iran, dhe për më tepër është një grup terrorist. Afrasiabi, duke u paraqitur si një “shkencëtar i pavarur politik” e kreu këtë mision në shumicën e shkrimeve dhe intervistave të tij, dhe shpërndau pikat e bisedimeve të regjimit iranian për MEK në SHBA.

Alireza Jafarzadeh, zv.drejtori i zyrës së NCRI në Uashington, i tha Washington Examiner se ishte një “veprim i mirëpritur dhe i vonuar”.

Disa nga fotot e Afrasiabi me zyrtarë të regjimit iranian tregojnë se ai ishte shumë afër zyrtarëve të regjimit, pasi zyrtarët bëjnë fotografi vetëm me ata që u besojnë absolutisht.

Kaveh Afrasiabi (Majtas) me Mohammad Khatami, ish Presidentin e regjimit (Djathtas)

Kaveh Afrasiabi (Djathtas) me Abbas Araghchi (Djathtas) Zëvendës-ministrin e Jashtëm.