Wednesday, February 1, 2023

Arrestimi i Afrasiabi-t në SHBA Tregon se si Regjimi i Iranit Përdor Mbulime të Ndryshme për të Ndjekur Qëllimet e Tij

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë arrestuar Kaveh Lotfolah Afrasiabi, një nga agjentët e regjimit iranian që shtirej si ekspert i pavarur i shkencave politike, të hënën në shtëpinë e tij në Massachusetts.

Arrestimi i Afrasiabi-t tregoi edhe një herë se si agjentët e regjimit klerikal operojnë nën maska të ndryshme për të ndjekur dhe justifikuar qëllimet malinje të regjimit.

“Për më shumë se një dekadë, Kaveh Afrasiabi e ka prezantuar veten para Kongresit, gazetarëve, dhe publikut amerikan si një ekspert neutral dhe objektiv mbi Iranin. Por gjatë gjithë kësaj kohe, Afrasiabi ishte në fakt një punonjës i fshehtë i qeverisë iraniane dhe i Misionit të Përhershëm të Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara (IMUN) i cili paguhej për të përhapur propagandën e tyre,” tha John C. Demers, Ndihmës Prokuror i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare.

Afrasiabi e përdorte mbulimin e tij gjoja shkencor për të përsëritur fjalët e regjimit. Ndërkohë që populli iranian në protestat e veta e identifikonte regjimin si burimin e vërtetë të të gjitha krizave, Afrasiabi dhe të tjerë të sojit të tij përpiqeshin të fajësonin sanksionet ndërkombëtare. Ai e ka lavdëruar Qassem Soleimani, kryemjeshtrin e eliminuar terrorist të regjimit, dhe ashtu si Teherani, e ka quajtur atë një “hero kombëtar.”

Por detyra kryesore e Afrasiabi-t ishte implementimi i fushatës demonizuese të regjijmit kundër lëvizjes së Rezistencës Iraniane, kryesisht të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).