Veprimtaritë e mbështetësve të Muxhahedinëve dhe Njësive të Rezistencës gjatë javës së shkuar
Javën e shkuar, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës kanë vendosur postera dhe mesazhe të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, në Teheran e në qytete të ndryshme të Iranit, duke nënvizuar disfatën e pashmangshme të diktaturës fetare që sundon Iranin. Këto veprimtari përfshijnë varjen e një posteri të madh të Z. Rajavi në një mbikalim në autostradën Teheran-Saveh. Këto veprimtari janë zhvilluar në kulmin e masave represive e të sigurisë të regjimit, dhe janë mirëpritur nga banorët.
Njësitë e Rezistencës i kanë kryer këto veprimtari në Teheran, Isfahan, Sari, Kashan, Karaj, Shiraz, Esfarayen, Urmia, Kerman, Ahvaz, Astara, Mashhad, Shahriar, Sanandaj, Kermanshah, Sarpolzahab, Rasht, Tabriz, Neyshabur, Gorgan, Meshkinshahr, Fariman, Fuman, Zanjan, Semnan, Shahrekord, Arak, Hamedan, Iranshahr dhe Khormoj (Bushehr).
Disa nga slloganet janë: “Maryam Rajavi: Ngrihuni, liria dhe e ardhmja janë tuajat,” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi-t,” “Poshtë Khamenei, Rouhani, përgjegjës për vdekjet nga Koronavirusi dhe për shkatërrimin në Iran,” “Khamenei është vrasës dhe nuk ka legjitimitet për të qenë lider”, “Për ta vënë nën kontroll koronavirusin, mullahët duhet të ikin,” “Massoud Rajavi: Ushtria e të uriturve është gati për revoltë e kryengritje,” “Njerëzit në botë duhet ta dinë që Massoud Rajavi është lideri ynë.”