Friday, July 26, 2024

Vazhdojnë Protestat në Mbarë Iranin, duke Treguar Trazimin e Shoqërisë

Raportet e mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) tregojnë se ka patur protesta të shumta në mbarë vendin ditët e fundit. Këto protesta tregojnë se shoqëria iraniane është e trazuar pavarësisht shpërthimit të koronavirusit dhe politikave shtypëse të regjimit.

Indeksi kryesor i Kursit të Këmbimit të Teheranit (Tehran Stock Exchange – TSE), TEDPIX, ka rënë me mbi 36,000 pikë të hënën. Të martën, ky indeks ra edhe më poshtë me 18,000 pikë në orët e para, duke sinjalizuar kështu fundin e rritjes së TSE.

Mijëra aksionerë që kanë dalë të humbur tashmë janë derdhur nëpër rrugë të hënën dhe të martën, duke thirrur me sllogane kundër autoriteteve dhe politikave të tyre mashtruese, e duke zhvilluar protesta përpara ndërtesës së Organizatës së Sigurisë dhe Këmbimit (SEO) në Teheran.

تجمع مالباختگان بورس با شعار مرگ بر روحانی در تهران

Pas rënies dy-ditore së tregut të aksioneve, Hassan Ghalibaf, kreu i TSE dhe  SEO, dha dorëheqjen, duke treguar kështu paaftësinë e regjimit për ta zgjidhur krizën.

Aksionerët e plaçkitur thërrisnin me zemërim të martën sllogane kundër masave mashtruese të regjimit. Disa nga këto sllogane ishin: “Vdekje [presidentit të regjimit Hassan] Rouhani,” “Rouhani po vjedh, dhe policia e mbështet,” dhe “Mos u merr me paktin bërthamor Hassan [Rouhani], mos vidh nga ne.”