Maryam Rajavi, Tubimi Irani i Lirë — Paris 2018
Në qershor 2018, agjentë të regjimit iranian tentuan të kryenin një sulm terrorist pranë Parisit. Në nëntor 2020, organizatori i këtij komploti më në fund nisi gjykimin së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij të njohur, pas një hetimi që kishte zgjatur dy vjet e gjysëm. Nga fillimi i këtij muaji, një gjykatë belge shpalli fajtorë të katër të pandehurit dhe e dënoi të pandehurin kryesor, Assadollah Assadi, me 20 vite burg.
Nuk ka dyshim që disa politikë-bërës perëndimorë kanë dëshirë ta konsiderojnë si të mbyllur këtë çështje dhe të vazhdojnë marrëdhëniet si zakonisht me regjimin iranian. Por kjo çështje nuk është aspak e mbyllur. Ndjekja penale e Assadi-t zbuloi për të gjithë botën se ka një rrymë të fshehtë të terrorizmit iranian e cila do të vazhdojë ta kërcënojë Europën dhe Shtetet e Bashkuara për sa kohë që vazhdon të ekzistojë. Për më tepër, kjo gjë zbuloi detaje të mëtejshme për përkushtimin ideologjik të regjimit iranian ndaj këtij terrorizmi, i cili do të ruajë të paktën disa akspekte të këtij kërcënimi për sa kohë që të mbetet në fuqi sistemi aktual.
Tani pas dënimit të Assadi-t, është thelbësore që Bashkimi Europian dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar ta rivlerësojë përqasjen e tij ndaj regjimit iranian dhe të marrë në konsideratë masa të reja që mund të implementohen për ta zbutur rrezikun terrorist në planin afat-shkurtër, dhe për ta çrrënjosur plotësisht atë në planin afat-gjatë.