Dy të burgosur të tjerë janë ekzekutuar të shtunën në Iranin lindor, pas një shtimi të ekzekutimeve të të burgosurve minoritarë Baloch kohët e fundit.
Autoritetet iraniane të shtunën ekzekutuan dy qytetarë me etni Baloch, për akuza në lidhje me drogën.
Jamaluddin Brahui dhe Mohammad Barahui janë ekzekutuar në një burg të qytetit lindor Birjand.
Një burim i informuar ka thënë se 40-vjeçari ishte arrestuar rreth dy vite më parë në pikën e kontrollit Salabad në Birjand.
“Ai ishte dënuar me 27 vite burg, por befas e transferuan në karantinën e burgut të enjten dhe e ekzekutuan të shtunën, më 13 shkurt.”
Familja e tij ishin lajmëruar të shkonin për një vizitë të fundit në burg të premten, më 12 shkurt,” thotë burimi.
I burgosuri tjetër, Mohammad Barahui, u ekzekutua gjithashtu në të njëjtën ditë. Familja e tij ishin lajmëruar që të shkonin në burg për një vizitë të fundit por vetëm e ëma u lejua të takohej me të para ekzekutimit.
Mohammad Barahui, 28 vjeç, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Në qershor 2018, agjentë të regjimit iranian tentuan të kryenin një sulm terrorist pranë Parisit. Në nëntor 2020, organizatori i këtij komploti më në fund nisi gjykimin së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij të njohur, pas një hetimi që kishte zgjatur dy vjet e gjysëm. Nga fillimi i këtij muaji, një gjykatë belge shpalli fajtorë të katër të pandehurit dhe e dënoi të pandehurin kryesor, Assadollah Assadi, me 20 vite burg.
Nuk ka dyshim që disa politikë-bërës perëndimorë kanë dëshirë ta konsiderojnë si të mbyllur këtë çështje dhe të vazhdojnë marrëdhëniet si zakonisht me regjimin iranian. Por kjo çështje nuk është aspak e mbyllur. Ndjekja penale e Assadi-t zbuloi për të gjithë botën se ka një rrymë të fshehtë të terrorizmit iranian e cila do të vazhdojë ta kërcënojë Europën dhe Shtetet e Bashkuara për sa kohë që vazhdon të ekzistojë. Për më tepër, kjo gjë zbuloi detaje të mëtejshme për përkushtimin ideologjik të regjimit iranian ndaj këtij terrorizmi, i cili do të ruajë të paktën disa akspekte të këtij kërcënimi për sa kohë që të mbetet në fuqi sistemi aktual.
Tani pas dënimit të Assadi-t, është thelbësore që Bashkimi Europian dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar ta rivlerësojë përqasjen e tij ndaj regjimit iranian dhe të marrë në konsideratë masa të reja që mund të implementohen për ta zbutur rrezikun terrorist në planin afat-shkurtër, dhe për ta çrrënjosur plotësisht atë në planin afat-gjatë.
Më 4 shkurt, një gjykatë belge dënoi diplomatin terrorist të burgosur të Iranit, Assadollah Assadi, me 20 vite burg për terrorizëm. Pasi morën këtë goditje madhore politike, zyrtarët dhe mediat shtetërore të regjimit bëjnë thirrje dëshpërimisht për “hakmarrje,” duke konfirmuar kështu edhe një herë terrorizmin shtetëror të Iranit.
“Europianët po e politizojnë çështjen e diplomatit. Nëse një diplomat ka imunitet, dhe fatkeqësisht, dikush që ka imunitet thuhet se e ka atë në Austri por jo në Belgjikë, ai gjykohet në mungesë,” shkruan agjencia e lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me sistemin gjyqësor të regjimit.
Assadi e ka përdorur pasaportën e tij diplomatike për të transferuar në Austri 500 gram eksploziv me anë të një avioni pasagjerësh, pasi në Austri ai kishte pozicionin e sekretarit të tretë të ambasadës iraniane. Ai ua dorëzoi eksplozivët një çifti iraniano-belg në Luksemburg dhe u dha për detyrë të hidhnin në erë tubimin “Irani i Lirë” të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Paris më 30 qershor 2018.
Gjatë zhvillimit të gjyqit të Assadi-t në nëntor dhe dhjetor 2020, prokurorët nënvizuan faktin se, duke qenë se Assadi ështe arrestuar në Gjermani, dhe jo në Austri ku ndodhet misioni diplomatik i Assadi-t, ai nuk mund ta kundërshtojë arrestimin. Sipas ligjit ndërkombëtare, ai nuk ka imunitet diplomatik.
Gjykatat rishikuese të regjimit klerikal kanë miratuar dënimet me një total prej 10 vitesh burg për aktivistet e reja iraniane Zahra Mohammadi dhe Marjan Es’haghi.
Gjykata rishikuese e provincës Kurdistan miratoi pesë vite për Zahra Mohammadi.
Gjykata Revolucionare e Sanandaj kishte dhënë një dënim me 10 vite burg për Zahra Mohammadi, e akuzuar për “formimin e një grupi për të cenuar sigurinë kombëtare,” më 16 shkurt 2020.
Zahra Mohammadi, 28 vjeç, u arrestua më 23 maj 2019, dhe u lirua përkohësisht me kusht pasi pagoi 700 milion Toman nga Burgu Qendror i Sanadaj më 2 dhjetor 2019.
Gjatë mbajtjes në burg, agjentët e inteligjencës e detyruan të nënshkruante rrëfime të rreme kundër vetes së saj, duke e kërcënuar se do t’ia arrestonin familjarët. Znj. Mohammadi nuk ka patur akses në avokatin e saj deri në fund të marrjeve në pyetje.
Znj. Mohammadi është anëtare e Shoqatës Nojin, e cila është aktive në mbrojtjen e mjedisit, luftimin e zjarreve në xhungla, dhe në mësimin e gjuhës kurde fëmijëve në provincën Kurdistan.
Gjykata e Rishikimit e provincës Teheran miratoi një dënim me 5 vite burg për studenten aktiviste Marjan Es’haghi, e cila është arrestuar pas pjesëmarrjes në një tubim studentor në Universitetin e Teheranit. Dega 15 e Gjykatës Revolucionare të Teheranit e kishte dënuar më parë atë me pesë vite burg.
Marjan Es’haghi është studente e shkencave politike në Universitetin e Teheranit. Ajo u arrestua pasi kishte marrë pjesë në një tubim studentor në Universitetin e Teheranit më 17 nëntor, ndërkohë që po largohej nga kampusi.
Pensionistët janë grumbulluar sot në të paktën 20 qytete të Iranit për të kërkuar rritje të pensioneve.
Pensionistët janë mbledhur jashtë godinave të Organizatës së Sigurimeve Shoqërore në Teheran, Karaj pranë Teheranit, Qom në jug të Teheranit, Arak në veri-perëndim të Teheranit, Isfahan dhe Yazd në Iranin qendror, Tabriz, Ardabil, Qazvin, dhe Zanjan në Iranin veri-perëndimor, Mashhad, Bojnurd dhe Neyshabur në Iranin veri-lindor, Kerman në Iranin jug-lindor, Shushtar, Shush, Dezful, Ahvaz dhe Shiraz në Iranin jug-perëndimor, dhe Sanandaj, Khorramabad, Ilam, dhe Kermanshah në Iranin perëndimor.
Në Teheran, pensionistët thërrisnin “kërkesa jonë kryesore është që rrogat tona të barazohen me inflacionin”, “rritja e çmimeve dhe inflacioni janë fatkeqësi për popullin”, dhe “nuk do të dorëzohemi deri sa t’i fitojmë të drejtat tona.”
Një të burgosur të dënuar me amputim të gishtave, e kanë rrahur me kamxhik të dielën në Burgun Qendror të Urmia-s.
Hadi Rostami, të cilit do t’i priten katër gishta të dorës së djathtë, është rrahur 60 herë me kamxhik në Degën 8 të Njësisë së Zbatimit të Gjykatës Publike dhe Revolucionare në Urmia, të Iranit veri-perëndimor.
Në një çështje të re të hapur kundër tij gjatë periudhës në burg, në nëntor 2020, Z. Rostami është akuzuar për “prishje të rendit të burgut” dhe është dënuar me tetë muaj burg dhe 60 goditje me kamxhik nga Dega 113 e Gjykatës Penale të Urmia-s.
Hadi Rostami ka tentuar të kryejë vetëvrasje dy herë gjatë muajve të fundit duke gëlltitur gastare dhe nuk është në gjendje të mirë fizike.
Me rritjen e krizës ekonomike të Iranit, të shkaktuar nga keqmenaxhimi i regjimit, mediat shtetërore paralajmërojnë për një tjetër shpërthim të publikut kundër regjimit në tërësi.
“Në vitin aktual [Pers] 1399, shumë lloje studimesh tregojnë se pragu i varfërisë në Teheran [në kryeqytet] ka arritur në 10 milion toman, sepse çmimet kanë qenë në rritje, dhe si rrjedhim, fuqia blerëse e njerëzve ka rënë, dhe tashmë ata nuk munden as të plotësojnë nevojat më themelore,” shkroi shtetërorja Mardom Salarie të dielën, në një artikull me titull: “Ekonomia e sëmurë dhe tendenca në rritje e varfërisë në shoqëri.”
“Statistikat tregojnë se klasat e varfra dhe të mesme po lëvizin përgjatë një vije të caktuar ekonomike, dhe mund të thuhet pa problem se të paktën gjysma e popullsisë së vendit jeton poshtë pragut të varfërisë,” shton Mardom Salarie.
Mardom Salarie paralajmëron autoritetet e regjimit se “Nëse kushtet ekonomike nuk ndryshojnë dhe vazhdojnë të përkeqësohen, do të shohim kaos në shoqëri, në një mënyrë jo të këndshme. Ky problem do të transmetohet dhe do ta dëmtojë bërthamën e shoqërisë, dhe gradualisht kaosi do të përfshijë të gjitha klasat shoqërore.”
Mediat shtetërore të regjimit i quajnë protestat dhe kryengritjet e mëdha të popullit, si ato në nëntor 2019, “trazira,” “incidente,” dhe “kaos.”
Regjimi dhe apologjetët e tij janë përpjekur të fajësojnë sanksionet ndërkombëtare si arsyen e vërtetë të krizave ekonomike e shoqërore brenda Iranit.
“Edhe nëse gjithë bota bëhet aleate [e regjimit], edhe nëse hiqen të gjitha sanksionet ndërkombëtare, dhe ne mund të eksportojmë më shumë naftë se zakonisht, problemet dhe sfidat [e regjimit] do të mbeten,” shkroi të dielën shtetërorja Jahan-e Sanat, duke nënvizuar se “strategjitë [e regjimit] nga brenda nuk mund të udhëheqin drejt progresit.”
Somayyeh Kargar është transferuar në Burgun Qarchak që nga fillimi i kësaj jave.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje prej katër muajsh nga Inteligjenca e IRGC në Repartin 2A të Evin, ajo më në fund është liruar nga kjo qeli dhe është dërguar në Qarchak. Somayyeh Kargar është diplomuar në filozofi në Universitetin e Tabrizit. Ajo vuan nga një sëmundje e rrallë e syve dhe shikimi i saj është dobësuar seriozisht. Ajo është privuar nga qasja në trajtim mjekësor dhe ilaçet e saj. Familjes së saj i është thënë se ajo është akuzuar për krime në internet.
Të enjten, Kongresmeni Rep. Tom McClintock (R-CA) dhe Rep. Brad Sherman (D-CA) i shkruan një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, duke e njoftuar atë për rezolutën që ata kanë sponsorizuar, duke bërë thirrje për një Iran të lirë dhe demokratik, duke dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe terrorizmin e regjimit klerikal.
Rezoluta e dhomës prej 118 ; tashmë është nënshkruar nga 112 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A.-së nga të dy palët. H. Res. 118 nënvizon se Dhoma “qëndron me popullin e Iranit” në luftën e tyre kundër regjimit dhe “njeh të drejtat e popullit Iranian dhe luftën e tij për të krijuar një Republikë Demokratike, Sekulare dhe Jo Bërthamore të Iranit”.
Në letrën e tyre drejtuar Presidentit Biden, kongresmenët McClintock dhe Sherman thanë se Shtetet e Bashkuara “duhet të qëndrojnë të vendosura në mbajtjen e përgjegjësisë të qeverisë iraniane për veprimtaritë e saj bërthamore dhe aktivitete të tjera destabilizuese në rajon, të tilla si, mbështetjen e saj për terrorizmin, zhvillimin e raketave balistike dhe shkelje të të drejtave të njeriut. ”
“Me prezantimin e kësaj rezolute, një koalicion dypartiak i anëtarëve të Kongresit inkurajon të gjitha përpjekjet për të njohur të drejtat e popullit iranian dhe luftën e tij për të krijuar një republikë demokratike, sekulare dhe jo-bërthamor të Iranit duke e quajtur regjimin në pushtet përgjegjës për sjellje shkatërruese”, lexohet në letër.
Një rezolutë e nënshkruar nga 113 ligjvënës të Kongresit Amerikan nga të dy partitë, dhe mbështetës të një Irani demokratik, dhe dënimin e komploteve terroriste të regjimit në të gjithë botën dhe në Shqipëri, u prezantua të enjten, 11 Shkurt 2021.
Rezoluta shpreh mbështetjen e saj për planin me 10 pika të udhëheqëses së opozitës znj. Maryam Rajavi për të ardhmen e Iranit, e cila kërkon të drejtën universale për të votuar, zgjedhje të lira, ekonomi tregu dhe mbron barazinë gjinore, fetare dhe etnike, një politikë e jashtme e bazuar në bashkëjetesë paqësore dhe një Iran jo-bërthamor.
Lajmet e TV Fox TV raportuan se në një letër drejtuar Presidentit Biden duke e njoftuar atë për rezolutën, Kongresmeni McClintock (Republikan) dhe Kongresmeni Sherman (Demokrat) thanë se Shtetet e Bashkuara “duhet të qëndrojnë të vendosura në mbajtjen e përgjegjësisë së qeverisë iraniane për destabilizimin e saj bërthamor dhe të tjera. aktivitetet në rajon; të tilla si, mbështetja e tij për terrorizmin, zhvillimi i raketave balistike dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. ”
“Me paraqitjen e kësaj rezolute, një koalicion dypartiak i anëtarëve të Kongresit inkurajon të gjitha përpjekjet për të njohur të drejtat e popullit iranian dhe luftën e tyre për të krijuar një shtet republikan e demokratik, sekular dhe jo-bërthamor të Iranit duke e quajtur regjimin në pushtet përgjegjës për sjellje shkatërruese “, shkruajnë ata.
Nënshkruesit e rezolutës kujtuan se: ”Në Dhjetor 2018, Qeveria e Shqipërisë dëboi Ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia dhe shefin e stacionit të MOIS në Shqipëri, Mostafa Roudaki, për planifikimin e aktiviteteve terroriste kundër disidentëve iranianë dhe anëtarëve të Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit (PMOI / MEK) në15 Mar 2010.
Në një pjesë të rezolutës thuhet se:
“Ndërsa, më 15 nëntor 2019, protestat popullore kundër regjimit iranian filluan dhe u përhapën me shpejtësi në të paktën 100 qytete në të gjithë vendin, raportet tregojnë se forcat iraniane të sigurisë përdorën forcë vdekjeprurëse dhe rreth 1,500 njerëz u vranë në më pak se dy javë, dhe mijëra të tjerë u arrestuan gjatë këtyre protestave. “
Rezoluta i kërkon administratës amerikane të punojë për të mbledhur seanca urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të punojë me partnerë dhe aleatë të Shteteve të Bashkuara për të dënuar shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut të kryera nga regjimi iranian dhe të krijojë një mekanizëm me të cilin Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund të monitorojë shkelje të tilla.
Përfaqësuesit e Kongresit Amerikan që nënshkruan rezolutën i bënë thirrje qeverisë amerikane që:
(1) Të dënojë sulmet terroriste të sponsorizuara të së kaluarës dhe të tanishme të Iranit kundër qytetarëve dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, si dhe disidentëve iranianë, përfshirë komplotin terrorist të regjimit iranian kundër tubimit ‘‘ Irani i Lirë 2018 – Alternativa ’’ në Paris.
(2) U bën thirrje agjencive përkatëse të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët evropianë, duke përfshirë ato në Ballkan ku Irani ka zgjeruar praninë e tij, për ta quajturIranin përgjegjës për shkeljen e privilegjeve diplomatike dhe për t’i bërë thirrje kombeve për të parandaluar aktivitetet malinje të Iranit sic janë misionet diplomatike të regjimit duke mbyllur qendrat e tyre, përfshirë Ambasadën iraniane në Shqipëri.
(3) qëndron me popullin e Iranit i cili po vazhdon të mbajë protesta legjitime dhe paqësore kundër një regjimi shtypës dhe të korruptuar; dhe
(4) njeh të drejtat e popullit iranian dhe luftën e tij për të krijuar një Republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore të Iranit.