Thursday, February 2, 2023

Punëtorët Iranianë Vuajnë nga Keqmenaxhimi Ekonomik i Regjimit

Irani vuan nga një krizë ekonomike për shkak të keqmenaxhimit të regjimit dhe shpërdorimit të pasurive kombëtare për terrorizëm. Punëtorët iranianë janë ndër viktimat kryesore të regjimit të mullahëve. Klasat punëtore po përballen me vështirësi të mëdha teksa afrohet Viti i Ri pers në mars.

Vështirësive ekonomike të punëtorëve u shtohet edhe pandemia me numrin në rritje të vdekjeve si pasojë e politikave çnjerëzore të regjimti lidhur me koronavirusin. Rrogat e punëtorëve janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e tyre për shkak të inflacionit të lartë dhe rritjes së çmimeve të mallrave.

“Llogaritjet [zyrtare] tregojnë se shporta e jetesës duhet të jetë 7 deri në 9 milion toman. Vite të tëra përvojë kanë treguar se në fund të fundit, këta numra mbeten në letër, dhe rroga përfundimtare [e punëtorëve] ka një distancë të madhe nga realiteti. Ndërkohë që pragu i varfërisë ka arritur në 10 milion toman, rrogat e sektorëve më të dobët të shoqërisë janë ende rreth dy milion e gjysëm. Pra, hendeku midis kushteve të jetesës dhe inflacionit është bërë më kritik, sidomos këtë vit,” shkruante e përditshmja shtetërore Hamdeli më 31 janar.

Shumë punëtorë as nuk i kanë marrë për muaj të tërë ato rroga të vogla që kanë.

Për këtë arsye po zhvillohen protesta të përditshme nga punëtorë në qytete të ndryshme të Iranit. Të enjten më 18 shkurt, një grup punëtorësh të bashkisë Shariar pranë Teheranit u mblodhën përpara Bashkisë, duke protestuar ndaj faktit që nuk i kanë marrë rrogat për dy muaj.