Friday, March 29, 2024

Terrorizmi dhe Abuzimi i Iranit me të Drejtat Njerëzore Ecin Krah për Krah dhe Kërkojnë Reagim nga Ndërkombëtarët

 

human rights, execution

Ka patur mbi 30 ekzekutime në Iran brenda muajit të fundit. Njëkohësisht, regjimi i ka shtuar veprimtaritë terroriste, veçanërisht përmes grupve proksi në Irak, të cilat kanë qëlluar me raketë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Pse ndërmerr veprime të tilla regjimi, kur e di se do ta shtojnë si trazimin e shoqërisë, ashtu edhe izolimin ndërkombëtar të mullahëve?

Regjimi iranian po përballet më një shoqëri të trazuar. Teksa iranianët luftojnë me varfërinë, ata gjejnë tek regjimi të vetmin burim të vështirësive të tyre shoqërore e ekonomike. Këtë fakt e dëshmojnë protestat e shumta në mbarë Iranin nga të gjithë sektorët e shoqërisë, dhe kryesisht protestat mbarëkombëtare të kohëve të fundit nga pensionistët.

Iran Pensioners protests on Feb 21

Gjithashtu, pas shumë vitesh shtypje e vrasje të njerëzve të varfër të provincës Sistan dhe Baluchistan, të hënën shpërthyen protesta të cilat vazhduan deri të mërkurën, pasi forcat e sigurisë të regjimit kishin vrarë disa hamaj që transportonin lëndë djegëse.

Vrasja e hamajve e protestuesve të varfër në Sistan dhe Baluchistan si dhe fakti që mullahët nuk e kanë zgjidhur krizën ekonomike të Iranit tregojnë se regjimi klerikal nuk është i aftë t’i trajtojë shqetësimet e njerëzve.

Si pasojë, regjimi klerikal i ka shtuar masat shtypëse brenda Iranit dhe veprimtaritë terroriste jashtë vendit për ta eksportuar krizën.

Ditët e fundit, mediat shtetërore të regjimit e kanë pranuar gjendjen shpërthyese të shoqërisë.

“Efektet e inflacionit në çdo aspekt e perspektivë ua shkatërrojnë jetën klasave të varfra e të mesme të shoqërisë,” shkruante e përditshmja shtetërore Iran më 15 shkurt, duke shtuar se “kjo tendencë e drejton fuqishëm shoqërinë drejt polarizimit, pasojat e mëdha të të cilit, si për shembull rritja e pasigurisë dhe trazimit, do të ndikojnë mbi të gjithë anëtarët e shoqërisë.”

Në një situatë të tillë, shtimi i shkeljeve ndaj të drejtave njerëzore dhe eksportimi i terrorizmit i duken regjimit si litar shpëtimi dhe e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Kështu, ekzekutimet në Iran dhe veprimtaritë terroriste apo fushata e shantazhit bërthamor që regjimi ka nisur kohët e fundit janë thjesht ana tjetër e medaljes e dhunimit të të drejtave njerëzore në Iran.

Regjimi ka ndjekur një politikë shantazhesh përmes veprimtarive terroriste në rajon, dhe nga ana tjetër, duke shkelur detyrimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të 2015-ës me fuqitë botërore. Qëllimi i kësaj politike është t’i detyrojë Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore që t’i bëjnë lëshime regjimit dhe t’ia heqin sanksionet.

Mënyra e duhur për t’iu kundërvënë politikës së shantazhit të regjimit është që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë një politikë të rreptë rajonale dhe ta dënojë represionin e brendshëm. Liderët botërorë duhet ta dinë që diktatorët kuptojnë vetëm gjuhën e rreptësisë, dhe se lëshimet vetëm sa e trimërojnë fashizmin fetar që sundon Iranin.