Friday, March 29, 2024

Gjykata e Teheranit dënon me 5 vite aktivisten studentore Leila Hosseinzadeh

Tehran court hands down 5 years to student activist Leila Hosseinzadeh

‌Dega 28 e Gjykatës Revolucionare të Teheranit ka dhënë një dënim me 5 vite burg për aktivisten studentore Leila Hosseinzadeh dhe ia ka ndaluar asaj për dy vite veprimtaritë në rrjetet sociale.

Aktivistja studentore Leila Hosseinzadeh e mori këtë dënim për pjesëmarrjen e saj në festimet e ditëlindjes që studentët e Universitetit Sharif kishin organizuar për Dervishin e burgosur Mohammad Sharifi Moghaddam.

Znj. Hosseinzadeh akuzohet për “mbledhje dhe bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare.”

Aktivistja studentore Hosseinzadeh u arrestua fillimisht gjatë protestave në dhjetor 2017 – janar 2018, dhe u lirua me kusht pas 16 ditësh.

Ajo u arrestua sërish nga agjentët e inteligjencës më 28 korrik 2019 dhe u transferua në pavijonin e grave të burgut Evin më 5 gusht 2019, për të vuajtur dënimin me 30 muaj burg.